Janë 18 Degë nga 21 sa ka PD-ja, që edhe më herët kanë paralajmëruar zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë, pasi po konsiderojnë se Agani nuk duhet të jetë më në krye të këtij subjekti.
Në anën tjetër, Agani ka kundërshtuar këto degë, duke thënë se janë disa persona që “sa ka qenë ministër, e kanë falënderuar”, e tash po duan ta rrëzojnë nga posti. Madje Agani ka thënë se Mustafa është i pezulluar nga pozita e Sekretarit, por sipas tij, ai e ka uzurpuar këtë post.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar perfaqesues te mediave,
Ftoheni te merrni pjesë ne Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor të Partisë së Drejtësisë i cili mbahet ditën e mërkure me datë 28.09.2016 në “Hotel Sirius” duke fillua ne ora 18:15
Pikat e rendit të ditës:
- Miratimi I kryesisë së punës
- Komisioni për verifikimin e mandateve të delegatëve
- Fjalimet përshëndetëse të mysafirëve
- Miratimi I ndryshimeve statutore
- Zgjedhja e Kryetarit të Partisë
- Zgjedhja e Këshillit Drejtues
- Zgjedhja e komisioneve
- a) Statutor
- b) Financiar
- c) Gjykata e Nderit






















