Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se ka pasur vende që nuk janë treguar korrekte ndaj Serbisë pas vërshimeve të majit. Këtyre vende, siç ka thënë ai, do t’iu dërgohet reagim zyrtar.
“Njëra nga këto vende është Shqipëria”, ka thënë Daçiq në Samitin Ekonomik të Serbisë që po mbahet në Beograd. Sipas tij, Shqipëria nuk ka dërguar telegram ngushëllimi në adresë të Serbisë, e askush nga zyrtarët e këtij vendi nuk është nënshkruar në librin e zisë, e sa i përket ndihmave, siç ka shtuar ai, “as që bëhet fjalë”, shkruan gazeta Danas, transmeton indeksonline. Daçiq ka konfirmuar se konferenca e donatorëve për ndihmë Serbisë dhe Bosnjës për sanimin e dëmeve nga vërshimet do të mbahet kah mesi i korrikut.