Ai ka thënë se ka informacione që në institucione të larta të Kosovës udhëheqin ende njerëz që bashkëpunojnë me zyrën e prokurorit në Nish.
“Kemi informata që këta njerëz permanent bashkëpunojnë me zyrën e prokurorit në Nish. Janë struktura të larta të Policisë. Urgjentisht “Vettingun” me shti ligjin për zyrtarët e lartë të shtetit. Mjaft më pas 17 vitesh ta udhëheqin drejtësinë njerëzit e Millosheviqit”, ka thënë Haradinaj në seancën Kuvendit.






















