• Latest
  • Trending
  • All

DASH: Shqipëria, vendburim dhe destinacion i trafikut të seksit

30/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

DASH: Shqipëria, vendburim dhe destinacion i trafikut të seksit

30/06/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry paraqiti sot Raportin e vitit 2016 për trafikimin e qenieve njerëzore në botë. Shqipëria dhe Kosova, ashtu si më parë, vazhdojnë të jenë në grupin e dytë. Raporti i grupon shtetet në tri kategori: në të parën bëjnë pjesë shtetet, qeveritë e të cilave përmbushin standartet minimale, në të dytën vendet që nuk i përmbushin plotësisht standartet, por që bëjnë përpjekje të mëdha për t’i përmbushur dhe në të tretin janë vendet që nuk i plotësojnë standartet dhe që nuk bëjnë përpjekje.

Shqipëria

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Edhe në raportin e këtij viti, Shqipëria vazhdon të klasifikohet në kategorinë e dytë përsa i përket trafikut me njerëz. Raporti thekson se Shqipëria mbetet vend burimi dhe destinacioni në trafikun e seksit dhe në punën e detyruar si brenda vendit, ashtu edhe në vende fqinje si Kosova, Maqedonia, apo Greqia.

Raporti ngre problemin e fëmijëve të komunitetit rom e egjiptas që shfrytëzohen si lypës apo në forma të tjera pune të detyruar, si dhe problemin e grave e vajzave që shfrytëzohen në tregtinë e seksit, pasi martohen me shkesëri në Shqipëri ose jashtë vendit. Korrupsioni dhe lëvizjet e shumta në personelin policor e bëjnë joefikase punën e forcave të rendit kundër problemit, thuhet më tej në analizën e Departamentit të Shtetit.

Problemet që vazhdojnë e bëjnë të pamundur që Shqipëria të përmbushë standardet minimale për t’u klasifikuar si vend që ka eliminuar trafikun, por raporti vlerëson se po bëhen përpjekje të konsiderueshme në këtë drejtim.

Autoritetet kanë përmirësuar reagimin e forcave të rendit duke shpallur fajtorë më shumë trafikantë se në 2014, ndër të cilët edhe individë që detyronin fëmijët të punonin si lypsarë.

Por raporti nënvizon se ka rënë numri personave të identifikuar si viktima, apo i individëve të dyshuar si trafikantë të cilët ndiqen penalisht, krahasuar me 2014. Në 2016, qeveria dhe OJQ-të identifikuan 109 viktima të trafikut dhe individë të kërcënuar nga trafikimi, krahasuar me 125 në vitin 2014. Raporti thekson edhe problemin e mos-identifikimit të personave të shfrytëzuar si viktima të trafikimit, por thjesht si çështje të lidhura me “shfrytëzim prostitucioni”, duke e bërë situatën e viktimave më të vështirë si gjatë procesit të hetimeve, ashtu edhe më pas në akordimin e mbështetjes.

Në 2015, qeveria ndoqi penalisht 15 të dyshuar, krahasuar me 18 të ndjekur penalisht në 2014. Të gjithë personat e shpallur fajtorë për trafikim u dënuan me burgim nga 6-17 vjet, megjithëse dënimi për tre prej tyre ishte nën standardin minimal prej tetë vjetësh burgim.

Qeveria, thuhet në raportin e DASH mbi trafikun me njerëz, ka ulur fondet për strehat shtetërore për viktimat e trafikimit, megjithëse ka vazhduar të financojë rrogat për 12 punonjës në dy qendra strehimi. Qeveria ka vazhduar praktikën e hetimit dhe ndëshkimit të viktimave për akte penale që janë kryer gjatë kohës që ishin të trafikuar, megjithëse ligji i mbron viktimat nga ndjekja penale.

Raporti nënvizon se plani i veprimit 2014-2017 përsëri nuk ka pasur fonde të mjaftueshme. Departamenti i Shtetit rekomandon në raportin e tij që Shqipëria të ndalë ndëshkimet ndaj viktimave, për akte që janë kryer gjatë periudhës që ishin të shfrytëzuar nga trafikantë; të rrisë fondet e OJQ-ve për strehat e viktimave, të përmirësojë mbështetjen mjekësore, psikologjike dhe të riintegrimit për viktimat në streha. Raporti bën thirrje për infrastrukturë përmes shoqërisë civile për identifikimin e viktimave dhe për t’i mbështetur ata të raportojnë mbi trafikantët, zyrtarët e korruptuar dhe të përfshihen në procesin e hetimit të trafikantëve.

Në një deklaratë të ambasadës amerikanë në Tiranë të publikuar të enjten, thuhej se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Shqipërisë, shoqërinë civile dhe veçanërisht Koordinatoren Kombëtare Anti-Trafikim Elona Gjebrea për synimin e përbashkët të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Kosova

Raporti i Departamentit të Shtetit mbi trafikun me njerëz e rendit Kosovën në kategorinë e dytë për nga përmasat e këtij problemi në vend. Raporti thekson se Kosova është vend burimi dhe destinacioni për viktimat e trafikut, të cilat përdoren në industrinë e seksit, si dhe në punë të detyruar, përfshirë në restorante.

Shumë nga viktimat, thuhet në raport, sillen në Kosovë me premtime të rreme për martesa, punë si këngëtare apo kërcimtare në klube, por më pas detyrohen me forcë të punojnë në industrinë e seksit në apartamenti, shtëpi private, klube nate apo sallone masazhi. Raporti vë në dukje problemin në rritje të përdorimit të medias sociale në rekrutimin e viktimave.

Përveç shfrytëzimit të viktimave në Kosovë, shumë shtetas të Kosovës shfrytëzohen në vende të ndryshme të Evropës nga trafikantët.

Megjithë problemet që e pengojnë Kosovën të klasifikohet si vend që përmbush standardet minimale të eliminimit të trafikut, Departamenti i Shtetit vlerëson përpjekjet që kanë bërë autoritetet e Prishtinës kundër këtij fenomeni. Qeveria ka liçencuar dy OJQ që merren ekskluzivisht me punën në mbështetje të viktimave, ka shtuar fondet për strehat e viktimave si dhe u ofron atyre shërbime. Po ashtu po bëhen përpjekje për të analizuar situatën në grupe demografike të rrezikuara për të diktuar individë në rrezik si dhe ka filluar zbatimi i një plani veprimi në shkallë kombëtare.

Megjithatë, qeveria ka identifikuar më pak viktima dhe më pak të dyshuar se një vit më parë. Po ashtu numri i personave të shpallur fajtorë vjet ra në nivelin më të ulët në pesë vjet. Autoritetet hetuan 165 raste të mundshme trafikimi, një rritje krahasuar me 155 raste në 2014. Qeveria hapi 53 procese të ndjekjes penale, një rënie e ndjeshme nga 93 të dyshuar në 33 çështje gjyqësore në 2014. Gjykatat shpallën fajtorë vetëm 13 trafikantë krahasuar me 41 në vitin 2014, duke arritur numrin më të ulët të vendimeve “fajtor” që nga viti 2010 në Kosovë.

Raporti nënvizon se zyrtarët e përfshirë në aktivitet të paligjshëm që lidhej me trafikun ishin ndëshkuar me masa administrative, por gjykatat i kishin shpallur të pafajshëm në lidhje me akuzat për trafikim. Në lidhje me këtë problem, raporti i Departamentit të Shtetit ndalet tek rastet e disa zyrtarëve komunalë të akuzuar për shfrytëzim të viktimave të trafikut me njerëz. Megjithëse disa prej tyre ishin bërë objekt ndjekjeje penale, gjykatat i kishin shpallur të pafajshëm ose kishin deklaruar mungesë provash. Në një rast tjetër, një polic i akuzuar për abuzim detyre dhe shfrytëzim të një viktime trafiku, ishte liruar nga akuzat për mungesë faktesh dhe ishte kthyer në detyrë. Në një rast tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Punës ishin akuzuar se kishin pajisur me leje pune viktima të trafikut. Megjithëse ishin ndëshkuar me gjobë, zyrtarët ishin liruar nga akuzat për përfshirje në trafik me njerëz dhe në krim të organizuar.

Më tej në raportin e DASH thuhet se megjithëse parashikohet me ligj, ende nuk ka një fond për kompensimin e viktimave.

Departamenti i Shtetit rekomandon në raportin e sivjetshëm që Kosova të hetojë intensivisht, të ndjekë penalisht dhe të ndëshkojë trafikantët, përfshirë zyrtarët e korruptuar, si dhe të japë dënime të konsiderueshme, përfshirë burgosje, për aktet e trafikimit. Po ashtu raporti rekomandon që të zbatohen plotësisht nenet e Ligjit të vitit 2015 për Kompensimin e Viktimave, përfshirë krijimin e një fondi për kompensimet dhe ndarjen e fondeve për viktimat; kualifikimin e avancuar për gjykatësit, hetuesit, prokurorët dhe policët që merren me këto raste; trajnimin e zyrtarëve që të identifikojnë viktimat e trafikut, si dhe për identifikimin e individëve të rrezikuar sidomos fëmijëve; shtimin e përpjekjeve për të ndihmuar fëmijët që shfrytëzohen si lypsarë; shqyrtimin e rasteve që presin prej kohësh lidhur me akuza për trafikim, në mënyrë që të hetohen plotësisht dyshime të tilla; ngritjen e strehëve për viktima në komunat veriore dhe krijimin e mundësive që viktimat të lëvizin lirisht mes strehëve./VOA/

Previous Post

VIDEO/ Dhunohet barbarisht nga 4 burra, gruas nuk i japin raport mjeko–ligjor

Next Post

E jashtëzakonshme! 50 mijë tifozë në lamtumirën e Xhakës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

E jashtëzakonshme! 50 mijë tifozë në lamtumirën e Xhakës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.