Emanuel Bajra
Ishte viti 2004 dhe ekonomisti nobelist Joseph Stiglitz kishte botuar librin me titull “Globalizmi dhe pakënaqësitë ndaj tij”. Në shumë qarqe akademike liri në fjalë nuk kishte bërë edhe shumë përshtypje pasi që idetë e tij kundërthënëse me ato se çfarë elitat në akademi po promotonin në këtë periudhë kohore ishin plotësisht në një kundërshti me njëra-tjetrën.
Objekt i këtij shkrimi nuk është Stiglitz ose teoritë e tij mbi ekonominë a varfërinë, por fokusi do të jetë më tepër mbi trendet e nivelit të varfërisë gjithandej nëpër botë e me theks të veçantë në vendet tona sikurse Kosova e Shqipëria.
Nga gjitha të dhënat e bankës botërore dhe FMN-së si dhe ato të OCDS-së, të dy shtetet Shqiptare dalin të jenë vende të klasifikuara si të varfra. Pra deshe ti merre këtë si statistikë akademike ose faktike, realiteti është që Shqipëria akoma është në një periudhë ripozicionimi të politikave sociale duke u qeverisur nga një parti socialist por me ideologji të djathtë të aplikueshme. Për shembull të marrim vetëm dokumentin e fundit të qeverisjes i quajtur “Programi buxhetor afatmesëm i rishikuar 2016-2018” në kapitullin e treguesve fiskal na del që qeveria Shqiptare përderisa strategjinë afatshkurtër e ka uljen e shpenzimeve buxhetore, në dokument na del që shpenzimet buxhetore si për të ardhurat nga pushteti vendor, të ardhura jo-tatimore, tatimet dhe doganat, që nga viti 2013 rritja e të ardhurave është në mënyrë konsistente në rritje përderisa kualiteti i shërbimeve dhe nevojave të qytetarëve ka rënë në mënyrë drastike si pasojë e reduktimeve.
Pra kemi nevojë të qartësojmë këtu se nëse një qeveri që thirret në emër të progresivizmit dhe barazisë lënja anash e qytetarit vetëm e vetëm për ti përmbushur disa modalitete mikro-ekonomike të udhëzuara nga FMN është jo vetëm e turpshme por edhe e rrezikshme për të ardhmen e vendit.
Më pastaj kemi edhe shpenzimet dhe parashikimet buxhetore për bashkitë në vend. Një mungesë e konsistencës në prioritete .
Në modelin buxhetorë që qeveria Shqiptare aplikon, lihet anash distribuimi i ndihmave nga jashtë për projektet e veçanta për uljen e varfërisë nëpër komuna. Për shembull nëse merr për bazë se qeveria Gjermane ka ndihmuar komunën e Kavajës me $10. Miljon, pasqyrimi i këtij kapitali absorbohet në numrat qeveritarë duke e shpërndarë numrin investues në projekte tjera të përbashkëta, për shembull në distribuimin e një pjese të kapitalit në projekte të përmirësimit të linjave të hekurrudhës.
Gati i njëjti përçasje u bë edhe me rrugën e kombit ku qeveria Shqiptare priti plot pesë vite që nga inaugurimi i autostradës dhe hëm i përplas diasporës , qytetarëve Shqiptarë të veriut dhe Kosovës një faturë disa euroshe për ta përdorur rrugën e kombit. Këto politika jo veç që janë regresive por në një mënyra a tjetër në emër të modelit kalkulues e formal të buxhetimit e zhvendos kapitalin e nevojshëm jo në uljen e varfërisë por në ri-distribuim të keqmenaxhueshëm.
Kosova posedon me të njëjtat probleme por ato janë më të prekshme dhe mund të themi se çmimi i varfërisë përcaktohet disi në mënyrë më të mbyllur. Për shembull t’i marrim familjet shumë të varfra Kosovare që jetojnë në vendet më të thella të Kosovës, ato ballafaqohen me një nivel denigrues të dinjitetit elementarë , nuk janë në gjendje të sigurojnë një copë buke sepse të ardhurat e tyre janë minimal e në disa rast nuk gjinden hiç.
Ekziston edhe njëfarë “marre” e ngulur thellë në piskën kosovare ku i varfrit i vjen keq që të kërkojë lëmoshën ose edhe të dali e të fitojë zemrën e njerëzve me fatkeqësinë e tyre. Pastaj diaspora dhe kapaciteti financiar i sajë që ndihmon mos më shumë se 500 mijë familje me të ardhura të përmuajshme prej të cilave varësi i tërë aparati i mirëqenies kosovare përfiton por kjo mbetet edhe një problem i madh për arsye se e liron në një mënyrë a tjetër sistemin politik të operojë nën mantrën e uljes së varfërisë dhe zhvillimit ekonomik. Për ta konfimruar këtë, ta llogarisim vetëm një ndryshim rrolesh. Tazëjmë se krejt ata bashkatdhetarë plot 700 mijë të gjithë të ishin brenda vendit dhe numri i diasporës të jetë minimal ! a do të kishte kapacitet qeveria kosovare të mbajë me bukë e gjallë gjithë këtë popullatë me -800 milion euro në vit ? le të mbetet kjo në ndërgjegjen e njerëzve që e duan të mirën e njerëzve tanë dhe studimeve tjera në të ardhmen.
Por të kthehemi te ideja se varfëria dhe impakti i sajë në shëndetin mental, social dhe financiar të së ardhmes të dy vendeve Shqiptare është evidencuar shpeshherë në fatkeqësitë tona, dështimet si edhe keq-qeverisjen që në të shumtën e rasteve siç edhe e citon Stiglitz i jep fytyrën e vërtetë të njerëzve të sajë. A thua vallë fytyrën që kemi sot mbetet të jetë çmimi i rëndë i varfërisë që bashkatdhetarët tanë në vendlindje përjetojnë apo mos neve që jetojmë në vendet me mirë-qeverisje mbetemi nostalgjik të së vërtetës përderisa të tjerët duhet ose guxojnë vetëm të ëndërrojnë !























