• Latest
  • Trending
  • All

Dashuria me një burrë të martuar dhe thyerja e tabuve në teatër

19/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Dashuria me një burrë të martuar dhe thyerja e tabuve në teatër

19/12/2015
in Kulture

Takimet e para me artin i ka pasur në ambientet familjare. E ëma e saj ka aktruar që në moshë të re, por rrethanat jetësore e detyruan të zgjidhte tjetër profesion. Kështu që, dashuria e saj për skenën, nisi që të kultivohej pak nga pak, deri sa ra në sy të moshatarëve të saj në gjimnaz. Bëhet fjalë për aktoren e re sarandjote, Arjola Bashon, e cila veçon për karakteret skenikë, por edhe për guximin që ka treguar duke thyer tabu në teatrin tonë. Teksa rrëfen për “Shekulli”n takimet e saj me artin, tregon sesi ndihen nën petkun e roleve të fundit, që ka luajtur në skenën e teatrit dhe të kinemasë, diku si bashkëshorte, e diku si e dashura e një burri të martuar.

Arjola, rolet që luan te filmi artistik “Sex, Përrallë & Celular” dhe “Dashuri me çdo kusht” trajtojnë sërisht tematikën e dashurisë… Duket sikur vazhdon të thyesh tabu…

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Në film luaj rolin e një femre, që e kanë keqinformuar për drejtimin e bashkëshortit, duke e quajtur gay, por që realisht nuk është. Ndërsa te “Dashuri me çdo kusht”, jam e dashura e një burri të martuar dhe vërtet thyej tabu, sepse mua gratë më urrejnë (qesh). Këtë e diskutoj edhe me mikeshën time, Adelinën, sepse ne e dimë realitetin ku jetojmë, në marrëdhënien burrë-grua në çift, e dashura mund të jetë një e tretë.

Të ka rastisur në jetën personale kjo gjë?

Nuk më ka rastisur kjo gjë, që të kem një të tretë. Ndoshta në marrëdhënie personale jam pak edhe këmbëngulëse, sepse atë që dua që ta kem në krah, ia ndaj gjërat që në fillim. Nëse do ketë diçka të tretë, atëherë problemi do të jetë tek unë.

Përse problemi do të jetë tek ti?

E them në këtë këndvështrim, sepse unë marrëdhënien e shikoj të barabartë, mashkull-femër. Nëse të rastisë, që mashkulli bën një tradhti, kjo mund të ndodh, sepse nuk ka një plotësim nga partneri i tij, kjo është e padiskutueshme, e pranon apo jo këtë gjë. Thellë-thellë jam marrë shumë me analiza të tilla, edhe po ta shikosh nga ana psikologjike e njeriut një gjë e tillë ndodh. Ndoshta në këtë kohë që jetojmë ne sot mund të ndodh më shumë. Çështja e lakmisë ka marrë një konotacion, për të cilin ne themi se ku po shkojmë? Ndërkohë që njerëzit mund të jetojnë me atë që kanë dhe të dashurohen me njëri-tjetrin për atë që janë. Unë nuk mund që ta pranoj dot nëse do më ndodh diçka e tillë në një marrëdhënie, unë e stopoj marrëdhënien.

Pra nuk do ta falje tradhtinë?

Nuk e fal asnjëherë. Nëse do të arrij që të më ndodh kjo gjë. Nëse ti nuk ke besim në vetvete atëherë që aty fillon problemi. Ne nuk kemi mirinformim të shoqërisë. Ne kemi probleme shumë të rënda, që nga edukimi i familjeve, i nënave. Që nga edukimi që ne na japin prindërit. Nëse nëna ime dhe babai im nuk do të duheshin ashtu siç e kam unë shembullin tim për dashurinë, nuk do të isha kjo që jam sot, padiskutim që nuk do të kisha asnjë lloj hezitimi, që të mendoj se: “Ky është mashkulli dhe ta lejojmë që të bëjë çfarë të dojë”. Shikoj marrëdhënie për të cilat ndiej keqardhje. Njeriu duhet që të shikoj brenda vetes së tij, nuk mund që të kem një lloj strategjie për të mbajtur një mashkull. Strategjia është gjëja më e keqe që mund të bëhet nëse ajo nuk vjen natyralisht. Kjo temë diskutohet në mënyrë shumë sipërfaqësore, por subkoshienca e njeriut ka aq shumë labirinte, ne për këtë duhet që të analizojmë edhe psikologjinë e një roli, sepse ne jemi vrojtues të asaj që bëjmë, të gjithë njerëzit janë aktorë.

Por si ndihesh në realitet kur luan këtë rol?

Normalisht që nuk ndihem mirë.

Por çfarë zgjidhje do të sugjeroje?

Nëse një mashkull shkon krijon një marrëdhënie paralele, padiskutim që do të kuptoj se ai do të ketë një krizë shumë të madhe. Asnjë nuk do që të ketë probleme familjare, divorce, por këtu mund të them se unë u bëj thirrje grave që t’i duan burrat e tyre sa më shumë, dhe të mbajnë marrëdhënie të shëndosha, sepse kanë fëmijët. Në momentin që gruaja bëhet nënë fillon një marrëdhënie tjetër, kështu thonë. Është si puna e familjes, që një grua duhet të sjellë atmosferë në familje. Ne me këtë edukatë jemi mësuar. Nuk mund të shkoj unë në shtëpi dhe të mos buzëqesh, apo të mos t’u gjendem afër të afërmve. Në fund të fundit ne jemi qenie njerëzore dhe nëse bëjmë mirë ndihemi mirë për veten tonë në radhë të parë dhe nëse dashuron më tepër bashkëshortin tënd, do të ndihemi edhe më tepër mirë.

Po kur një marrëdhënie konsumohet?

Kështu do të ketë një përgjegjshmëri tjetër. Unë shikoj se ftohtësia e çifteve, mënyra sesi e bëjnë jetën është një iniciativë që i bashkojnë këta njerëz në darkë. Kjo është dhe ideja se u konsumua marrëdhënia. Unë nuk e kuptoj sesi konsumohet kjo marrëdhënie. Sinqerisht nuk e kuptoj, sepse kur martohesh me një njeri nuk e ke menduar se ti do të jetosh dy vjet dhe pastaj ajo mbaron. Nëse kështu është dashuria. Është gabim. Nëse është konsumuar, ekziston një divorc, që është më i shëndetshëm sesa të rrish vetëm për hatër të fëmijës.

Si e përkufizon dashurinë në jetën reale?

Dashuria?! Unë them se është ajo që i jep më shumë kuptim jetës sonë. Nëse ti ke një partner që do të dhurojë dashuri dhe ti i dhuron dashuri, padiskutim që ti do të jesh shumë herë më mirë në të gjitha drejtimet. Do falësh dashuri te njerëzit, do jesh e dashur me familjarët dhe të afërmit, do të transmetosh energji pozitive kudo. Ne fund të fundit jemi ne që na udhëheq universi dhe universi na dëgjon ne në çfarëdolloj gjëje që ne kemi, është një energji që na udhëheq kudo që shkojmë. Është e padiskutueshme kjo gjë dhe nëse ne ndihemi mirë, absolutisht që këto të dyja këto energji, qoftë e universit, qoftë e individit japin një shkëndijë vezulluese, që në të vërtetë ta bëjnë jetën më të bukur. Të dashurosh dhe të dashurohesh është gjëja më e bukur që mund t’i ndodh një njeriu.

Por kur në mes është materializimi….

Mund të them dhe diçka. Ne artistët punojmë dhe nuk jemi të pasur, të jemi realist për këtë. Ne punojmë dhe jetojmë, të pasur nuk mund të quhemi. Jemi shtresa e artistëve, që të paktën meritojmë vëmendjen maksimale, sepse nëse do të flasim për vlerësim në të gjithë botën artisti është në majën e Ajsbergut, kudo nuk është politikani, por është artisti. Artisti është shpirtëror dhe mbetet gjithmonë në mendjen e njerëzve, të huajve nuk u bënë përshtypje se kush është kryeministër sot, sepse ata vijnë dhe ikin. Nëse do ta kapim në këtë aspekt, që ta shikojmë dashurinë nga ana materiale është tjetër gjë kjo. Këtu kalojmë në një dimension tjetër. Vërtet skamja dhe varfëria bën punën e saj, por kjo varet nga mënyra sesi i ndërtojmë ne gjërat. Është investimi që ti bën për veten tënde, të mundohesh që me sakrificë të përballosh gjërat. Unë nuk mund të them se, meqenëse ti i bën gjërat për një efekt mirëqenie më të mirë, atëherë kjo merr tjetër kuptim.

Por shpeshherë martesat shkatërrohen për këtë arsye…

Është e vërtetë kjo, janë raste të radha, por është shumë e vërtetë nga ajo që po shohim sot në Tiranë edhe më gjerë. Ballkani e ka këtë problem, kjo vjen nga një disnivel i jashtëzakonshëm, sepse unë shikoj pasuri të papara, te njerëz që nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyre. Kjo do të thotë se të investosh, që të shkollohesh ose të investosh nga jeta jote, duke dhënë ose duke marrë. Prandaj po them se këta lloj njerëzish ofrojnë këto lloj kategorish, që duke pasur lek si shkëmbim i dhuron asaj një mirëqenie ekonomike, për ta shfrytëzuar nga ana seksuale.

Është ky një lloj “prostitucioni” me dëshirë?

Absolutisht që po, kjo gjë merr një konotacion tjetër, një lloj forme “prostitucioni”. Është shumë e vërtetë, sepse është një problematik shumë serioze, mënyra e të arriturit diçka me hapa të mëdha. Personalisht unë nuk është se ai admiroj ato që ngrihen me hapa kaq të mëdhenj, sepse do të ekzistojë sot ai që i mbështetë, por nesër nuk është, edhe pse do të jetë një tjetër i radhës, sepse ato mund të kenë arritur deri në atë lloj pike që mos ta kenë këtë problem.

Çfarë ndien për këto femra?

Neveri.

Po kur të dalin para?

Në momentin që shikoj gjëra që janë arritur me profesionalizëm edhe me punë është akoma më mirë. Por unë shikoj shumë njerëz që quhen VIP-a, pyes veten se çfarë kanë bërë në jetën e tyre. Palestrohen? Bëjnë palestër? Kujt i intereson? Çfarë produkti më jep ti? Është një shoqëri e formës, shoqëria për mua është plastika. Për mua është çdo gjë dukje, përmbajtja nuk e di se ku është.

Në jetën reale cili është statusi yt?

Me status beqare. (qesh)

E dashuruar?

Jo.

Festat ku do t’i kalosh?

Këtu me familjen, besoj se do të vazhdojmë që të prezantojmë shfaqjen në teatër.

A ke në duar projekte për vitin tjetër?

Jemi në disa bisedime, por nuk dua që të flasim, se ne jemi shumë të varur edhe nga miratimi i fondeve.

Çfarë pret nga 2016?

Pres që të kem po këtë lloj ngritje profesionale. Ndihem shumë mirë kur punoj. Pastaj gjërat e tjera, për në sektorin e dashurisë do të trokasë babagjyshi që të ma sjellë atë dhuratë (qesh).

Biografia

Arjola Basho ka lindur në Sarandë. Në vitin 2003 ka mbaruar studimet e larta për Aktrim në Akademinë e Arteve. Mes roleve të tjera që aktorja Arjola Basho ka luajtur në skenë rolin e Beti Dallfeet te “Arturo Ui”, Lira te “Harroje dashurinë”, Kerea te “Kaligula” etj. Ky vit duket se ka qenë i mbarë për të. Gjatë kësaj periudhe sjell në kinema personazhin e Nertilës në filmin artistik “Sex, Përrallë & Celular”. Ajo është në rolin e bashkëshortes, e cila në martesën e saj ka probleme. Gjithashtu interpreton edhe te shfaqja “Dashuri me ccdo kusht”, me regji të Andia Xhungës, që prezantohet gjatë kësaj fundjave në skenën e Teatrit Kombëtar.

Previous Post

Javën e ardhshme nis hetimi i pasurisë së Mark Frrokut

Next Post

Tinka Kurti ka ditëlindjen, mbush 83 vjeç

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Tinka Kurti ka ditëlindjen, mbush 83 vjeç

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.