• Latest
  • Trending
  • All

Daut Dauti: Zgjedhjet nuk kanë krijuar demokraci në rastin e Kosovës

05/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Daut Dauti: Zgjedhjet nuk kanë krijuar demokraci në rastin e Kosovës

05/11/2015
in Lajme

Besnik Krasniqi

Zgjedhjet në Kosovë assesi nuk do të thotë se kanë krijuar demokraci, ka insistuar Daut Dauti në një intervistë për “Kohën Ditore”. Kjo, pavarësisht se proceset elektorale i ka vlerësuar si të rregullta dhe që

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

kanë krijuar pushtetmbajtës legjitimë. Dauti është publicist dhe prej vitesh vepron në Londër, ku ka vijuar studimet pasuniversitare. Ai ka bërë disa publikime shkencore, që për fokus kanë demokracinë. Në këtë intervistë, Dauti ka argumentuar se si në Kosovë ka ndodhur pikërisht ajo frika që kanë shprehur filozofët për demokracinë që në antikë – vënien në pushtet të oklokratëve. Në të ka folur për zhvillimet e fundit në Kuvend, e edhe për sistemin qeverisës dhe për abuzimin me shtyllat e demokracisë në Kosovë.

 

KD: Si i shihni zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës?

 Dauti: Zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës kanë krijuar pasoja brengosëse. Konfrontimi në mes pozitës dhe opozitës është luftë e domosdoshme që është duke u bërë për të ardhmen e Kosovës. Çështja është serioze, siç është edhe konfrontimi. “Zajednica” i ka shtyrë të dy palët që të zhyten sa më thellë në dy hendeqe, nga ku organizojnë sulmet dhe mbrojtjen. Pozita nuk e sheh asnjë problem me nënshkrimin e marrëveshjes, kurse opozita e sheh këtë gjë si ekskluzivisht të dëmshme për ardhmërinë e Kosovës.

 

Me ndërmjetësimin e Brukselit, marrëveshja me Serbinë është dizajnuar në atë mënyrë që të mos ratifikohet në Kuvend dhe mundësisht që të mos dërgohet për shqyrtim as në Gjykatë Kushtetuese. Qëllimi ka qenë që miratimi të kalohet në heshtje, por ja që nuk ndodhi ky parashikim. Për shkak që Serbia nuk e njeh subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, marrëveshja e lidhur mes dy shteteve nuk konsiderohet ndërkombëtare. Kjo është një thyerje fondamentale e parimit të themelimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në të cilën Kosova është shtyrë të hyjë në të pa kushte dhe pa subjektivitet. Të gjitha iniciativat dhe veprimet e Brukselit, por shpesh edhe të shteteve individuale, bëhen për ruajtjen e paqes, por më shumë për të kënaqur kërkesat e Serbisë sesa për zgjidhjen e përhershme të problemeve që kanë këto dy shtete mes vete.

 

Qëndrimi i opozitës, gjegjësisht i Lëvizjes “Vetëvendosje”, që të mos negociohet me Serbinë, është i palogjikshëm, për shkak se arritja e një marrëveshjeje është e domosdoshme. Por, mospajtimi për mënyrën se si

janë duke u zhvilluar bisedimet është i arsyeshëm. Brukseli e luan rolin e mjekut, duke i trajtuar Serbinë dhe Kosovën si pacientë. Serbia kurohet në repart të psikiatrisë, ku i plotësohen të gjitha kërkesat, kurse Kosova, e cila konsiderohet si fëmijë, pasi që sillet në këtë mënyrë, mbahet në pediatri, ku qetësohet nga kërcënimet e herë-herë edhe nga sheqerkat, siç është Marrëveshja për Stabilizim-Asociim. E tërë kjo lojë bëhet për ta futur Serbinë të shëruar në Union Evropian, dhe kur kjo të ndodhë, Kosovës do t’i thonë: “ ti prit kur t’rritesh”.

 

KD: Sa demokratike janë sjelljet dhe veprimet që po i demonstrojnë palët?

 

Dauti: Të gjitha fjalët dhe veprimet që nuk shkaktojnë lëndime fizike e morale janë të pranueshme. Parlamenti gjithmonë është vendi ku idetë, propozimet dhe procesi i vendimmarrjes shkaktojnë pakënaqësi. Grindjet me fjalë ndodhin në secilin parlament, e në disa edhe kacafytjet fizike. Parlamentarët me të drejtë dëshirojnë ta përcjellin propozimin e tyre deri në marrjen e vendimit të favorshëm. Shkëmbime të grushteve, shuplakave dhe shqelmave ndodhin duke filluar në Lindje me Parlamentin e Japonisë e nëpër tërë Azinë dhe Evropën e deri në Perëndim në Amerikë.

Parlamenti është tempull demokratik dhe jo religjioz apo ushtarak ku mbretëron disiplinë e çeliktë dhe e shenjtë. Prandaj, ajo që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës është e pakëndshme, por nuk është jonormale. Në gjendjen në të cilën është sot Kosova do të ishte naivitet i madh që të presim qetësi absolute të kuvendarëve në procesin e vendimmarrjes.

Në disa vende, siç është Britania e Madhe, Parlamenti i të cilit shtet me të drejtë merret si “nëna e të gjitha parlamenteve”, kanë ndodhur gjëra të këtilla. Në Parlamentin britanik distanca në mes pozitës dhe opozitës

është caktuar në një largësi ku parlamentarët nuk mund ta arrijnë njëri-tjetrin me grushte e as me shpata. Megjithatë, kjo distancë nuk i ka penguar parlamentarët që të fërshëllejnë, bërtasin, të gjuhen me letra dhe t’ua kthejnë shpinën, por dhe prapanicën oponentëve. Këto sjellje kanë vazhduar deri në vitin 1989, kur në Parlament është lejuar hyrja e kamerave televizive, e cila gjë i detyroi parlamentarët britanikë të shndërroheshin në engjëj.

Në vitin 1607, kur Parlamenti anglez po diskutonte marrëdhëniet e ndërlikuara me Skocinë, të cilat atëherë ishin të ngjashme me marrëdhëniet e sotshme Kosovë-Serbi, ka ndodhur një ngjarje që i përngjan rastit që ndodhi në Kuvendin e Kosovës. Në shenjë të kundërshtimit të marrjes së vendimit, një opozitar i quajtur Henry Ludlow ishte ngritur në këmbë dhe duke e kthyer prapanicën në drejtim të kryeministrit dhe Qeverisë kishte lëshuar një pordhë të zhurmshme. Gazrat e liruara ishin përhapur shpejt, kurse parlamentarët kishin lëshuar sallën me vrap dhe me gojë e hundë të mbyllur, por duke qeshur me zë. Ludlow ia kishte arritur qëllimit, pasi që marrja e vendimit ishte shtyrë për një kohë të gjatë. Parlamenti nuk mblidhej për arsye se Ludlow kishte premtuar se do ta bënte të njëjtën gjë sa herë që të diskutohej kjo çështje. Por, anglezët si anglezët, edhe këtë punë e kishin marrë me humor. Një parlamentar i kishte porositur kolegët e vet që të mos ia zinin për të madhe Ludlowit, pasi që edhe babai i tij e kishte bërë të njëjtin veprim në mbledhjet e komisioneve të Parlamentit. Madje për veprimin e Ludlowit qe krijuar edhe poema “The Parlament Fart” me 250 rreshta, shumë e popullarizuar, e cila në mënyrë

cinike trajtonte keqpërdorimet e funksioneve të parlamentarëve. Që nga ajo kohë vendimet e dyshimta të Parlamentit britanik quhen “vendime me erë të keqe”.

Një rast i ngjashëm u përsërit 408 vjet më vonë nga Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës. Dallimi ishte se era e gazit që liroi Albini nuk ishte organike si ajo e Ludlowit, por ishte artificiale dhe nuk ua sulmoi kuvendarëve të

Kosovës hundët, por sytë, nga ku u dilnin lot pa dashje. Megjithatë, gazi i Albinit duhet të trajtohet ndryshe dhe jashtë suazave të humorit. Gazi lotsjellës te ne e ka domethënien e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mu kjo

është çështja që dëshiron opozita t’ia komunikojë Kuvendit dhe tërë Kosovës, se vendimit për “Zajednicën” i vjen erë e keqe.

KD: Cilat janë mjetet demokratike që mund të vihen në funksion, ose të përdoren, në mënyrë që bllokada të tejkalohet?

 Dauti: Siç qëndrojnë momentalisht gjërat, asnjëra palë nuk duket e disponuar për kompromis. Pozita mund të insistojë të vazhdojë punën pa opozitën, por kjo gjë është e pamundshme. Janë dëgjuar thirrjet për “intervenim”

(ndërmjetësim) të bashkësisë ndërkombëtare, por një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte. Megjithatë, kontaktet e ambasadave në Prishtinë me të dyja palët nuk kanë munguar.

Dy adresa për zgjidhjen e problemit janë presidentja dhe Gjykata Kushtetuese, por që të dyja deri më tani nuk kanë treguar aftësi të zgjidhjes së problemeve. E para, për shkak të mungesës së autoritetit, kurse e dyta për shkak se është treguar se merr anën e Qeverisë. Megjithatë, rasti i plotëson kushtet për gjykatë, kurse epilogu mbetet të shihet. Një qeveri teknike, po ashtu mund të jetë zgjidhje e përkohshme nëse për formimin e saj ka disponim nga palët e konfrontuara, por një gjë e tillë ende nuk shihet në horizont.

Zgjidhja tjetër e problemit janë zgjedhjet e reja, por as ato nuk duket se mund ta përmirësojnë gjendjen dukshëm nëse disponimi i votuesve nuk ka ndryshuar nga zgjedhjet e fundit. Megjithatë, zgjedhjet e reja do ta amortizonin rrezikun e konfrontimit të mëtejmë të palëve dhe qytetarëve dhe do të ofronin një zgjidhje të përkohshme, gjatë së cilës mund të lindë ndonjë rrugëdalje tjetër.

KD: Çfarë sistemi qeverisës, realisht kemi në Kosovë dhe çfarë demokracie është demonstruar prej 2008-s, kur është shpallur Pavarësia, e këtej?

 Dauti: Nëse bazohemi në definicion, i cili thotë se sistemi i qeverisjes është ushtrim I pushtetit brenda kornizave ligjore, atëherë del se kjo gjë në Kosovë nuk është bërë aspak. Politikanët në organet ekzekutive nuk e kanë

shfrytëzuar pushtetin si formë të qeverisjes, për shkak se nuk kanë dashur apo nuk kanë ditur. Deri më tani pushteti nga qeveritarët është përdorur në sistemin e krunizmit për të përfituar materialisht vetëm të afërmit dhe familjarët apo ata që janë lidhur me të në formë të një afarizmi të egër e joligjor. Pjesa më e madhe e qytetarëve ka mbetur larg aktivitetit të qeverisjes dhe nuk ka përfituar kurrë nga shpërndarja e të mirave publike. Një gjë e këtillë e ka vendosur qytetarin në periferi si objekt të parëndësishëm, nga ku ai nuk ka mundësi të përfshihet në proceset politike.

Në këtë mënyrë është krijuar tipi i një qytetari të çuditshëm, një lloj mutanti, që jeton në një dimension tjetër nga bota reale dhe i cili nuk ka besim në vete e as në shoqërinë e tij. Ai sinqerisht beson se Amerika dhe Evropa bien në gjumë dhe zgjohen në mëngjes me dertin e Kosovës. Prandaj duhet lënë atyre problemet tona për zgjidhje.

Viti 2008 nuk shënon kohën kur kanë filluar dështimet politike. Kosova ka “zanë n’thu” më herët. Procesi i pavarësisë së Kosovës e ka fillin në shkatërrimin e Federatës jugosllave, e cila ka qenë një lloj mini-perandorie. Ky proces, deri diku, është i ngjashëm me pavarësimin e Shqipërisë që doli nga rënia e Perandorisë Otomane. Edhe Kosova doli e cunguar sikur Shqipëria. Megjithatë, ekziston një dallim i madh. Shqipëria pati udhëheqës të rrethuar me plot patriotë të përgatitur për sakrifica, dhe kjo ishte arsyeja që më në fund doli një shtet, edhe pse e tërë bota ishte kundër.Në rastin e Kosovës e tërë bota ishte me ne, por ne nuk patëm udhëheqës, dhe kjo është arsyeja, ndoshta kryesore, që shtetin e Kosovës e përcjellin vështirësi serioze edhe sot.

KD: Sa janë të aplikueshme në Kosovë shtyllat, mbi bazën e të cilave ngrihet demokracia?

 Dauti: Shtyllat e demokracisë dhe infrastruktura ligjore ekzistojnë në Kosovë dhe janë kompatibile me ato të Unionit Evropian. Por kjo nuk mjafton që një vend të ketë demokraci vetëm për shkak se i ka këto kushte. Ta zëmë, ekzistojnë plot klube sportive dhe trupa kulturore dhe artistike që stadiumet apo teatrot i kanë të shkëlqyeshme, por lojën/aktrimin e bëjnë nën çdo nivel. Janë njerëzit, në këtë rast politikanët, që duhet ta jetësojnë demokracinë.

Kjo gjë nuk ndodh në Kosovë, pasi që organet demokratike janë okupuar nga njerëz të papërgjegjshëm, kurse gjykatat dhe organet e tjera nuk funksionojnë pasi që ato nuk ushtrojnë pavarësi ndaj njëra-tjetrës siç e parasheh Kushtetuta. Pushteti ligjdhënës, ekzekutiv, administrativ dhe gjyqësor janë lidhur në varg me hallka të forta për t’u kontrolluar dhe dirigjuar. Çështjen e vështirësojnë edhe më shumë mediat, shumica e të cilave vullnetarisht ose pa dashje e mbrojnë pushtetin duke e injoruar promovimin e interest të përgjithshëm shoqëror, të cilën punë duhet ta bëjnë. Pa fije turpi mediat tona reklamojnë politikanët e korruptuar dhe dështakë duke i paraqitur si të suksesshëm dhe i defilojnë si manekinë herë në njërin e herë në tjetrin ekran apo faqe të gazetave e portaleve.

 KD: Sa vend i lirë është Kosova, çfarë llogaridhënie shihni dhe si jetohet në këtë shtet?

 Dauti: Një vend nuk mund të konsiderohet i lirë nëse shumica e popullsisë është e papunë, së cilës i mungojnë kujdesi shëndetësor dhe arsimor, por edhe siguria personale. Qytetari i Kosovës në xhep ka më pak se dy euro për t’i mbuluar shpenzimet e një dite që janë dhjetëfish më të mëdha. Në këtë situate qytetari nuk ka si të ndihet ndryshe pos I poshtëruar dhe i padinjitet, dhe e lut Zotin që të mos sëmuret se shteti nuk i ofron as shërbim  shëndetësor. Në vendin ku policisë i vidhet dhoma e dëshmive dhe nuk mbetet asnjë gjurmë krimi pas zhdukjes së qindra e mijëra eurove, qindra kilogramëve drogë dhe sasi të mëdha të dokumenteve të dëshmisë, qytetari mbetet me gojë hapur. Njeriu tmerrohet kur mendon se një krim i këtillë nuk zbulohet, me gjithë faktin se shteti ka edhe shërbim të inteligjencës.

Nëse prokurorët dhe gjykatat kanë guxuar të iniciojnë procedura kundër kriminelëve që janë të lidhur me Qeverinë ose janë farefis i tyre, ajo i liron si të pafajshëm, kurse i dënon disa të tjerë që nuk e kanë fatin e këtyre të parëve. Një gjë e këtillë është e tepërt edhe për skenar të ndonjë drame absurdi. Në këto rrethana, qytetarit i është vrarë edhe shpresa e fundit dhe nuk i mbetet asgjë tjetër pos të largohet sa më larg nga ky vend me mundësinë e parë që i ofrohet.

KD: Cili është gjykimi i juaj për legjitimitetin e pushtetit që rrjedh nga procese zgjedhore çfarë organizohen në Kosovë?

 Dauti: Proceset zgjedhore kryesisht kanë qenë të rregullta dhe kanë krijuar pushtetmbajtës legjitimë. Por, kjo në rastin e Kosovës, assesi nuk do të thotë se zgjedhjet kanë krijuar demokraci. Në Kosovë ka ndodhur mu ajo frika që kanë shprehur filozofët, sociologët dhe analistët e politikës për demokracinë që nga antika e deri sot. Në Kosovë demokracia ka sjellë në pushtet oklokratët, që në kuptimin e sotëm ata janë një masë njerëzish të zemëruar, agresivë dhe kokëbosh që aplikojnë dhunë, e të cilët janë halabakët, kriminelët dhe elementet tjera të fundërrinës së shoqërisë. Këta njerëz nuk kanë kurrfarë profesioni dhe hyjnë në politikë për të mbetur aty, duke i përdorur të gjitha mjetet. Ky shembull në Kosovë është vetëshpjegues dhe nuk do shumë analizë. Sa herë jemi turpëruar nga oklokratët tanë kur na flasin në televizor dhe kur ua lexojmë shkrimet që kanë më shumë gabime se shkronja? Këta njerëz nuk kanë as njohuri e as interesim për zbatim të demokracisë. Të merremi vesh, ata janë aty, pra në pozita udhëheqëse, sepse ne vetë i kemi zgjedhur, për arsye se shumica e jonë janë sikur ata. Prandaj përgjigjen duhet kërkuar në mesin tonë, në sistemin e arsimit dhe në edukatën tonë familjare ku kemi dështuar të nxjerrim nxënësin, studentin dhe qytetarin modern evropian. Dështimi i shoqërisë sonë është aq i madh, i dhembshëm dhe i tmerrshëm, saqë kërkon zbulim të një fjale a shprehjeje të re që do ta emëronte dhe shpjegonte gjendjen në mënyrë adekuate.

 KD: Pas zgjedhjeve të fundit, shumica parlamentare nuk u lejua të ndërtonte institucionet, nën arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese se “demokracia kushtetuese” e Kosovës ia ofron mundësinë vetëm subjektit me më së shumti vota që të gjejë aleatë për t’i ndërtuar ato. Çka, në fakt, nënkupton demokracia kushtetuese?

 Dauti: Shumica parlamentare e zgjedhjeve të fundit që krijoi numrat nuk u lejua ta formonte Qeverinë, për arsye se Gjykata Kushtetuese nuk u tregua e pavarur pasi që e mbajti anën e atyre që ishin në pushtet. Normat juridike interpretohen në forma të ndryshme, por nuk kërkohej të ishe ekspert juridik për të parë se me këtë rast nuk u aplikua parimi i demokracisë kushtetuese. Anëtarët e kësaj gjykate votuan për të larë borxhet që ia kishin Qeverisë dhe për të mbrojtur interesat personale e jo për të nxjerrë vendim të mirëfilltë gjyqësor.

 KD: Si e konsideroni mekanizmin bllokues që në Kuvend kanë komunitetet joshumicë?

 Dauti: Diskriminimi pozitiv është i domosdoshëm në kushtet e sotshme në botë, pasi që me këtë parim mbrohen pakicat e pafuqishme në krahasim me ato shumicë. Në këtë mënyrë pakicat e shfrytëzojnë rastin për të përparuar vetë ato, por edhe rrethi i tyre. Në rastin e Kosovës është dëshmuar e kundërta, pasi që pakica (është fjala për pakicën serbe) nuk ka shprehur interesim për përparim të Kosovës, vendit apo shtëpisë ku ajo jeton. Këtë të drejtë ata e kanë shfrytëzuar për bllokim të ecjes para të shoqërisë së Kosovës. Serbët e Kosovës kanë vazhduar të dirigjohen nga Beogradi, i cili nuk ka qenë i interesuar për të drejtat e tyre,por për territore. Prandaj, kjo pjesë e Kushtetutës, pasi që nuk u hyn në punë të mbarë minoriteteve dhe pasi që shkakton ngecje, duhet të ndryshohet sa më shpejt.     Publikuar se pari ne Koha Ditore

Previous Post

Rreziku për Kosovën i “Bondstillit” rus në Preshevë!

Next Post

Këto janë vilat, apartamentet e makinat e 19 kryebashkiakëve të rinj

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Këto janë vilat, apartamentet e makinat e 19 kryebashkiakëve të rinj

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.