Largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian mund të shihet si humbja më vendimtare për mbështetësit e integrimit pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka të ngjarë të shkatojë efektin domino.
Për këtë Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Shulz do të takohet me kancelaren gjermane Anglela Merkel, duke u shprehur për televizion gjerman ZDF se largimi i Britanisë nga BE nuk do të ketë reaksion zinxhir.”Unë nuk mendoj se vendet e tjera do të inkurajohen për të ndjekur këtë rrugë të rrezikshme”, ka thënë Shulz.
Ndërkohë Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk ka deklaruar se BE-ja është e vendosur për të ruajtur unitetin mes 27 vendeve anëtare.
Tusk po ashtu njoftoi se më datë 27 pritet të mbahet një takim me përfaqësuesit e 27 vendvee anëtare, për të filluar kështu një reflektim të gjerë mbi të ardhmen e BE.















