Një 24 vjeçare shqiptare emri i së cilës nuk është bërë i ditur ka rrezikuar jo vetëm jetën e saj, por edhe të të tjerëve në një autostradë në Itali.
Ngjarja e pazakontë sipas mediave italiane ka ndodhur përgjatë autostradës Napoli Est e Baiano- A16 Napoli-Canosa. Shqiptarja për shkak të një gabimi ka udhëtuar në drejtim të gabuar plot 13 km por për fat të mirë nuk është përplasur me automjetet e tjera.
Ajo u vu nga një patrullë e nënseksionit të Policisë Rrugore të Avellinos e cila ka ndërhyrë menjëherë për të shmangur situatat e rrezikut.
Shoferja shqiptare që udhëtonte me një automjet tip Yaris Toyota me targa shqiptare ka marrë një gjobë prej 2 mijë eurosh ndërsa makina i është sekuestruar. Sigurisht që patenta i është bllokuar. Kështu ajo do të duhet të pres të paktën 3 vjet për të marrë një patentë të re.















