Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë:
- O. lindur me 1975 m/sh/k
- T. lindur me 1983 m/sh/k
- T. lindur me 1988 m/sh/k
Gjatë këtij operacioni policor në cilësi të provave materiale janë konfiskuar:
234 bimë substancë, e dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa
30 gramë substancë, e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
një peshore digjitale,
152 bimë substancë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa
një AK/47 me një karikator
71 fishekë cal.7.62×39 mm,
një granatë dore e llojit F-1
3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
Bimët narkotike janë shkatërruar në vend pas marrjes së mostrave, ku në vendngjarje ka dalë edhe njësiti i deminimit i Policisë së Kosovës, të cilët kanë bërë tërheqjen e granatës.
Personave të arrestuar u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedurë të mëtejme.






















