Sipas tij, më këtë akt dëshiron që ta sensibilizojë masën, veçanërisht të rinjtë për rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet.
“Ne po e shohim rrezikun dhe tendencën e vazhdueshme të Serbisë për ta cenuar sovranitetin e Kosovës. Andaj mendoj se do të duhej që të kishte një referendum përmes të cilit do të vendosej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, ka shtuar ai.
Maloku ka thënë se nuk e di sa është e mundshme, në aspektin juridik, që një shtet të ketë prona në shtetin tjetër, mirëpo qëllimi i tij është që ta përçojë një mesazh për të rinjtë që të jenë vigjilentë për rëndësinë e kësaj çështje.
“Unë do të isha tepër i kënaqur nëse prona ime do të ishte pjesë e shtetit shqiptar, dhe këtë do ta bëja me kënaqësi”, ka theksuar ai.
























