• Latest
  • Trending
  • All

Debati me Bankën e Shqipërisë/ A e zhvlerësuan euron investimet e krimit

05/08/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 27 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Debati me Bankën e Shqipërisë/ A e zhvlerësuan euron investimet e krimit

05/08/2023
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Zhvlerësimi i euros gjatë sezonit turistik është një fenomen që përsëritet rëndom, jo vetëm se kthehen emigrantët, por edhe nga turistët e huaj që këtë vit janë shtuar ndjeshëm në vendin tonë. Por ndryshe nga sezonet e tjera, këtë vit euro ra pikiatë, përtej kufirit me të cilin jemi mësuar në luhatjet e kursit të këmbimit. Nëse një euro në Janar të këtij viti këmbehej me afërsisht 114 lekë, në fund të Korrikut vlera e saj ra në më pak se 100 lekë.

Ky ndryshim i fortë ka futur në një përplasje Bankën e Shqipërisë me eksportuesit shqiptarë, që pësojnë humbje kolosale nga paqëndrueshmëria e kursit të këmbimit. Disa ditë më parë, eksportuesit dolën në konferencë dhe kërkuan që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë. “Nuk ka asnjë shpjegim e arsyetim zyrtar nga Banka e Shqipërisë, se pse mbiçmimi i lekut është rrjedhojë logjike e zhvillimit ekonomik të vendit – çka do të thotë që bizneset eksportuese të parat, por edhe të gjitha bizneset e madje edhe qytetarët, efektivisht ushtrojnë aktivitet ekonomik e financiar në ambient të pasigurtë!”– thanë eksportuesit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në ankesën e tyre ata përmendën humbjet që kishin pësuar dhe kërkuan një ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve. Kërkesës iu përgjigj Guvernatori Gent Sejko në një konferencë për mediat. Nga qëndrimi që mbajti, Sejko nuk dukej se ndante të njëjtin shqetësim me eksportuesit. Ai u tha tregtarëve se “mbetemi të vëmendshëm ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjes së kursit gjatë muajve të fundit”.

Më pas shpjegoi se shkaqet e zhvlerësimit të euros i shihte tek 1)remitancat, 2) turizmi dhe 3) investimet e huaja. “Ne jemi në pikun e sezonit dhe historikisht është vënë re një lëvizje e tillë. Pra këto tregojnë se kemi një forcim të kusit të këmbimit”, përfundoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë duke siguruar se do ta mbante nën monitorim situatën.

Fakti që Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në treg thjesht paralajmëron të  tjera humbje për eksportuesit. Të lënë në baltë nga Banka e Shqipërisë, këtë të enjte ata i kanë dërguar një letër drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për Zhvillim me shpresë se mund të gjejnë një zgjidhje nga ndërkombëtarët.

Komiteti i Eksportuesve thotë se përfaqësojnë më shumë se 5 mijë kompani ekportuese, mbi 200 mijë të punësuar dhe se kanë një kontribut afro 23% në PBB. Në mesazhin e tyre ata sqarojnë për të huajt se forcimi i lekut shqiptar nuk vjen se në ekonominë shqiptare ka më shumë produktivitet, as se ka më shumë konkurencë, as se ka më shumë investime të huaja apo më shumë të ardhura nga emigrantët.

“Luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se ndikohen edhe nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse” shkruajnë tregtarët.

Qarkullimi i parasë informale mund të jetë një shqetësim për tregtarët, por deri tani nuk i ka shqetësuar asnjëherë institucionet shqiptare. Edhe kur euro ra pikiatë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në 14 Maj, lëvizj justifikohej nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj me të njëjtat argumenta që sjell në Gusht guvernatori Gent Sejko.

“Flukset hyrëse kanë qenë në rritje nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja”, shprehej Ibrahimaj në Prill të këtij viti. Në fakt, atëherë sezoni turistik ende nuk kishte nisur. Më shumë se turistët e Prillit, efektin e zhvlerësimit të euros e kryente lëvizja e parave për blerjen e votave.d

Lufta ndaj pastrimit të parave të krimit nuk ka qenë ndonjëherë prioritet i qeverisë shqiptare. Përkundrazi kryeministri Rama ka gati një draft për amnistinë fiskale deri në 2 milion euro për çdo emigrant dhe çdo të huaj që dëshiron t’i sjellë paratë e tij në Shqipëri. Drafti nuk është miratuar, sepse është kundërshtuar me forcë nga ambasada e SHBA dha ambasadorët e Gjermanisë dhe të Francës, të cilët i druhen faktit se Shqipëria mund të kthehet në një strehë e sigurt e parave që fitohen nga krimi në Europë. Luhatjet e euros dhe të lekut në këto muaj tregojnë se janë të gjitha premisat për t’u realizuar një skenar i tillë./Lapsi.al

Post Views: 207
Previous Post

Të vdekura nënë e bijë shqiptare/ Identifikohen viktimat e aksidentit në Kroaci, babai dhe djali në gjendje të rëndë

Next Post

Mbyten 2 anije me emigrantë në Itali, 2 persona humbin jetën, mbi 30 të zhdukur në det

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Mbyten 2 anije me emigrantë në Itali, 2 persona humbin jetën, mbi 30 të zhdukur në det

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.