• Latest
  • Trending
  • All

David Smiley – Oficeri legjendar britanik që veproi ta përmbyste komunizmin në Shqipëri

04/08/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

David Smiley – Oficeri legjendar britanik që veproi ta përmbyste komunizmin në Shqipëri

04/08/2020
in Aktualitet, Opinion

Daut Dauti

Kolonel David Smiley ka qenë njëri ndër personalitetet më të mëdha ushtarake diversante që shërbeu si agjent britanik i dërguar në mënyrë sekrete brenda forcave armike në Shqipëri, Greqi, Etiopi, Tajlandë dhe vende tjera siç do të shihni më poshtë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Hera e parë që u takuam me David Smiley-in ishte në pranverë të vitit 1994 kur ai kishte pranuar me kënaqësi kërkesën time për intervistë, e cila do të botohej në revistën javore Zëri. Në banesën e tij në Earl’s Court të Londrës më priti me një ngrohtësi të veçantë. Kishte një kohë të gjatë që kisha lexuar e dëgjuar për një personalitet të madh siç ishte kolonel David Smiley dhe për përfshirjen e tij në planet e luftërave në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore por dhe në periudhën e Luftës së Ftoftë. Ky ushtarak i rrallë kishte hyrë në histori për shkak të aksioneve spektakulare ushtarake dhe historike që i kishte planifikuar dhe ekzekutuar në kuadër të Armatës Britanike dhe të Shërbimit Sekret Britanik. Nga të gjitha vendet, kolonelit në zemër i kishte mbetur Shqipëria.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ai organizoi dhe udhëhoqi operacione ushtarake diversante kundër Rusisë komuniste dhe aleatëve të saj siç ishte Polonia dhe Shqipëria. Ai ka qenë i përfshirë edhe në luftërat tjera civile, kryengritje dhe në grushtshtete që u organizuan pas Luftës së Dytë në vendet e ndryshme të botës.

David Smiley në Shqipëri qe dërguar si oficer ndërlidhës në vitin 1943 ku ishte parashutuar në mesin e forcave nacionaliste të udhëhequra nga Abaz Kupi që i rezistonin okupacionit fashist italian. Aty, koloneli shërbeu si ndërlidhje por edhe si instruktor në shumë raste kur përgatiste njësitë nacionaliste shqiptare dhe ndërmerrte aksione luftarake kundër forcave fashiste italiane e më vonë edhe gjermane.

Pas përfundimit të luftës qe dërguar si atashe ushtarak britanik në Poloni, por nga aty u shpall persona non grata , i akuzuar për spiunim, për ç’shkak u dëbua nga ky shtet. Nga viti 1952 deri më 1955, komandoi njësinë legjendare ushtarake britanike të quajtur Blues në Gjermani kurse nga viti 1955 deri më 1958 ishte atashe ushtarak në Stokholm. Nga viti 1958 deri më 1961 komandoi forcat e armatosura të sulltanit të Omanit ndërsa nga viti 1962 – 1966 ishte këshilltar i imamit të Jemenit dhe udhëhoqi luftën guerile në këtë shtet. Këto përvoja dhe përshtypje të tija, David Smiley-i, i ka paraqitur në tri libra: Albanian Assignement, Arabian Assignement dhe Irregular Regular.

Por, David Smiley, në kujtesën e Shqiptarëve, sidomos në analet e aferave të mëdha të spiunimit botëror, ka hyrë me rastin e aksioneve, të cilave u kishte prirë në aspektin ushtarak për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri që kishin filluar në vitin 1948. Një aksion i tillë nuk ishte i domethënies së vogël. Në të vërtetë, ky aktivitet nuk ka qenë i drejtuar vetëm kundër komunizmit në Shqipëri por ka qenë si provë e parë për të depërtuar në drejtim të destabilizimit të komunizmit në përgjithësi në Evropën Lindore. Siç u pa më vonë, këto aksione u ndërmorën edhe për shkak të Greqisë, e cila në atë kohë ishte mjaft e rrezikuar nga partizanët grekë, të cilët përkraheshin moralisht dhe ndihmoheshin materialisht nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Një gjë e tillë natyrisht që nuk u preferua nga Fuqitë e Mëdha Perëndimore, të cilat tashti, kur kishte filluar Lufta e Ftoftë, nuk dëshironin që komunizmi të zgjerohej më tutje. Prandaj, anglo-amerikanët kishin vendosur të punonin në këtë drejtim.

Sipas Smiley-it një gjë e tillë ishte e mundshme të ndodhte, por ky nuk mund të fliste në detaje pasi që plani qe hartuar në instanca më të larta, që nga zyra e kryeministrisë dhe Foreign Office-it britanik. Pastaj ky plan qe përpunuar edhe më tutje kurse deri të koloneli Smiley kishte arritur nëpërmjet unazës lidhëse të MI6. Kolonel Smiley ishte ngarkuar me detaje që kishin të bënin vetëm me Shqipërinë. Për një oficer çfarë ishte David Smiley, i cili u angazhua në stërvitjen dhe infiltrimin e diversantëve shqiptarë, një operacion i tillë paraqiste një rëndësi të veçantë. Shqiptarët diversantë, të stërvitur kryesisht në Maltë nga koloneli, kishin lënë përshtypje të ushtarëve superiorë. Të vetmin problem që e kishte pasur koloneli me ta, e që kishte ndodhur shpesh, kishin qenë zënkat në mes tyre, të cilat sipas tij, lindnin pa nevojë.

Por, Kim Philby, me pasimin e informatave nga MI6 dhe CIA në KGB, David Smiley-it i kishte lënë fare pak vend për t’u mburrur. Një aktivitet i tillë i spiunimit i kishte dërguar qindra shqiptarë në vdekje të sigurt e jo në çlirim të Shqipërisë nga komunizmi siç ishte menduar dhe planifikuar në takimet sekrete të MI6 dhe CIA që ishin bërë në Londër me fillimin e Luftës së Ftoftë. Kjo aferë e spiunimit ka tronditur dhe turpëruar disa herë qeveritë britanike.

Sipas David Smiley-it, përgatitja, ushtrimi dhe infiltrimi i diversantëve në Shqipëri qe bërë pa ndonjë gabim. Mirëpo, as Smiley e as të tjerët, nuk kishin llogaritur në spiunët të cilët e njoftonin KGB për të gjitha detajet, e cila, pastaj, këto informata ia përcillte Sigurimit në Tiranë. Dhe, si rezultat i këtij spiunimi, kapeshin pothuaj që të gjithë diversantë që hidheshin nga ajri dhe nga deti në Shqipëri.

Pa marrë parasysh tradhtinë që ishte bërë në rastin e Shqipërisë, koloneli Smiley e kishte kryer punën e vet ashtu siç kërkohej nga një ushtarak si ai. Edhe rastet tjera në të cilët qe përfshirë koloneli, ishin të rëndësishme. Para Shqipërisë, koloneli Smiley në vitin 1941 ishte dërguar nga Palestina në Irak që të komandonte njësinë e blinduar për të rrethuar qytetin Habanija në të cilin qytet mbreti irakian ishte hequr me dhunë nga pushteti me anë të një grushtshteti të udhëhequr nga Rashid Ali, i cili ndihmohej nga gjermanët fashistë. Pasi që kishte kthyer mbretin në fron, Smiley me njësinë e tij ishte drejtuar për në Bagdad për ta kapur ambasadorin gjerman por i cili kishte ikur para se koloneli të mbërrinte në qytet.

Pastaj njësia e tij ishte nisur për në Teheran. Tre muaj më vonë Smiley komandoi njësinë e blinduar në betejën e njohur El Alamein e cila ishte beteja e tij e fundit klasike. Pastaj, pak kohë para se të hidhej bomba atomike në Japoni, u parashutua në Siam që kontrollohej nga japonezët. Aty organizoi çlirimin e kampeve të luftës duke përfshirë këtu edhe kampin që paraqitet në filmin legjendar “Ura mbi Lumin Kuai” (The Bridge on the River Kwai). Edhepse ishte major në atë kohë, i tërë Divizioni 22 i Armatës të Perandorisë Japoneze, iu dorëzua atij. Aksionet e këtilla të Smiley-it kanë qenë të shumta.

Gjatë kohës së tij në pension kishte shkuar të jetoj në Spanjë por që ishte kthyer nga atje për të jetuar përsëri në Londër. Kolonel Smiley-in e takoja gati në të gjitha festat e rëndësishme që organizoheshin në lidhje me shqiptarët në Londër. Koloneli, me mburrje, e quante veten mik të shqiptarëve. E quante mik të ngushtë Sali Berishën që nga koha kur ai kishte urdhëruar që të rregulloheshin varrezat britanike afër Tiranës të cilat ishin injoruar nga regjimi komunist.

Ishte prezent, për herë të fundit, në festën e 28 Nëntorit që organizoi Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër në vitin 2008. Atë ditë bisedoi me shume njerëz që ishin prezent. Fliste për pavarësinë e Kosovës, i cili fakt, më në fund, nënkupton çlirimin e popullit shqiptar. Kur u ngritë që të largohej, u rrëzua por nuk e humbi vetëdijen. U dërgua në spital me ndihmë të shpejtë por nuk mundi më ta marr veten. Kolonel David Smiley, personalitet i rëndësishëm dhe mik i shqiptarëve, vdiq me 9 janar 2009 në moshën 93 vjeçare.

Previous Post

E fundit! Shpallet në kërkim babai i deputetit, për çfarë akuzohet

Next Post

Greqia shënon rritje të rasteve me COVID-19

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Greqia shënon rritje të rasteve me COVID-19

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.