Kryeministri britanik David Cameron ka bërë të ditur disa masa të ashpra për sa i përket emigrantëve. Nënat do të deportohen edhe pse mund të kenë vite të tëra që jetojnë në Britani, nëse ato dështojnë në testin e gjuhës, i cili do të jetë i detyrueshëm. Kryeministri paraqiti sot planet për bashkëshortët, të cilët bëjnë bashkim familjar.
Ata kanë 2 vjet e gjysmë kohë për të përmirësuar anglishten dhe nëse gjatë kësaj periudhe ata nuk e kanë përvetësuar atëherë do të dëbohen nga vendi. Mirëpo, kryeministri pranoi edhe faktin që kjo mund të shkatërrojë dhe dëmtojë mjaft familje.
Kryeministri britanik David Cameron ka theksuar se gratë myslimanë duhet të mësojnë anglisht, pasi kjo është një mundësi e mirë që ato të emancipohen dhe t’i qëndrojnë larg radikalizmit.
Ai pritet që të thërrasë shumë nëna myslimane për të mësuar gjuhën e vendit të tij, çka do t’u mundësonte atyre një rol më ta madh në shoqëri dhe do t’i ndihmonte për të ndaluar bijtë e tyre që të bashkohen me grupet ekstremiste.
Cameron ka thënë se një prej arsyeve që të rinjtë janë të prekur nga radikalizmi është fakti se gratë myslimane janë të nënshtruara dhe kjo është pjesë ë traditës së tyre. Kjo është një arsye që i pengon edhe të rinjtë që të flasin kundër ndikimit të imamëve radikalë.
















