inistri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçic, ka deklaruar sot në takimin koalicionit global për luftë kundër shtetit islamik se më shumë se 100 persona nga Serbia janë të përfshirë në radhët e grupeve ekstremiste të botës.
Ai ka thënë se në jugperëndim të Serbisë, në Rashkë dhe në Kosovë, ka propagandues radikalë islamikë të cilët në qendrat fetare të financuara nga jashtë predikojnë fenë në mënyrë ekstremiste dhe rekrutojnë të rinj në të ashtuquajturat luftëra fetare.
“Numri i mercenarëve nga Serbia, kryesisht nga rajoni i Rashkës dhe nga Kosova, me përqindje është i vogël në raport me numrin e përgjithshëm të luftëtarëve të huaj në radhët e grupeve ekstreme të armatosura”, ka thënë Daçic, transmeton Blic i Beogradit.
Daçiq, në këtë takim, në të cilën është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e ministrit të jashtëm në detyrë Enver Hoxhaj, Kosovës iu ka referuar si territor i Serbisë.















