• Latest
  • Trending
  • All

DE RADA DHE VIKTOR HYGOI

21/04/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 3 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

DE RADA DHE VIKTOR HYGOI

21/04/2016
in Kulture

Nga MOIKOM ZEQO

Viktor Hygo (1802-1885), shkrimtar i jashtëzakonshëm, me një talent kaq të rrallë sa duket sikur ka dalë nga mungesat e shekujve në një formë vullkanike dhe të papërsëritshme. Fama e Viktor Hygoit shpjegon librat e tij në poezi dhe në prozë. Këto libra janë edhe një heraldikë inkandeshente e Romantizmit Francez dhe Europian, me një sqimë dhe autoritet kaq të padiskutueshëm saqë, gjenia e Viktor Hygoit dukej se ishte sui generis, për të mos u përsëdytur. Në 1829 Viktor Hygoi boton librin e tij poetik “Orientalet”. Parafjala e shkruar prej tij në këtë libër paraqet një optikë grishëse dhe të pazbehur deri në ditët tona. Hygoi tregon se koncepti i Orientit kishte një fuqi magjike depërtuese në poezinë e tij. Ai thotë se “ngjyrimet orientale” kanë ardhur si nga vetvetja, për të lënë gjurmë në krejt mendimet e tij, në krejt ëndërrimet e tij, ëndërrimet dhe mendimet e tij kanë qenë, thuajse pa i kuptuar, edhe hebraike, turke, greke, persiane, arabe, madje edhe spanjolle, sepse Spanja është ende Orienti, Spanja është gjysmë afrikane, Afrika është gjysmë aziatike.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

I njohur me këto kultura të Orientit Hygoi kishte përvetësime të forta, sepse shihte brenda tyre një poezi të lartë, ku ai shuante etjen. Sepse, në Orient në aspektin poetik gjithçka është e madhe, e pasur, e çuditshme, hapësira plot dete poezie. Ndaj, ky qytetërim i largët është edhe i afërt, ashtu siç është “Epoka moderne” (ajo e kohës së Hygoit) brenda shekullit të Luigjit XIV, apo lashtësia brenda Romës dhe Greqisë, por edhe brenda Orientit. Tërë këto plazma poetike shkapërderdhen dhe harlisen edhe në Mesjetë për të ujitur edhe pyllin e Romantizmit. Hygoi nënvizon se: “Tashmë baraspesha e Europës duket gati e prishur, status quoja europiane është e krimbur dhe e plasaritur, po kërcet nga ana e Kostandinopojës. Gjithë kontinenti po anon nga Orienti. Do të shohim gjëra të mëdha. Barbaria e vjetër aziatike ndoshta nuk është aq e zhveshur nga njerëz të mëdhenj saç pandeh qytetërimi ynë. Duhet rikujtuar se ajo prodhoi të vetmin kolos që ky shekull mundi ta vërë ballëpërballë Napoleon Bonapartit, atë njeri gjeni, me të vërtetë atë Ali Pasha që është për Napoleonin çka është tigri për luanin, skifteri për shqiponjën”.

Në librin “Orientalet” janë disa poezi dhe poema me motive shqiptare. Poezia “Dervishi” tregon një subjekt, atë të takimit të Ali Pashë Tepelenës me një dervish që e mallkon për krimet, dhe në këtë ballafaqim i pafrikshmi dhe tirani Ali Pashë Tepelena thoshte nga anatema: “Motivet shqiptare kanë lidhje pikërisht me epokën e luanit të Janinës. Në to madhështia është e hibridizuar me tmerrin, trimëria me krimin. Është një përshkrim fantazmagorik me potenciale të mëdha ndjesore dhe reflektuese. Viktor Hygoi e përmend emrin e Shqipërisë në romanin e tij “Katedralja e Shën Mërisë”.Victor_Hugo

Por pika e takimit më e famshme e Viktor Hygoit me Shqipërinë janë pikërisht fjalët që ai ka thënë për De Radën. Këto fjalë hygoiane paraqiten si kredenciale të mëdha lavdie për poetin tonë. Ato janë përmendur nga shumë autorë që e kanë studiuar De Radën, citohen edhe sot në studimet e përgjithshme, por ato kërkojnë një vështrim afirmativ të plotë. Studiuesi Mikelanxhelo La Luna ka shkruar për paradigmën “De Rada dhe Franca”. Ai ka hulumtuar dhe ka reflektuar. Ai i kushton një syth më vete gjykimit të Viktor Hygoit mbi De Radën dhe siç thotë ai pikërisht për Milosaon. Siç thotë vetë De Rada, kur ishte më 1834 vetë në Napoli nisi të lexojë frëngjisht dhe në këtë gjuhë lexoi shkrimtarë e poetë, tekstet e teatrit frëng, por edhe përkthimet e veprave të Shekspirit, Shilerit, Gëtes dhe Kalderonit. Ai lexonte filozofët materialistë dhe iluministë francezë, por që i shkaktojnë turbullira në paradoks e në mendim. Pa dyshim që De Rada e ka njohur krijimtarinë e Viktor Hygoit, të paktën disa nga librat përfaqësues të tij. Babai i De Radës, Mikele, i dërgon të birit një letër nga Koriliano më 5 janar 1840 duke e këshilluar De Radën t’i dërgojë një kopje të “Odeve shqiptare” Viktor Hygoit. Mikele shkruan:

“I dashur bir,

Mbasi t’i shtypësh “Odet shqiptare” nuk duhet t’i kursesh paratë që nevojiten për t’i dërguar një kopje Viktor Hygoit, dhe nëse do të mund të shtypen në përkthim me shtyp në Paris, mund të lidhesh me kohë me ndonjë botues, nëse nuk do mund ta financosh këtë punë vetë. Të kesh megjithatë shumë kujdes, dhe nëse s’të pëlqen ndonjë ode, lëre mënjanë, vendose alfabetin edhe në këtë vepërz, dhe përpiqu që ajo të mos jetë më e dobët sesa Milosao”.

De Rada është e sigurtë që i ka dërguar Viktor Hygoit me postë Milosaon, por edhe ndonjë kopje klandestine të Canti Storici Albanesi Di Serafina Topia, Napoli, 1839, të bllokuara nga censura.

Por çfarë ndodhi më vonë? A i mori në duart e tij krijimet e De Radës? Kuptohet të përkthyera në italisht. Vetë De Rada tek Autobiologjia nuk e përmend fare këtë histori, ndonëse edhe për shkak të prirjes së tij për famë do t’i pëlqente patjetër që ta shënonte. Përse nuk e përmend De Rada historinë e tij nëpërmjet postës me Hygoin? (Dihet se De Rada nuk e ka takuar kurrë fizikisht Hygoin). Kjo heshtje duket e çuditshme. Por ndoshta edhe e pa shpjegueshme. Viktor Hygoi vdiq në vitin 1885.

De Rada ishte gjallë, por nuk shohim që ta përmendë Hygoin në publicistikën e tij a në shkrimet e tjera, ku ai nuk lë pa përmendur shumë emra të famshëm. Ajo që e shton më tepër çudinë është se arbëreshi Vincens Dorsa që në vitin 1844, pra 41 vjet më parë se sa të vdiste Viktor Hygoi citon dhe tregon publikisht vlerësimin e Hygoit për De Radën. Në një letër të shkruar nga Kozenca, Dorsa thotë se ka botuar në numrin XVIII të “Il Calabrese” një recension mbi këngët e Serafina Topisë, vepër me të cilën sipas tij De Rada tregonte se kishte arritur pjekurinë e tij të plotë poetike. Po këtu vë në spikamë edhe lëvdatën e Hygoit, i cili e quan De Radën “një poet origjinal dhe sublim”. Letrën Dorsa e shkroi pak ditë pas takimit me De Radën në Napoli.

Në këtë letër Dorsa thotë se “pati kënaqësinë t’ju sodisë nga afër, dhe nderimi për ju u rrit njëqind fish. Por si t’ua shprehja? Rasti u shfaq me këngët tuaja të Serafinës. Këto bënë tek unë ashtu si te pak njerëz të zellshëm dhe të pasionuar përshtypje më të madhe, meqë ju kanë vulosur namin e drejtë, si një poet origjinal dhe sublim, dhe elozhet ledhatuese me të cilët një herë Viktor Hygoi ju nderoi dhe bashkë me ju kombin tuaj”.

Nga teksti nuk del qartë se kush e ka thënë këtë të dhënë për Viktor Hygoin. A mos ndoshta vetë De Rada në bisedë me mikun e tij, siç ndodh rëndom midis njerëzve të artit i ka thënë atij se atë (De Radën) e ka vlerësuar vetë Viktor Hygoi dhe Dorsa e ka besuar këtë gjë si të mirëqenë, ose me vërtetësi absolute dhe pa ngurruar e ka botuar në shtyp, duke e bërë një fakt publik? Ka gjasa që të ketë ndodhur kështu. Dorsa në artikullin e tij “Canti albanesi di Serafina Topia principessa di Zadrina nel secolo XV volti in italiano ter Giralamo de Rada. – Napolo, Presso, domenico, capasso 1843” botuar në periodikun e Kozencës “Il Calabrese”, faqe 138-139 e citon më të plotë atë që ka thënë Viktor Hygoi. Ja teksti i Dorsës:

“Viktor Hygoi ka thënë se “ai që dëshiron të shohë realizimin e përkryer të poezisë moderne romantike, të lexojë Këngët e Milosaos të Zotit Jeronim de Rada.” Kështu shkrimtari shumë i shquar i Francës, e vlerësonte poetin shqiptar”.

MilosaoDy tekstet vlerësuese që i dedikohen Hygoit nuk janë identike. Po këto vlerësime të shpallura në shtyp u parapëlqyen. Studiuesi Markianovi e vlerëson citimin e Hygoit, e vlerëson, “si një gjykim të ri dhe të vërtetë edhe pse të paplotë dhe sipërfaqësor”. Markianovi citon diçka me shumë interes. Ai thotë se e ka gjetur vlerësimin e Hygoit për De Radën te vëllimi “Studi letterari”, Vittoria, Velardi, 1881 të Francesko Mangos, ku lexon: “Deri dhe Viktor Hygoi si poet i njerëzishëm (humanist), e shihte përkryerjen e poezisë romantike moderne te “Milosao” (faqe 40)”. Ndërkaq, studiuesi Vittorio Guatieri në monografinë e tij “Girolamo de Rada, poeta albanese”, Palermo, Sandrom, 1930, faqe 69, shënimi IV, nuk beson në autencitetin e vlerësimit hygoian. Guatieri mbështet tezën, që në dallim nga vlerësimet e tjera të rëndësishme si ato të Lamartinit, të Mistralit, të Tomazeos, të Kantusë, De Rada nuk flet kurrë për Hygoin në veprat e tij.

Problemi shkencor për të zhbiriluar dhe sqaruar këtë të vërtetë ose të pavërtetë asnjë hedhje poshtë apriori të dëshmisë hygoiane për De Radën, por as edhe një afirmim apo besim të verbër për gjithçka. Nëse Hygoi do të kishte dërguar një letër (scripta manent) De Rada do ta kishte botuar patjetër. Ndoshta ka mundësi që vlerësimet për De Radën, Hygoi mund t’i ketë bërë te të tjerët në formë bisedimore, pastaj në formë e një thënie të dëgjuar nga njerëz deri diku të besuar, i është përcjellë De Radës dhe padyshim që kjo gjë e ka ngazëlluar. Për mendimin tim vlerësimi i Viktor Hygoit për De Radën nuk është bërë në formën epistolare.

Studiuesi shqiptar Dashnor Kokonozi për vite të tëra u përpoq ta sqaronte këtë enigmë. Ai shkoi edhe në ishullin Xhersi, ku Viktor Hygoi jetoi mbi 20 vjet, si emigrant politik gjatë kohës që në Francë ishte në fuqi Napoloni III dhe pati rastin të shikonte skedat dhe inventarin e librave të bibliotekës së Hygoit. Në të vërtetë ai e gjeti një shënim që në bibliotekën e Hygoit ka qenë një vepër e De Radës, konkretisht “Këngët e Serafina Topias”. Pra, lidhja e De Radës me Hygoin nëpërmjet postës e ka një dëshmi konkrete: arritjen e një libri të De Radës te biblioteka e gjeniut të Francës. Por, është e pamundur ta sqarosh të vërtetën nëse Hygoi e ka lexuar këtë vepër, dhe për më tepër është shprehur për të.

Nga pikëpamja konceptuale është në stilin dhe në natyrën e Viktor Hygoit ato shprehje lakonike që i atribuohen. Marrim të dy tekstet, qoftë edhe apokrife të Hygoit.S. Thopia

“Një poet origjinal dhe sublim”. Ky gjykim është i vërtetë për pjesën e parë të vlerësimit. De Rada është padyshim dhe pa asnjë mëdyshje një poet origjinal. Sublim? Vlerësime të tilla të epërme janë të shumta në prozën e Hygoit. Po duke menduar me gjakftohtësi mund të themi se në të vërtetë jo vetëm në këngët e Serafinës, por edhe në tërë artin e tij, kategoria e sublimes gati mungon.

Citati tjetër: “Ai që dëshiron të njohë realizimin e përkryer të poezisë moderne romantike të lexojë “Kënët e Milosaos” të zotit Jeronim de Rada”. Le ta analizojmë këtë tekst të shkurtër dhe lakonik. Teksti është një vlerësim sipëror. Hygoi e quajka De Radën si realizuesin e përkryer të poezisë moderne romantike, është diçka tepër e skajshme për ta besuar. Që poezia deradiane ka modernitet poetik kjo nuk mund të mohohet. Po si vallë Hygoi duke lexuar një vëllim të vogël të përkthyer në italisht të De Radës të ketë arritur në këtë konkluzion madhor, pa lexuar asgjë tjetër dhe pa e ditur në substancë krijimtarinë tjetër të De Radës? Nga ana tjetër, Hygoi, ishte një nga kolosët e Romantizmit Europian. Moderniteti i tij i poezisë romantike ka përmasa universale. Ka më tepër logjikë që statusin e “realizmit të përkryer të poezisë moderne romantike” Hygoi ta nënkuptonte me të drejtë për veten e tij. Do të ishte shumë retorike dhe emfatike që Hygoi t’ia kursente vetes këtë status dhe t’ia atribuonte një shqiptari poet, por krejt të panjohur në Francën letrare, ku ngriheshin shëmbëlltyra të pashembullta poetike në atë kohë, si Artur Rembo dhe Sharl Bodler, për të cilët Hygoi me të drejtë ka shprehur vlerësimin dhe nderimin e tij. Nga ana tjetër del sikur Hygoi i paska lexuar “Këngët e Milosaos”, por në shënimet e bibliotekës së Hygoit nuk flitet për këtë fakt, siç e vë re Kokonozi. E gjithë kjo histori sa intriguese aq edhe interesante e përbën megjithatë një dukuri. Një dukuri e cila ka qenë e lëvruar dhe e përhapur edhe në shekuj.

u2_derada1

De Rada

Për mendimin tim thëniet e Hygoit për De Radën nuk janë asgjëkundi të shkruara, edhe ndonëse mund të jenë thënë në trajtë shprehjesh në biseda të rastit, prapëseprapë ato kanë një karakter apokrif, ndonëse në thelbin e tyre ato e tregojnë qoftë edhe tërthorazi se madhështia dhe lartësia poetike e De Radës kishte mbërritur deri në Francë, dhe jo dosido, dhe jo rastësisht, por deri tek “Katedralja Nodre Dame e Romantizmit” që ishte vetë Viktor Hygoi.  Nëse ne akoma edhe sot i citojmë këto vlerësime për De Radën nuk është se bëjmë ndonjë blasfemi. E vërteta më e qenësishme buron nga vetë substanca poetike e “Milosaos”. Statusi artistik i “Milosaos” është i tillë që dinjitetin dhe vlerësimin t’i shtjellojë në mënyrë kaq të besueshme sa ato që thuhen, që mund të jenë thënë ose mund të mos jenë thënë për Milosaon t’i abstrajojë dhe t’i strukturojë në një logjikë të pranueshme. Nëse i quajmë apokrife thëniet e Hygoit për shkak të korrektesës dhe akribisë shkencore, gjithsesi kjo jo vetëm nuk e ul vlerën e De Radës, por e bën atë një motiv njerëzor të ndërlikuar të epokës së tij, një tipologji të shkrimtarit europian të shekullit XIX , të sharmit, të vlerësimeve, të pohimeve dhe të mohimeve, të lavdërimeve dhe të vetëlavdërimeve, të të vërtetave reale dhe të vërtetave apokrife, duke dhënë me besnikëri adekuate klimën e kohës.

Post Views: 54
Tags: edi rama
Previous Post

Syrja Qafëzezi

Next Post

Kur Karl Marksi shkruante për shqiptarët

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Kur Karl Marksi shkruante për shqiptarët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.