• Latest
  • Trending
  • All

Debati për stadiumin/ Arkitekti italian mbron projektin

01/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Debati për stadiumin/ Arkitekti italian mbron projektin

01/05/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Marco Casamonti, arkitekti italian i studios që projektoi stadiumin “Arena Kombëtare” ka bërë një analizë të gjatë ku mbron idenë e tij për projektin e paraqitur. Italiani mbron arsyet pse ky stadium nuk mund të ndërtohet  në periferi, përse i nevojitet një hapësirë e konsiderueshme multi-funksionale dhe se përse janë ruajtur fasadat si pjesë e trashëgimisë kulturore. Më poshtë vjen i plotë shkrimi i tij në kuadër të debateve të shumta që ka ngjallur ky projekt.

Stadiumi dhe debati mbi ringjalljen e tij

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nga Marco Casamonti

Gjatë ditëve të fundit, pas prezantimit të projektit të Stadiumit të ri Kombëtar, është hapur një debat i  gjerë mbi nevojën dhe mbi saktesinë e planit kulturor dhe arkitektonik të projektit. Edhe pse për ne është e vështirë të ndjekim këtë debat meqenëse zhvillohet në një gjuhë që nuk e njohim, përkthyem disa pjesë të shkruara nga arkitektë shqiptarë të njohur, dhe si pasojë po perpiqemi te kthejme nje pergjigje ne nivel intelektual, jashtë polemikës dhe konfrontimit politik që natyrisht nuk na përket.

Para së gjithash duhet theksuar se debati dhe diskutimet janë gjithmonë pozitive dhe janë shenjë e demokracisë dhe lirisë intelektuale, për këtë arsye duhet të konsiderohen si një mundësi pozitive shkëmbimi dhe përballjeje në bindjen se asnjë qendrim, nëse shprehet me transparencë dhe ndershmëri intelektuale, nuk duhet lënë pas dore.

Kur e pranuam detyrën për projektimin e stadiumit të ri nga kompania Albstar  për tenderin vlerësuam me kujdes, siç bëjmë gjithmonë, korrektësinë dhe konkretizimin e hipotezave projektuese në bazë edhe të përvojes së arritur në Itali me ndërtimin e stadiumit në Udine si pasojë e ristrukturimit të stadiumit të mëparshëm,  si dhe verifikuam nëse hipoteza e projektit ishte në përputhje me parimet e respektimit dhe vlerësimit të identiteteve të ndryshme kulturore në kontekstet ku operojmë, si dhe në bazë të një linje mendimi që gjithnjë ka drejtuar  zgjedhjet tona arkitektonike.

Do të përpiqemi të përgjigjemi me pika, nëse është e mundur edhe në mënyrë specifike disa pohimeve që i konsiderojmë të pa sakta:

1)    Pse të mos ndërtohet stadiumi i ri në periferi siç pretendohet nga disa përfaqësues të politikës dhe kulturës shqiptare që kundërshtojnë projektin aktual?

Ka shumë arsye, po listojmë disa prej tyre.

Së pari tenderi i kërkonte kompanive dhe projektuesve të projektonin “Stadiumin e ri Kombëtar”, pra nuk bëhet fjalë për një stadium çfarëdo por për një Arenë që duhet të përfaqësojë një monument në gjendje të kujtojë jo vetëm një infrastrukturë për sportin, por një ndërtesë me vlerë për të gjithë qytetin, madje edhe për të gjithë vendin, atëherë përse të ndryshohet plani origjinal i qytetit dhe të vendoset një strukturë e tillë jashtë perimetrit ku e kishin imagjinuar projektuesit që projektuan Tiranën? Pse të tradhëtohet  apo prishet ideja e pozicionimit të stadiumit përbri Universitetit duke ndryshuar idenë antike sipas së cilës sporti dhe kultura  përfaqësojnë dhe përfaqësonin motivet thmeluese të imazhit të ri të qytetit? Sipas nesh, respektimi i historisë dhe i traditës imponon që stadiumi për ekselencë, stadiumi kryesor, me pak fjalë Arena kombëtare duhet të qendrojë në vendin ku e kishin imagjinuar Armando Brasini dhe Gherardo Bosio, në terminalin e aksit kryesor urban.

Përveç elementeve të karakterit historik, janë dhe shumë elementë të tjerë bashkëkohor, pasi siç dihet një stadium zë një hapsirë, një sipërfaqe prej më shumë se një hektari. Meqënëse toka, siç dhe dihet, është një burim që nuk mund të riprodhohet, duke mbajtur gjallë stadiumin e vjetër, por tashmë i pa përshtatshëm për të kryer funksionin e tij si një vend për zhvillimin e ndeshjeve të futbollit sepse është krejtësisht jashtë çdo norme ndërkombetare aktuale, ndërtimi i një stadiumi tjetër do të thotë të konsumohet një tjetër hektar toke siperfaqe, si dhe braktisje e stadiumit të vjetër. Si përfundim një humbje totale, një qendrim në kundershtim të çdo kriteri aktual të qendrueshmërisë. Gjithashtu dikush, që sipas mendimit tonë propozon teza të vjetra dhe të gabuara, ka thënë se problemi aktual i qytetit është mbipopullimi dhe se duhet ndërtuar jashtë kontekstit të konsoliduar, ndërsa të gjithë njohësit dhe dashamirësit e qytetit mbështesin sot pikërisht të kundërtën, domethënë që nevojitet “rritja e densitetit” sepse duke zgjeruar qytetin do të thotë krijimi i kushteve anti urbane, duke shtuar trafikun dhe ndotjen. Një qytet i dëndur dhe i gjallë, ku pikat qëndrore dhe më të rëndësishme të qytetit mund të harrohen duke lëvizur në këmbë, nga Universiteti tek stadiumi, nga teatri tek muzetë, do të thotë të konceptosh dhe aspirosh në një qytet me dimensione njerëzore dhe jo me makina. Nëse modeli është qyteti europian dhe jo qyteti amerikan, atëherë ideja e një dendësie të lartë dhe zhvillimi i zonave qëndrore shkon në drejtimin e saktë të konsiderimit të strukturave historike si pjesë aktive e jetës bashkëkohore. Ideja se qyteti i të tanishmes është periferia dhe që nënkupton që qyteti historik është qyteti i kujtesës, tezë që mbështet arkitekti Raça në një shkrim të tijin, është një ide që e konsiderojmë në kundërshtim me idenë e një qyteti që vepron si një trup i unifikuar dhe që përpiqet të realizojë qendrën e tij historike dhe për pasojë konsolidimin e zonave të jashtme.

2)    Projekti i stadiumit të ri përbën një sistem të ri të përqëndruar në idenë e vlerësimit të hapsirave publike dhe idesë së sheshit duke hapur hapsira të reja, zona të reja dhe të sipërfaqeve të reja, që më parë ishin private, për komunitetin.

Forma e ndërtesës së re të stadiumit, me eliminimin e qosheve të vjetra që e vendosin shikuesin shumë larg nga fusha e lojës në favor të tribunave që rrethojnë nga afër fushën, lirojnë si në drejtim të anës së hotel Sheraton, si në drejtim të qytetit dy sheshet e medha që sot nuk ekzistojnë duke shtuar hapsira për mijëra metra katrorë, në të dyja drejtimet, për përdorim publik dedikuar komunitetit. Gjithnjë, arkitekti Raça ka argumentuar në shkrimin e tij që kemi marrë një tezë krejtësisht të gabuar në nivel historik dhe kulturor duke propozuar njësoj mbi pozicionimin midis idesë së sheshit dhe idesë së pallatit, ndërsa është mëse e njohur, që sheshi nuk është një hapsirë boshe dhe e hapur, por përkundrazi një hapsirë e gjallë duke qënë i rrethuar nga ndërtesa dhe monumente. Midis këtyre elementëve nuk ka konkurencë, por përkundrazi një plotësim total.  A mundet ta imagjinojmë sheshin mesjetar Signoria në Firence, pa praninë thelbësore dhe përcaktuese të pallatit Governo (i njohur sot si Palazzo vecchio), projektuar nga Arnolfo di Cambio? Po sheshi San Marco në Venecia çfarë do të ishte pa sfondin skenik të procuratie-ve të arkitektit Codussi që përcaktojnë perimetrin e tij? E hamendësuar mbivendosje midis pallatit dhe sheshit përbën një gabim të vërtetë kulturor, një keqkuptim të njësisë arkitektonike dhe hapsinore të idesë së sheshit që sipas Leon Battista Alberti është një e brendshme, në kuptimin e një dhome të qytetit e rrethuar me mure dhe fasada, nga ana tjetër çdo shesh në Itali dhe në europë është ndërtuar në këtë mënyrë. Pikërisht me idenë e respektimit të sheshit përpara stadiumit të Bosios duhet gjetur një ekuilibër i ri hapsinor nëpërmjet një arkitekture të rëndësishme dhe mbresëlënëse, një monument që pikërisht të mund të ribalancojë një kontekst të ndryshuar gjatë këtyre njëzet viteve të fundit nga ndërtimi i kullave në afërsi dhe nga prezenca e Sheraton. Këto ndërtesa kanosëse në fakt, kanë ndryshuar tërësisht ekuilibrin origjinal hapsinor duke shtypur stadiumin e Bosio-s nën peshën e vëllimeve të tyre të forta. Prandaj stadiumi i ri nuk mund të sjellë peshat volumetrike dhe hapsinore në atë dimension monumental që përbënte idenë origjinale të dizenjuesit Armando Brasini. Atëherë ndërtesa e re nuk shkatërron idenë e sheshit sic gabimisht është përmendur nga arkitekti Raça, por e forcon dhe konsolidon duke raportuar një rend antik midis vëllimit dhe funksionit.

Gjithashtu, është e çuditshme që shumë prej tyre nuk e kanë vënë re, por mund të jetë dhe një gabim komunikimi dhe nga ana jonë gjatë prezantimit të projektit (edhe pse vizatimet që e shoqëronin duhet të ishin të qarta), se plani i ri i qytetit eliminon rrugën e makinave përballë fasadës së stadiumit duke e mbuluar dhe bashkuar me sheshin aktual me qëllim rritjen e hapsirës së rëndësishme për këmbësorët midis Kolonave, sheshit Nënë Tereza dhe fasadës së vetë stadiumit, pra edhe njëherë një përforcim i idesë origjinale të sheshit por që sot është pothuajse e humbur.

Arkitekti Raça gjithashtu ngatërron idenë metafizike të perspektivës qëndrore “Memoria dechirichina” duke e quajtur atë në mënyrë të papërshtatshme “Efekt – Hollyëood”, pa e kuptuar se ideja boshtore e tapetit të kuq, që nuk ka lidhje me kulturën amerikane por ka rrënjët në traditën më autentike të tekstilit shqiptar, shërben vetëm për të vendosur në plan të dytë elementët e tjerë kontradiktor si kubi prej qelqi dedikuar Fast Food-it që sigurisht prish idenë origjinale të sheshit. Sidoqoftë, ndoshta këto dhe shumë ndryshime të skenarit origjinal humbin vlerë përballë monumentit të ri dhe me pasojë kundrejtë sistemit të ri të integruar të shesheve të propozuara nga projekti ynë që sigurisht sjell në ekulibër vlerat e ndryshuara nga ngjarjet e mëparshme. Atëherë lind pyetja, mundet që një arkitekt inteligjent dhe i edukuar si arkitekt Raça, që duhet ta njohë mirë realitetin e Tiranës nuk e kuptoi këtë metamorfozë të dhunshme dhe nuk kupton se projekti i stadiumit i përgjigjet dëshirës për të riparuar gabimet e fundit me qëllim kthimin ose të paktën ribalancimin e kushtit dhe roleve fillestare? Që sheshi jashtë stadiumit nuk është absolutisht eliminuar por përkundrazi është forcuar dhe vlerësuar duke e bërë atë edhe një herë më unik në përputhje me vizionin aksor që bashkon sheshin Nënë Tereza me stadiumin?

3. Vlera e kontekstit monumentalo-historik dhe vlerësimi i saj.

Pikërisht, vlerat historike arkitektonike dhe monumentale të kompleksit origjinal kanë udhëhequr cdo zgjedhje të projektit, aq sa fasada e re e stadiumit është dizenjuar për të përfshirë dhe ekspozuar fasadën origjinale që është thelbi i propozimit  të realizuar nga arkitekti Bosio.

Stadiumi i ri, në ripozicionimin e tij si mësipër, sipas kushteve të ndryshuara të kontekstit, është dizenjuar në fasadën kryesore në mënyrë që të realizojë muzeun e vetvetes, ose të realizohet një vitrinë xhami që të mund të ekspozojë përmbajtjen dhe fasadën origjinale për të cilën propozohet rikonstruksioni, pra çmontimi dhe rimontimi i saktë i cdo elementi plastik dhe dekorativ.  Kush do të hyjë në stadium nga ana e tribunës së autoriteteve, do të kalojë përmes të njëjtave gurë dhe travertineve të dukshme në kushtet aktuale; jo vetëm një omazh i arkitektëve fiorentinë për një bashkëqytetar të shquar të tyre, por mbi të gjitha është vullneti për të ruajtur një nga simbolet kryesore të kujtesës së qytetit. Behet fjalë për një lojë referencash ku e reja (tapeti) hyn tek antikja (kolonat) po ku dhe antikja (fasada prej gurësh e dizenjuar nga Bosio) hyn tek e reja (hyrja e re e stadiumit) duke përcaktuar perimetrin e një tensioni edhe një herë metafizik dhe dekirikian.

4.    Stadiumi konfirmohet, sipas hipotezës origjinale të vetë arkitekt Bosios, jo si një infrastrukturë e thjeshtë sportive po edhe si një kompleks monumental për të gjithë qytetin, duke prezantuar një kullë në gjendje për të përshkruar një simbol vertikal që karakterizon, brenda një pamjeje të konsoliduar, idenë mesjetare të vetë monumentit.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë c’lidhje ka një kullë me nje stadium dhe pyesin veten nëse ka kuptim një gjë e tillë. Para së gjithash duhet kujtuar se stadiumet me kulla janë të pranishëm në historinë e tipologjisë në shumë shembuj domethënës, si rasti i stadiumit te Firences në vitin 1936 i arkitektit dhe inxhinjerit Pier Lugi Nervi ku mbi tribunën Maratona ngrihej një kullë e lartë dhe e hollë, ose stadiumi Dall’Ara di Bologna ku ngrihet një vëllim madhështor tullash, ose rasti stadiumit olimpik të Berlinit e të tjerë ku ideja e simbolit vertikal pranë ose mbi një stadium duhej për të forcuar idenë e një stadiumi në imagjinatën kolektive. Funksioni  i saj krahasohet me funksionin e një këmbanoreje të kishës ose të minares së xhamisë, apo të kullës në godinat qeveritare. Kjo kullë shërben për të sinjalizuar praninë dhe rolin urban të ndërtesës në lidhje me kontekstin, duke e i dhene vlerë landmark në shkallë territori. Kulla përmban një sipërfaqe të përdorshme shumë të kufizuar, shumë pak metra katrorë për zyra, të konceptuara më së shumti për të orientuar në lartësi vëllimin, por nuk duhet ngatërruar në asnjë mënyrë me përpjekjen për të rritur metrat katrorë të shitshëm pasi do të mjaftonte vendosja e një ndërtese të vogël në sheshet anësore për te ulur kostot e ndërtimit e për të rritur vlerën e të gjithë veprës që do të humbiste të gjithë vlerën e saj simbolike dhe komunikuese.

5.    Vlera e një stadiumi shumëfunksional.

Shumë prej problemeve të lidhura me stadiumet aktuale vecanërisht në Itali, kanë të bejnë me natyrën monofunksionale dhe pak fleksibël të hapsirave të stadiumeve që shpesh janë në pronësi publike e që paraqesin mangësi edhe nga pikpamja e mirëmbajtjes, pasi përdoren pak.

Stadiumi bashkëkohor duhet përdorur të shtatë ditët e javës e rreth tij të zhvillohen aktivitete të lidhura me sportin dhe kohën e lirë, dyqane dhe shërbime në mënyrë që të ketë lëvizje përgjatë gjithë vitit. Stadiumi i Tiranës kishte rreth perimetrit të tij shërbime tregtare dhe dyqane, prandaj dhe hipoteza e re  respekton këtë vendosje, duke ju lejuar mjediseve përreth stadiumit që kenë gjallëri gjatë vitit. Nga pikpamja funksionale, stadiumi është ideuar edhe për organizimin jo vetëm të ndeshjeve të futbollit, por edhe të eventeve, spektakleve dhe koncerteve duke zgjeruar ofertën kulturore të një zone historikisht kulturore dhe edukative.

P.S. është e habitshme që një arkitekt të mos dallojë dot në koherencën e gjuhës së të njëjtit autor, ndryshimet domethenëse që karakterizojnë projekte “4 Evergreen” Kullën e Arteve të Milanos dhe projektin e fundit të stadiumit të Tiranës, mbase pak më shumë vëmendje e më pak cektësi do të mund të sillnin kontribute të rëndësishme për një debat të kthjellët dhe interesant për arkitekturën.

Tags: edi rama
Previous Post

Berisha ultimatum Ramës: Hiq dorë nga Shullazët se 14 Shtatori ’98 do të duket lule

Next Post

Reagon Gjergji Bojaxhi: Akuzat ndaj meje janë balë e hedhur nga politika

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Reagon Gjergji Bojaxhi: Akuzat ndaj meje janë balë e hedhur nga politika

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.