Gjiganti mediatik “CNN” ka ngritur një pyetje mjaft të dyshimtë, në lidhje me koronavirusin.
“CNN” shkruan në kryeartikullin e tij “Çfarë di më shumë Britania për koronavirusin, që pjesa tjetër e Evropës nuk e di?”
Media prestigjioze, i referohet kryeministrit të Britanisë Boris Johnson, dhe fjalimit të tij, duke e quajtur një fjalim kontradiktor, të ndryshëm me liderët e tjerë botërorë.
Johnsn në fjalën e tij paralajmëroi popullin se e pret një e ardhme e keqe, dhe se ata duhet të përgatiten për të humbur të dashurit e tyre.
“Ministrat po punojnë me këshilltarin kryesor shkencor dhe shefin kryesor mjekësor në planin tonë për të ndaluar lloje të ndryshme të ngjarjeve publike, duke përfshirë mbledhjet masive, duke filluar javën e ardhshme.”- tha një burim pranë qeverisë britanike për CNN.



















