A ka vdekur marrëveshja e 19 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës?
Vetë Basha thotë se kjo marrëveshje ka vdekur, duke mos pranuar ofertën e Ramës për të vazhduar bashkëpunimin.
Por disa analistë thonë se marrëveshja vazhdon të funksionojë.
Ndërkohë një intervistë e Sali Berishës vazhdon të dominojë debatin publik orët e fundit.
Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti marrëveshjen e 18 majit si një fitore të shkëlqyer të Bashës.
Sipas tij, Basha arriti të rrëzojë gjysmën e qeverisë së Berishës dhe kjo është arritje.
Megjithatë Berisha mendon se Basha nuk e mbrojti siç duhet marrëveshjen.
Kjo duket se është pika e dobët, që ka bërë që Basha të kritikohet.
Disa portale madje shkruajnë se marrëveshja mes Ramës dhe Bashës kishte për qëllim të ‘eliminonte’ politikisht Sali Berishën.
Ato shkruajnë se vendosja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit ka këtë synim, pasi synon eklipsimin e Berishës në sallën e seancave plenare.






















