Haradianj ka thënë se kemi pasur fatin e madh që të kemi burra të fortë, duke thënë se jemi komb i madh dhe lirin nuk do të ja japim askujt.
Ai ka dhënë një mesazh për qeveritarët se nuk do të kalon demarkacioni, por ka thënë se do të luftojnë deri në pikën e fundit për të mbrojtur territorin e Kosovës.
“Pjesëmarrja sot tregon që Ramushi nuk është vetëm. Jemi komb i madh dhe lirinë nuk ja japim askujt ne nuk jemi me ja marr lirinë askujt po kush donë që tenton do të ballafaqohet si me 98. Qeveritarët e kane rastin t’i thonë jo Dialogut me Serbinë pa kërkuar falje, t’i thonë jo këtij demarkacioni, e kanë rastin që zyrtarëve serb tu ndalojnë që të lypin vota në Kosove, e kanë rastin ti thonë stop pa drejtësive dhe ta bëjnë Kosovën me Ushtri sepse nuk mund të sillemi se s’po shohim çfarë po ndodh në rajon. Ju me prezencën juaj po tregoni që ky vend ka Zot, populli o sovrani i këtij vendi”, ka thënë ai.























