• Latest
  • Trending
  • All

Darka e gabuar e Edi Ramës me medien

01/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Darka e gabuar e Edi Ramës me medien

01/01/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Pritja e fundvitit, e organizuar nga kryeministri Edi Rama për gazetarët, ka rikthyer debatin e marrëdhënieve mes pushtetit dhe medies në Shqipëri.

Darka u mbajt në Pallatin e Brigadave, sipas modelit që ndjek presidenti i SHBA-ve në pritjen vjetore me korrespondentët, ndërsa temperatura u nxeh kur kryeministri mori fjalën dhe nisi të bënte humor me veten e të thumbonte të ftuarit; pronarë mediesh e gazetarë të njohur në vend.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Objekt i shpotisë së kryeministrit u bë “TV Klan”, një televizion që ka mbështetur ngushtësisht ish-kryeministrin Berisha dhe pronari i gazetës “Panorama”, e njohur për kriticizmin ndaj Ramës.

Media e mbuloi pritjen përgjithësisht me nota rozë, por nuk munguan kritikat mbi zellin e tepruar të Ramës për të bërë sarkazëm me kundërshtarët mediatikë.

Kryeredaktori i gazetës “Mapo”, Arion Sulo, shkroi në një koment të tij se Rama përdori humorin për të realizuar një hakmarrje personale ndaj gazetarëve apo medieve që e kanë kritikuar në të shkuarën. Ndërsa, gazetarja Mimoza Koçiu, në një shkrim për “Gazeta Shqiptare” theksonte se modeli i sjelljes me medien nuk ka ndryshuar, pas ndryshimit të pushtetit më 23 qershor 2014.

Marrëdhënie preferenciale e Ramës me gazetarë nga Kosova shkaktoi, gjithashtu, reaksion në Prishtinë. Kryeredaktorja e “Zërit”, Arbana Xharra, e quajti fyerje selektimin që kryeministri shqiptar bën me medien kosovare.

Ndërsa, Mero Baze evokoi në një editorial të tij marrëdhëniet e Ramës me gazetarët në Tiranë e Prishtinë dhe kontrastet që shkaktojnë simpatitë e tij personale me postin si kryeministër i Shqipërisë.

Por, analisti Skënder Minxhozi i ndan problemet që Rama ka me medien nga pritja e organizuar në Pallatin e Brigadave. “Në një mbrëmje, ku humori apo sarkazma janë pjesë e aktivitetit, gjithçka duhet marrë me rezervë. Edhe ato që mund të duken thumbime apo kërcënime, kanë një dozë humori, sepse si kryeministri, ashtu edhe gazetarët që folën, përdorën tonet satirike ndaj njëri-tjetrit,” mendon ai.

Gazetarja e “TV Klan”, Eljamonda Zotka, pohon për BIRN-in se ishte zgjedhur nga stafi i kryeministrit për të folur gjatë mbrëmjes Gala, ku ylli i mbrëmjes ishte sërish Rama. Fjalimi i tij nuk ishte surprizë për Zotkën, duke njohur stilin ambig të kryeministrit në përballjen me medien kritike dhe atë mbështetëse.

“Ishte një fjalim brenda kostumit të Ramës sa i përket raportit të tij me mediet,” thotë Zotka.

Media shqiptare përballet me një betejë për të mbrojtur pavarësinë e vet, mes interesave politike dhe presioneve financiare – në një treg që është tepër i varfër dhe i mbingarkua për të mbajtur kaq shumë gazeta e televizione.

Në raportin e saj të fundit, “Freedom House” vërente se liria e medies në Shqipëri ka shënuar përmirësim minimal, pas humbjes së Sali Berishës dhe ngjitjes në pushtet të Edi Ramës në verën e vitit 2013.

Kryeministri aktual, Edi Rama, ka farkëtuar që prej kohës kur drejtonte Bashkinë e Tiranës miqësi personale dhe marrëdhënie të ngushta me një pjesë të mirë të botuesve të medies. Miqtë e tij mediatikë ishin armiqtë e kryeministrit Berisha, i njohur për marrëdhëniet konfliktuale me medien që prej fillimit të viteve 1990-a.

Herët në ’97, Berisha u shpall i dhjeti në listën e “Armiqve botërorë të Medies” nga organizata “Reporterë pa Kufij”, për shkak të djegies së gazetës “Koha Jonë”, më e madhja në atë kohë.

Si ish-gazetar i “Koha Jonë”, Minxhozi kujton këtë ngjarje kur thotë se: “tani jam i kënaqur që Qeveria nuk vjen të më djegë zyrën e të më fusë në burg”. Por, ai mbetet i pakënaqur për sa pak bëjnë qeveritë në mbështetjen e sinqertë ndaj medies dhe përkrahjen e lirisë së mendimit në Shqipëri.

Pas ngjitjes në Kryeministri, Rama vazhdon të ruajë marrëdhëniet preferenciale me partnerët e hershëm mediatikë, ndërsa ka një raport më të relaksuar se para zgjedhjeve me kritikët e tij më të ashpër.

Duke e ndarë qartësisht Ramën nga modeli “Berisha”, Minxhozi mendon megjithatë se qeverisja e majtë ngjan me atë të djathtën në trajtimin e medies si një biznes i zakonshëm “qepësh a domatesh.”

“Unë mendoj se qeverisjet ngjajnë me njëra-tjetrën, sepse shtypi vazhdon të vegjetojë në një atmosferë deprimuese nga ana ekonomike. Pavarësia ekonomike e disa medieve është në pikëpyetje dhe kjo nuk i bën nder shtetit, Qeverisë, por edhe të gjithë faktorëve të rëndësishëm politikë në vend,” përfundon Minxhozi.

Previous Post

Për një marrëveshje jo si kjo

Next Post

Koleksioni i Albert Kahn, Shqipëria me ngjyra, 1913 (Foto)

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Koleksioni i Albert Kahn, Shqipëria me ngjyra, 1913 (Foto)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.