Ambasadori britanik Duncan Norman deklaroi se gjysma e tregut të kokainës në Britani kontrollohet nga shqiptarët.
Gjatë fjalës së mbajtur para mediave në Institutin Shqiptar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro britanike pas Breksit, Norman tha se Shqipëria ka një rëndësi për Britaninë e Madhe, dhe kjo ka edhe arsye negative.
“Shqiptarët kontrollojnë 50 % të tregut të kokainës në Britaninë e Madhe si dhe janë shumë të përfshirë në trafikimin e drogërave të tjera gjithashtu. Shqiptarët përbërjë një nga grupet më të mëdha të të burgusurve në burgjet e Britanisë si dhe shqiptarët janë një nga grupet më të mëdha që hyjnë ilegalisht në Britani. Shqiptarët tentojnë që të bëjnë gjërat mirë dhe një nga këto gjera është edhe krimi”.
Gjithashtu Ambasadori Norman u shpreh se momenti që po kalon Shqipëria tani është kriti për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, megjithatë kur afrohen zgjedhjet është edhe një periudhë e mirë që të gjitha forcat të përqëndrohen tek zgjedhjet e lira dhe të drejta si dhe tek pjesëmarrja sa më e gjerë në to. Për t’u integruar në BE zgjedhjet e lira dhe të drejta janë një temë shumë e rëndësishme. Ja pse ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe një çështje me rëndësi për të ardhmen e saj”, tha ambasadori britanik Norman. /LAPSI.AL/






















