Ai ishte arratisur jashtë vendit pasi kishte shfrytëzuar kartelën e bankës të Peter për të marrë para të gatshme, u tha gjatë seancës gjyqësore.
Trupi i Peter ishte gjetur disa oborre larg shtëpisë së izoluar të çiftit në Ëeybread, në lindje të Britanisë së Madhe.
Ndërkaq trupi i bashkëshortes së tij nuk ishte gjetur kurrë, megjithëse siç u tha, përsekutimi i saj mund të ishte i jashtëzakonshëm nëse ai thjeshtë e ka zhdukur atë pa asnjë gjurmë.
Qazimaj ishte arrestuar në një hostel të azilantëve në Luksemburg pasi Peter ishte gjetur i vdekur dhe me shenja të dhunës ndërkaq bashkëshortja e tij ishte zhdukur.
Ali kishte arritur në Essexx të Anglisë në vitin 1999 ndërkohë që Kosovën e kishte lënë dy muaj para se të arrinte atje,
Në Gjykatë u tha se ai shpeshherë ishte paraqitur me emër tjetër sidomos në raport me njerëzit me të cilët luante bixhoz.
I akuzuari e mohon të ketë vrarë çiftin Stuart.
Gjykimi do të vazhdoj.
























