Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur në një takim në zyrën e tij kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Temë diskutimi mes tyre ka qenë vazhdimi i procesit për zbatueshmërinë e ligjit për dekriminalizimin.
U diskutuan përgjegjshmëritë që ka Prokuroria si organ përgjegjës për administrimin e vetëdeklarimeve.
Kujtojmë se për këtë çështje pak ditë më parë kryeprokurori Adriatik Llalla bëri me dije se është ngritur një strukturë e posaçme e cila do verifikojë integritetin e zyrtarëve publik, duke zbatuar kështu ligjin për dekriminalizimin.















