Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Molliqaj ka thënë se PDK vazhdimisht e ka akuzuar Vetëvendosjen se nuk po e mbajnë flamurin kombëtar në zyre, por si tij, është PDK ajo që ka hequr dorë nga flamuri kombëtar.
Ky është shkrimi i plotë i Molliqajt:
Ndër vite, PDK na ka akuzuar neve që gjoja ne nuk e mbajmë flamurin kombëtar në zyre; nuk e vizitojmë familjen Jashari dhe varrezat në Prekaz; nuk e njohim luftën e UÇK-së, etj…
E vërteta sot është që:
- PDK ka hequr dorë nga flamuri kombëtar, madje ka tentu me e ndërru atë,
- Familja Jashari sot nuk mori pjesë fare në ceremoninë e organizuar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa,
- Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe PDK si parti nuk janë të mirëpritur tash e disa vite në familjen Jashari,
- Hashim Thaçi bën çmos që t’ua dëshmojë ndërkombëtarëve që “nuk ka qenë fare në vijat e frontit” dhe përkulet para përmendoreve të policëve serbë të vrarë “nga terroristët shqiptarë”.
Po të ishin gjallë dëshmorët nuk do të pranonin të vizitoheshin nga të tillë njerëz që e kanë braktisur idealin e kombëtar.
Sot nderime të sinqerta ndaj Epopesë së UÇK-së dhe sakrificës së familjes Jashari bëjnë vetëm ata që jetojnë dhe bashkëndjejnë me idelet e tyre.