Gianni De Biasi nuk dëshiron ta harrojë kurrë eksperiencën e tij te kombëtarja shqiptare dhe për këtë arsye ka vendosur të shkruajë një libër për aventurën e tij kuqezi. Italiani e ka zbuluar këtë në një intervistë për gazetën spanjolle Marca.
“Po shkruaj në këto ditë historinë time me Shqipërinë futbollistike, po shkruaj dhe jam te kapitulli i tretë i këtij libri. Është diçka që po bëj për të hedhur në letër një eksperiencë që kam të qartë në kokë”, tregoi ish-trajneri i kuqezinjve i cili me siguri ka shumë për të treguar për ate eksperiencë unike në stolin e kombëtares”.Ndërkohë ai ka zbuluar gjithashtu se ka qenë pranë stolit të një kombëtareje europiane, por nuk ka arritur të firmosë dot pasi gjithçka u ndal për shkak të koronavirusit, megjithatë De Biasi shtoi se firma mund të vijë kur situata të normalizohet.
Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…
Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....



















