“Do të angazhohemi për krijimin e një fronti të gjerë shoqëror dhe politik, që do të thotë ndërtimin e një koalicioni të gjerë parazgjedhor… Është më se e qartë se pas 15 vitesh duhet të përfundoj qeverisje një partie politike e cila ka qenë konstant në qeverisje dhe e cila na ka sjell deri te këto rezultate dhe mendoj që përfundimin e tranzicionit e bëjnë vetëm partitë tjera duke marr përgjegjësi për qeverisje në Kosovë dhe duke marr besimin e qytetarëve të Kosovës për këtë rrugëtim”, është shprehur Deda.
Ai më tej ka thënë se tashmë nuk mund të dilet para qytetarëve me premtime boshe, por duhet të dilet me një program të qartë përmes të cilit tregon se si do të arrihet zhvillimi.
“Ajo çka është e qartë është se më nuk mund të dalësh para elektoratit me premtime boshe, me premtime të kota, me premtime të pareazliueshme, por vetëm me një program të qartë që tregon se si do të arrihet përshpejtimi i zhvillimit ekonomik, rritja e numrit të të punësuarve, ulja e varfërisë, sundimi i ligjit dhe përfundimi i suksesshëm i shtetësisë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë më tej Deda.
Në fund ai ka thënë se në bazë të rregullave të KQZ-së paraqitja e koalicioneve parazgjedhore duhet të bëhet brenda pak ditësh.























