“Për Trump, unë jam shprehur si kandidat, sepse më kanë shprehur si shqiptar, qytetar i këtij vendi, deklaratat për Kosovën, myslimanët, emigrantët dhe s’jam i vetmi, jam një pikë uji në detin e prononcimeve të pafavorshme ndaj tij ku u përfshi e gjithë bota.
Sot ai është zgjedhur nga populli sovran dhe respekti im si Kryeministër i këtij vendi për popullin, qeverinë amerikane, Presidentin si mishërim i vullnetit të sovranit e miqësia e aleanca me SHBA, as që mund të vihen në diskutim.
Vërtetë ndjej keqardhje për banalitetin e disa agallarëve të kafes së madhe të politikës sonë që janë kaq mendjelehtë sa duket sikur sot gati sa nuk i ankohen presidentit të Amerikës për mua. Por nuk funksionon kështu bota, as SHBA”, tha Rama.























