Partia Socialiste do t’i drejtohet zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme me një kërkesë për të verifikuar të dhënat në formularin e Dekriminalizimit të deputetit të PD Flamur Noka.
Sipas selizë rozë, deputeti demokrat ka fshehur të dhënat në formularin e vetëdeklarimit. Deputetët e PS kanë nisur sot mbledhjen e firmave, për t’ia përcjellë shkresën organit të akuzës gjatë ditës së enjte.
Flamur Noka ka qenë në qendër të akuzave të socialistëve ditët e fundit, të cilët pretendojnë se ai ka fshehur të dhënat për të shkuarën e tij në formularin e vetëdeklarimit. Sipas PS, Noka është arrestuar në Jugosllavi në fillim të viteve ’90, ndërsa dyshohet se edhe është rekrutuar si agjent i fshehtë i UDB-së jugosllave.















