Kjo sepse vota në Kosovë ende llogaritet se merret nga puna në terren.
Por cilët janë emrat më të fortë të partive politike në vend që argumentojnë dhe bëjnë debat më të ashpër?

Nënkryetari i PDK-së, që ka dy mandate ministër, është një prej debatuesve më të fortë në përballjet mediale. Ai ka fituar disa herët debatet me kundershtarët dhe konsiderohet pika me e fortë e partisë më të madhe në vend.
Vjosa Osmani – LDK

Ndonëse është lënë poshtë në listë dhe është ‘përbuzur’ nga partia e saj, Vjosa Osmani shihet si një prej më të forteve nga LDK për t’u përballë në ndonjë debat. Në këto zgjedhje megjithatë ajo nuk po gëzon hapësirë për ta prezantuar partinë e vet.
Dardan Sejdiu – VV

Ndonëse i ri në VV, Dardan Sejdiu ka dëshmuar të jetë një prej debatuesve më të mirë që ka VV. Këtë e ka marrë falë edhe njohurive të tij më të thella, se të tjerët në VV, në fushën e ekonomisë.
Ardian Gjini – AAK

Në zgjedhjet e kaluara nuk u fut si deputet në Kuvend, por Ardian Gjini në shumë debate televizive kur ka përfaqsuar partinë e tij ka treguar se është një prej zërave më të mirë në AAK për t’u përballë në debat me kundershtarët.























