Ai gjithashtu, sipas mediave serbe, e ka njoftuar ministren për ecurinë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel dhe e ka lutur atë që Madagaskari ta mbajë këtë pozicion edhe më tej.
Të kujtojmë se në Samitin e Frankofonisë në Madagaskar do të merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Vetë Daçiq ka thënë para nisjes për Madagaskar se pret ballafaqim të ashpër me Thaçin në këtë Samiti, meqë do të jetë në një “betejë” të hapur lidhur me njohjen dhe mosnjohjen e Kosovës.






















