• Latest
  • Trending
  • All

“Dëgjo shqipen e Shqipërisë në 75 incizime dialektore”

30/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

“Dëgjo shqipen e Shqipërisë në 75 incizime dialektore”

30/03/2016
in Kulture, Lajme

Albanologu Robert Elsie ofron një faqe në internet me 75 incizime dialektore të Shqipërisë. Nga këto, 46 nëndialekte i përkasin veriut, variantit geg, deri në rripin qendror të lumit të Shkumbinit, dhe 29 janë nëndialekte të jugut. Albanologu me këtë punë titanike, duke organizuar regjistrime dialektore pas viteve ’90, dokumenton dialektet dhe nëndialektet e shqipes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në një faqe interneti, Elsie për herë të parë ofron regjistrime audio në gjuhën shqipe dhe nga rajonet e ndryshme ku shqipja flitet

Një burrë nga Drishti kujton luftën partizane, gjuha është shqipe, dialekti geg, e regjistruar në vitin 2010 nga albanologu Robert Elsie dhe Artur Metani; tjetër zë, gruaje, sjell jetën e izoluar në male, në zonën e Thethit, regjistrim afro 4 minuta; gjakmarrja tregohet në anën tjetër të pajtimit, një i ri, Valentin Lokthi jep historinë si pajtohen familjet në hasmëri, e bukuritë e vendit të tij, regjistruar në 2013; çdo tregimtar i Shkodrës do të të njohë me humorin, e ikonën e qytetit sidomos në rrëfimet e diktaturës, është një 40-vjeçar që ka lënë gjurmë në regjistrimin e 2008…. janë 75 incizime zërash shqiptarë, që përfshijnë të gjitha dialektet dhe nëndialektet në Shqipëri. Nga këto 46 nëndialekte i përkasin veriut, variantit geg, deri në rripin qendror të lumit të Shkumbinit, dhe 29 janë nëndialekte të jugut, të variantit tosk. Është albanologu Robert Elsie me këtë punë titanike, duke organizuar regjistrime dialektore pas viteve ’90, dokumenton dialektet dhe nëndialektet e shqipes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në një faqe interneti, Elsie për herë të parë ofrohen regjistrime audio në gjuhën shqipe dhe nga rajonet e ndryshme ku shqipja flitet.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Edhe pse dialektet shqiptare janë zakonisht reciprokisht të kuptueshme për dëgjuesit, Elsie shënon se dallimet rajonale, që rrjedhin kryesisht nga zhvillimi historik i gjuhës, mund të jenë thelbësore, dhe mjaft interesante. Albanologu na ofron një hartë me regjistrime të njerëzve që flasin një gamë të gjerë të dialekteve të shqipes. Studiuesi ndan se disa prej këtyre individëve janë folës të mirë të dialektit, të tjerët janë regjistruar në mënyrë të rastësishme për të dhënë një ide se si përdoret shqipja moderne, në mënyra të ndryshme. Dy format themelore, siç thekson albanologu, të pranuara universalisht për dialektin modern të shqipes janë: veriorë shqiptarë apo gegë, e folur në veri të lumit Shkumbin që kalon përmes Elbasanit në Shqipërinë Qendrore; forma jugore shqiptare ose Tosk, që flitet në jug të lumit të Shkumbin. “Për fat të keq nuk ka marrëveshje të plotë për çdo klasifikim të mëtejshëm dialektor edhe pse dialektologë kryesore si Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, Agnija Desnickaja, Shaban Demiraj dhe Bahri Beci kanë dalë me skemat kryesisht të ngjashme”.

Bazuar në studimet e mëparshme, Elsie thotë se propozon në këtë rast atë që e konsiderojnë si një sistem pragmatik, për kualifikimin e saktë për dialektet shqiptare, edhe pse lexuesi duhet të mbajë mend se për shumë dialekte lokale, fjala përfundimtare mbi këtë temë ende nuk është shkruar.

Njerëzit me të cilët ka realizuar incizimet duket se albanologu nuk ka pasur ndonjë specifikë duke përfshirë mes tyre njerëz të thjeshtë, fermerë, barinj etj., të cilët qenë mahnitur nga një i huaj, i cili u afrohej, dhe u kërkonte për t’u regjistruar të folurit e tyre, pa asnjë arsye të dukshme.“Është për të shpresuar se rezultatet e mbledhjes së regjistrimeve do të përdoren në mënyrë të veçantë nga dialektologët, por për të gjithë që kanë interes në gjuhën shqipe”, shkruan Elsie në tekstin që shoqëron lëndën mbi regjistrimet në faqen e internetit.

Ai vëren se dialekti geg flitet në shumicën e Shqipërisë, në veri të lumit Shkumbin si edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë, po ashtu dhe në Arbanasi afër Zarës, në Kroaci. Pjesë e këtyre regjistrimeve janë dhe këto rajone.

Shënohet se nëndialekti i gegëve të veriut flitet në shumicën e rajoneve shqipfolëse në veri të lumit Mat. Këto përfshijnë Ulqinin, Krajën dhe Podgoricën në Mal të Zi, në rajonin e Shkodrës, Lezhë, Malësi e Madhe, Dukagjin, Pukë, Mirditë, Plavë, Malësi e Gjakovës, Lumë, Has, Kosovë dhe Preshevë.

Varianti perëndimor: flitet për rajonet në perëndim të një linje vertikale nga kufiri malazez-shqiptar, fillimisht poshtë kufirit midis prefekturës së Shkodrës dhe prefekturës së Kukësit, duke përfshirë Thethin dhe Shalën në Dukagjin, dhe zonat në perëndim të tij, si Shkodër Lezhë, Malësia e Madhe dhe Mal i Zi. Varianti lindor: flitet në rajonet në lindje të një linje vertikale nga kufiri malazez poshtë kufirit midis Prefekturës së Kukësit, duke përfshirë Nikaj-Mërturit dhe Pukës, dhe zonat në lindje të saj, si Gashi, Tropojë, Malësia e Gjakovës, Has Kukës, Kosovë dhe Preshevë,

Nëndialektet gegë flitet në Shqipërinë Qendrore, veriore në jug të lumit Mat dhe në veri të lumit Shkumbin, duke përfshirë Mat, Lurë, Peshkopi dhe më shumë nga Maqedonia perëndimore (Dibër, në Shkup dhe Kumanovë) si dhe Krujë, Tiranë dhe Elbasan.

Varianti Qendror: flitet në pellgun e brendshëm të lumit Mat, pjesë e Mirditës, Lurë, Lumë, Peshkopi dhe Maqedoninë perëndimore ( në bregun e majtë të Drinit të Zi rreth Strugës, Dibër, Kërçovë, Tetovë, Gostivari, Shkupi dhe Kumanova, ashtu edhe Kruja e Fushë Kruja.

Varianti perëndimor: flitet në shumicën e rajonit bregdetar nga gryka e Matit apo lumenjve Ishëm në grykën e lumit Shkumbin, përfshirë Durrës, Tiranë dhe Kavajë, si dhe zonat e brendshme të tilla si varg malor të Tiranës, Martanesh dhe Çermenika, Elbasan dhe në luginën e lumit Shkumbin.

Dialekti Tosk: flitet në shumicën e Shqipërisë në jug të Shkumbinit dhe në Greqi, si dhe në vendbanimet tradicionale të diasporës shqiptare në Itali, Greqi dhe Bullgari.

Elsie ndalet dhe në dialektin arkaik, që është në agoni të cilën e flasin 50 mijë deri 250 mijë folës, kryesisht njerëzit e vjetër, italo-shqiptarë, si variant arkaik i toskës së gjuhës shqipe që flitet nga 90 mijë folës në jug të Italisë që gjenden në fshatra të thellë malore në rajonin e Kalabrisë, Molisë, Puglias, Sicili, Abruzzi etj.

Përgatiti: V. M

JA LINK

http://dialects.albanianlanguage.net/

 

Previous Post

Nuk kishte para të paguante energjinë, i marrin lopën

Next Post

Strazimiri reagon ndaj Tahirit: Ti je ‘Griselda’ e radhës

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Strazimiri reagon ndaj Tahirit: Ti je ‘Griselda’ e radhës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.