“Serbia këmbëngul në vazhdimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, si mandat të pandryshueshëm, me përbërje të pandryshueshme”, tha ai, raportojnë mediat serbe.
Sipas tij, Kosova mendon se ky mision duhet të largohet nga Kosova, por populli serb dhe komunitetet e tjera jo-shqiptare kanë besim të plotë në misionin e OKB-së, kështu që kjo është shumë e rëndësishme edhe për Serbinë.
Daçiq, po ashtu ka thënë, se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është vendimtar për vazhdimin e dialogut në Bruksel.
“I përsërita qëndrimin tonë në lidhje më formimin e komunave serbe, siç përcaktohet nga marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar kohë më parë, por që Kosova vazhdimisht gjënë arsye për shtyrjen formale të ASK-së. Është shumë e rëndësishme për të vazhduar dialogun”, tha Daçiq pas takimit me Ban.
Sipas Daçiqit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se presioni që po u bëhet vendeve që kanë njohur Kosovën ndaj atyre që nuk e kanë njohur mund të ndikoj negativisht në dialogun e Brukselit.






















