Courtney i cili është edhe këshilltar për të drejtat e autorit në Harward, po qëndron në Kosovë në Javën e Bibiliotekës së Kosovës.
I ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK, profesori Courtney tha se është duke kaluar kohë të mirë, po mëson për kulturën, ka takime me studentë dhe profesor.
Ai tha se ka mësuar edhe disa fjalë shqip dhe është shumë mirënjohës për mikëpritjen nga ana e kosovarëve, e po ashtu ai tha se studentët këtu dëshirojnë që ai të qëndrojë në Kosovë dhe të ligjërojë për një kohë.
Sipas tij, plagjiatura nuk ndodh vetëm në Kosovë, por në shumë vende, megjithatë në Kosovë ai tha se është duke u munduar të instalojë çështjen e hulumtimit dhe zbulimit, por jo kopjimit të një vepre të dikujt tjetër.
Ai tha se më mirë është që t’i kërkohet dikujt punimi për huazim, sepse doemos të duhet një informatë shtesë, por asesi të meret pa pyetur.
Ai tha se për këtë duhet mësuar nga vendet e zhvilluara siç është Amerika, sepse kemi një bashkëpunim dhe “unë jam këtu që të tregoj gabimet që kemi bërë ne më herët, e ju si shtet i ri të mos i përsërisni ato gabime”.
Sipas tij, tani është lehtë të zbulohet plagjiatura, kur dihet se shumë punime postohen në facebook dhe mjafton ta kërkosh një thënie në google dhe do ta kuptosh se a është punuar nga autori apo ka bërë pagjiaturë.
Sipas Courtney, edhe në media është një gjë e njëjtë, sepse nëse nuk citohet lajmi se ku është marrë, atëherë duhet të kërkohet nga ai që ka marrë të japë llogari se pse nuk e ka vendosur linkun e medias ku e ka marrë.live/
Source: aktualitet lajmi.net






















