Veto, nëse nuk ka masa për emigracionin
Britania e Madhe mund te vere veton, kunder aspiratave te Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Europian, nëse nuk prezantohen plane të reja për emigracionin. Keshtu shkruan e perditshmja “Deili Meil”, pas vendimit te Brukselit per Statusin.
Një burim zyrtar citohet te kete thene se: “Është absolutisht e qartë, se përpara se ky vend të anëtarësohet , do të duhet të aplikohen marrëveshje tranzicionale. Nëse nuk e bëjnë, nuk do i lëmë të hyjnë. Fundi i historisë”.
Me the ne shkrim nenvizohet se David Cameron e ka bërë të qartë, se do të bllokojë çdo përpjekje për të lejuar Shqipërinë që të bashkohet formalisht me bllokun me 28 vende, nëse nuk ka kufizime të reja në lirinë e lëvizjes.
Disa vende europiane, përfshi Britaninë e Gjermaninë, jane shprehur ,se nuk do të lejohet përparimi i mëtejshëm pa përpjekje për të luftuar korrupsionin dhe pa një gjyqësor të pavarur.















