Me motivacionin e ruajtjes së kulturës dhe të traditës, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar dje grupin folklorik të Mirditës me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Dekorimi është bërë me motivacionin e ruajtjes e përçimit të kulturës. Ceremonia e dekorimit është bërë në Presidencë, ku në fund grupi performoi edhe disa këngë tradicionale.
Nishani tha se ky grup ka mbajtur lart e ka përçuar gjithandej një vlerë të madhe e historike për vendin tonë, duke marrë edhe dhjetëra çmime në çdo festival ku kanë qenë pjesëmarrës.
Gjatë ceremonisë së dekorimit, Nishani iu dha titull nderi figurave më të njohura mirditore, të cilat kanë bërë të mundur ruajtjen dhe përçimin e kësaj tradite edhe në brezat në vijim.
Ndërkohë, drejtori i Pallatit të Kulturës të Mirditës, Gjergj Marku u shpreh se ky ishte një nga vlerësimet më të mëdha që ky grup ka marrë ndër vite dhe premtoi se tradita do të vazhdojë të përcillet.
Në përfundim të ceremonisë, grupi i Mirditës performoi disa këngë në sallën e madhe të Presidencës dhe në prani të vetë presidentit Nishani.



















