Spanja ka regjistruar 932 vdekje në 24 orë, duke e çuar numrin total të viktimave në 10,935. Pavarësisht se koronavirusi vazhdon të marrë jetë, për herë të parë nga data 26 mars është vënë re një numër në ulje i vdekjeve.
Por nga ana tjetër numri i të infektuarve është shtuar, duke tejkaluar edhe atë të Italisë, që është vendi më i goditur nga koronavirusi në Evropë. Numri total i të infektuarve ka arritur në 117,710 duke e bërë kështu Spanjën vendin e dytë me numrin më të lartë të rasteve, pas SHBA-ve.Kryeministri Pedro Sanchez ka vendosur një nga masat më të rrepta në Evropë, duke lejuar vetëm lëvizjen e punonjësve të sektorëve më thelbësorë. Ndërsa baret, restorantet dhe dyqanet janë mbyllur. Spanjollët janë izoluar që nga data 14 mars dhe Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, ka thënë se në ditët në vazhdim Sanchez do të vendosë nëse do ta zgjasë për më tej masën e karantinimit.



















