“Në vend të vajit për humbjen e 11 qershorit, kanë zgjedhur shpifjet. Për t’i ekuilibruar pazaret e shefave të tyre me pasardhësit e Millosheviqit, shpifin ndaj nesh. Kjo vetëm e vetëm që qytetarët të mendojnë se të gjithë jemi njësoj”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.
“Ama, qytetarët këtyre ua dhanë përgjigjen më 11 qershor. E unë personalisht, sot”, ka vazhduar ai.
“Në fotografi gjeni paditë ndaj tyre, si dhe vendimet përmes të cilave nëna ime së pari është suspenduar, e pas 2 muajsh është përjashtuar nga puna në vitin 1990 dhe asnjëherë deri pas lufte nuk ka punuar si gjyqtare”.
Padia dhe faktet e deponuara, ka thënë Sejdiu, flasin vet.
“Dëmshpërblimin nga kjo padi do t’ia dhuroj shoqatës së pensionistëve, shumica e të cilëve përjetuan përjashtimin nga puna gjatë regjimit të Millosheviqt në vitet e 90-ta”, ka shtuar Sejdiu.



























