• Latest
  • Trending
  • All

Decalogue post Autochthonous

24/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Decalogue post Autochthonous

24/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Kushtrim Sheremeti

I – Ndeshja

Të gjithë ata që e trajtonin ndeshjen në mes Shqipërisë dhe Serbisë, vetëm si “edhe një ndeshje në kalendarin e UEFA-së”, u bindën se ishin gabim! Po aq gabim e kishin edhe ata tjerët kur thoshin se të shkuarit për çfarëdo “beteje” në Beograd është diçka normale për Ballkanin “kosmopolitan”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Derisa të ketë çështje të pazgjidhura në mes të këtyre dy popujve, siç është sidomos Kosova Lindore dhe veriu i Kosovës, nuk do të ketë mundësi që betejat të kalojnë ndryshe. Tek kur të zgjidhen këto probleme do të mund të konsiderojmë se ka mundësi të fillojë një bashkëpunim “normal” në mes këtyre popujve, e që përfaqësohen nga qeveritë përkatëse.

E, kjo duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe diskutimit të këtyre temave në mes vete!

II – Tifozët

Dallimi në mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë vërehej edhe nga këngët e kënduara. Këto këngë nuk i këndonin vetëm tifozët “ultras” të të dy popujve, por edhe shumica e qytetarëve të rëndomtë. Për shembull, derisa serbët këndonin “Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë” ose “Mbyte kroatin, që shqiptari të mos ketë vëlla” – duke treguar shpirt dhe mentalitet fashist, racist dhe urrejtje patologjike, me tendencë të zhdukjes së një ose më shumë popujve – shqiptarët këndonin “Hajde Serbi, t’u q… nona, se na jemi kampiona” në Prishtinë dhe “Serbi, Serbi, të q… motrën” në Tiranë.

Megjithatë, për dallim nga thirrjet për gjenocid që dëgjoheshin nga ana serbëve në Beograd, së paku me humor mund të konstatojmë se nacionalizmi sportiv shqiptar është më paqësor e dashamirës, dhe në fund të fundit thirrje ndihme për riprodhim të një populli që ka probleme me natalitetin.

III – Propaganda

Pas lojës propaganda ishte në anën e serbëve. Por, kjo mund të duket normale, sepse ishin ata që duhej ta mbulonin turpin dhe agresionin e asaj nate. Sidoqoftë, ne duhet të marrim mësim nga ky rast dhe të jemi gjithmonë të përgatitur për më të keqën, e mos të lejojmë që si gjithmonë, gënjeshtra e tjetrit të duket më e vërtetë se e vërteta jonë.

IV – Mediat

Këtyre ditëve i kam përcjellë në masë të madhe mediat e Serbisë dhe më duhet të them se jam i lumtur me lirinë e medias te ne, si dhe me nivelin e gazetarëve tanë krahasuar me Serbinë. Madje, edhe unë që nuk kam besuar kurrë në “kosmopolitanizmin” aktual të Ballkanit e sidomos Serbisë, jam befasuar për të keq në nivelin e lirisë së medias në Serbi. Dhe, jo vetëm për gënjeshtrat dhe linçimet sistematike pas ndeshjes, por për gjithë atë nxitje të urrejtjes dhe nxitje të dhunës qysh një javë para ndeshjes, e që kontribuuan shumë të ndodhë gjithë ajo që ndodhi në fushë atë natë.

Madje, shkonin aq larg sa me krenari një video të një përleshjeje – në qendër të Vjenës në mes të disa të rinjve që kishte ndodhur shumë vite më parë – e paraqitnin si rrahje në mes të serbëve dhe shqiptarëve pas ndeshjes, ndërsa thurnin elozhe për “Schwarzeneggerin serb” – siç e quanin ata një djalosh në atë video që i rrihte dy djem të rinj!

V – “Kosmopolitanët” , “Jugonostalgjikët” dhe “Kosovaristët”

Nuk ishin diçka të reja deklaratat e tyre. Nuk u befasova as nga Andrea Stefani, as nga Enver Robelli e as nga Halil Matoshi e as nga të tjerët (i përmenda këta tre, si më të zëshmit e ditëve të fundit). Madje nuk prisja të reagonin ndryshe. Tek e fundit vetëm sa u binda edhe më shumë se ata janë si puna e (siç thoshte një miku im) Chapman-it. Mark David Chapman më 8 dhjetor 1980 e kishte vrarë John Lennon-in, yllin e një prej grupeve më të mëdha muzikore në botë dhe një prej arsyetimeve që e kishte dhënë ishte se dëshironte “të bëhej nga hiçi në i famshëm” dhe kështu kishte goditur gjënë që bota e donte shumë. Sidoqoftë, sot Chapmani deklaron se “ishte idiot asokohe dhe se është i penduar për veprimet që i ka bërë”! Tek e fundit edhe këta tanët i ndryshojnë mendimet sipas rrethanave! Madje janë “kosmopolit” që dikur e kundërshtonin psh Rock’n’roll-in, sepse ndoshta ju pengonte fama e Lennon-ve!

VI – #MosMaPrekFlamurin

Sado të ndarë dhe me ideologji të ndryshme politike, sociale e rajonale, shumica dërmuese nga ne atë natë e kishim një moto, e ajo ishte “MOS MA PREK FLAMURIN”. Rrjetet sociale ishin mbushur me këtë thënie gjithandej. Të gjithë ishim krenarë në Xhakën, Lilën, Canën, Shehun, Berishën, Balajn, Mavrajn, Agollin e të tjerët që nuk e lejuan shqiponjën dhe simbolet tjera kombëtare të preken dhe të përbaltën.

Dikush nga “Chapmanët” edhe i akuzoi ata se “vrapuan dhe u rrahën për një leckë apo karikaturë, duke harruar se në botën kozmopolitane identiteti është pjesë shumë e rëndësishme e diversitetit. E, ai flamur tregonte identitetin tonë, prandaj edhe kishim arsye të ishim krenarë në djemtë tonë në Beograd, dhe me krenari u thoshim serbëve: “Mos ma prek flamurin”!

VII – Droni

Që nga ndeshja, patriotët ndjehen shumë krenarë. Dhe, në fakt kanë arsye të shumta të ndjehen të tillë. Në aspektin moral, me ngritjen e dronit në Beograd me hartën e Shqipërisë së bashkuar, serbët u mposhtën dhe u doli fytyra e vërtetë. Droni, një pajisje fluturake që funksionon me telekomandues, i bëri bashkë patriotët me “patriotët me bateri”. Këta të dytët ngarendnin të dalin nëpër mediume duke udhëtuar sa në Prishtinë e sa në Tiranë për të treguar se sa patriotë janë!

Një prej tyre ishte edhe një ish-profesor, i cili sot mban një pozitë të lartë udhëheqëse e deri dje u thoshte me ironi studentëve të tij – kur kombëtarja shqiptare humbiste nga ndonjë kombëtare tjetër: “Ë, humbet ju Shqipëria prapë a”?!

Ndërkohë, tifozët serbë mund të “flladitën” për aktin kreativ të “dronit shqiptar” dhe të vuajnë për mungesë kreativiteti! UEFA n’a penalizoi me vendimin e saj, dhe i përkëdheli thirrjet raciste të serbëve, por porosia nga droni ynë nuk do të ulet kurrë!

VIII – UEFA

Lajm i mirë ishte pranimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë, pas një pune të shkëlqyer të z. Hasani. Por, fatkeqësisht, futbolli i ekipeve të Kosovës mbetet jashtë dhe me gjasë do të vazhdojë të mbetët jashtë fushave ndërkombëtare edhe më tej. Të paktën derisa Kosova të mos ketë ulëse në OKB! E, pranimi në OKB duket i largët, të paktën derisa të rregullohen çështjet e hapura mes shqiptarëve dhe serbëve.

Atëherë, zgjidhja e vetme dhe më e mirë është Liga e përbashkët shqiptare, e cila mund të marrë modelin e ligës Angleze ku garojnë edhe ekipe nga Uellsi! Në këtë mënyrë, do të zgjidhnim shumë problem të futbollistëve nga Prishtina, Peja, Mitrovica etj., duke ju mundësuar të garojnë në gara ndërkombëtare me ekipet e tyre, por edhe do të ndikonte në përmirësimin e kualitetit të futbollistëve të cilët do të jenë e ardhmja e kombëtares përmes konkurrencës. Madje, jemi shumë vonë për këtë veprim dhe nuk e kuptoj se përse nuk ka ndodhur kjo shumë vite më parë!

Tekefundit, e pamë në rastin e fundit se vetëm të bashkuar jemi shumë të forte. “Chapmanet” mund të vazhdojnë të thonë se kjo është përzierje e politikës në futboll, por a nuk ishte politik vendimi i UEFA-së për dënimin e kombëtares shqiptare!?

IX – Blej Shqip

Të gjithë ne, në Prishtinë e Tiranë. duhet ta shfrytëzojmë këtë ndjenjë dhe entuziazëm patriotik dhe të bojkotojmë produktet serbe e të blejmë sa më shumë prodhime vendore, e sidomos ato të cilat janë të kualitetit të lartë, e që janë çdoherë e më shumë prezente në treg. Në këtë mënyrë ne përpos se do të ndikojmë në mirëqenien tonë dhe në ngritjen e standardit të prodhimit vendor, gjithashtu do të ndikojmë që edhe më shpejtë të zgjidhim problemet e hapura që i kemi me serbët, duke i detyruar ata të kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë nga presioni i rënies së interesit ekonomik.

Prandaj, ‪#‎BlejShqip‬!

X – Bashkimi i shqiptarëve

Bashkimi do të bëhet! Në mos sot, nesër! Këtë e dëshmuan edhe ata fëmijë që festonin për fitoren e kombëtares, në Prishtinë e Tiranë, e që nuk kishin më shumë se 14-15 vjet, derisa të lumtur këndonin: “Dashuri e parë dhe e fundit je, Shqipëri ole”!

Por, për të arritur deri aty duhet shumë punë. Ashtu siç u rinjohëm me njëri-tjetrin pas çlirimit të Kosovës, ashtu siç filluam bashkëpunimin në mes vete në sfera të ndryshme, ashtu duhet të fillojmë të integrohemi në mes vete. Bashkimi i shqiptarëve nuk është një akt i vetëm, por është një proces. Ai u bë më i mundshëm pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e do të afrohet edhe më shumë me konsolidimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Paralelisht me forcimin e Kosovës, do të duhet të ndodhin edhe integrimet kombëtare në të gjitha fushat, ashtu siç jemi integruar dhe bashkuar në kombëtaren e futbollit! Tek pastaj do të jemi të denjë para vetës dhe para botës, që të bashkuar të shkojmë në Evropë! Vetëm të tillë do të jemi vlerë e shtuar për Evropën!

(Autori është aktor dhe anëtar kryesie i Lëvizjes për Bashkim)

Previous Post

Pa Merkelin, nuk do shkoja në Beograd

Next Post

Serbi- Shqipëri 3-0, Vendimi i UEFA-s, drite jeshile për dhunën

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Serbi- Shqipëri 3-0, Vendimi i UEFA-s, drite jeshile për dhunën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.