• Latest
  • Trending
  • All

Çlirojeni Rinasin zoti Majko

03/10/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çlirojeni Rinasin zoti Majko

03/10/2017
in Aktualitet, Diaspora, Opinion

Nga Petrit Kuçana

Fenomeni “Rinas” mbetet personifikimi më i përpiktë i legjendës së kuçedrës, që ka zënë burimin e ujit, duke i lënë të djerra tokat shqiptare. “Vapa iku me gushtin” por zagushia e Rinasit vazhdon të mbetet frymë-ndaluese, ku nuk duket as shenja më e vogël e ndonjë lajmi prej aeroportit të vetëm, që qëndron me kryeneçësi të paepur si më i shtrenjti në rajon dhe më gjerë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Mbetet e lebetitshme çdo vizitë lundruese virtuale, kur kërkon për ndonjë biletë drejt mëmëdheut  andej nga Rinasi, ndërsa motorët e kërkimit të ofertave vazhdojnë të fundosin “kalimin Rinas”  drejt fundit. Nuk është çudi e madje është kthyer në normalitet që kthesa nga Beogradi, shfaqet si alternativë joshëse për të mbërritur në vendin e shqiponjave, ku për shtatë palë qejfe shtrin krahët AirSerbia.

Rinasi mbetet dështimi më spektakolar i gjthçkasë shqiptare në lidhje me “shtegtarët” (miliona shqiptarë) anë e mbanë botës. I vetmi lajm që ndez sadopak dritë shprese, që dikush “t’i hedhi një sy” mërgimtarëve, mbetet pasja e një ministri shteti për diasporën në krye të së cilës është i shumëpëlqyeri Pandeli Majko.  Mbase duhet gjendur forcë për të anashkaluar të famshmin samit të diasporës që, ndonëse po bëhet një vit nga organizimi i tij nuk gjendet një rezultat konkret, një produkt sado i papërfillshëm prej tij.

Mund të ketë pafundësi sfidash me të cilat do të përballet Majko,  por të gjitha kanë një emërues të përbashkët, një pikëtakim përtej gjithçkasë së harrueshmërisë së paskaj, Rinasin.

Ka qenë një ngërç kaq kokëshkretë gjatë këtyre viteve, saqë  justifikimi i “trashëgimisë së qeverisë Nano” u duk se mori fund me marrëveshjen e para dy viteve, që çliroi Kukësin.

Do të mjaftonte një kërkim jo shumë i ngeshëm për të gjetur edhe deklarata të ish-ministrave “se shumë shpejt do të hapet aeroporti i Kukësit, se kompani të ndryshme kanë treguar interes për të filluar fluturimet e tyre nga ky aeroport” etj; të thëna këto me zë dhe figurë, por që mbetën të denja vetëm për të parin e prillit.

Nuk është fort çudi që fenomeni Rinas nuk zë shumë hapësirë në lajmet e ububushme të mediave shqiptare dhe aspak çështje që ngrihet nga grupe të caktuara interesi apo përfaqësime politike, dhe mjerisht, duket si  dorëzim (në mos një pajtim) me “kuçedrën”  që mban peng burimin e ajrit që do t’i jepte frymëmarrje tjetër gjithçkasë shqiptare.

Vazhdon të mbetet në mejdan pyetja, se pse duhet që aeroporti i Rinasit të jetë më i shtrenjti në rajon dhe nuk mund të gjendet asnjë PR nga ata më të shkëlqyerit, që të justifikojë këtë katraurë, të turpshme në fund të fundit, por që mërgimtarët e përballojnë në kurrizet e tyre halleshumë në çdo stinë, në çdo sezon…

Nuk është aspak shqetësues flamuri kinez, që struket mes flamujve Kuq e Zi në aeroportin e Rinasit sesa ngërçi, paraliza deri në pamundësi për të qenë konkurrues, njësoj si rajoni.

Kaq e rrezikshme mbetet “kuçedra” saqë duket se ka trembur kaq shumë edhe kompanitë lowcost dhe duket se nuk guxojnë të “hedhin” një sy nga andej nga vendi i shqiponjave…

Si është e mundur që Mali i zi që ka pak më shumë se gjysmën e banorëve të kryeqytetit, Tiranës të ketë dy aeroporte funksionale dhe që në çdo sezon fluksi dhe jo vetëm, kthehet në destinacion të mërgimtarëve shqiptarë.

Nuk është shumë e vështirë të gjendet shifrat e shqiptarëve që kthesën për në mëmëdhe e marrin nga Tivati apo Podgorica duke i shpëtuar  “mallkimit” të Rinasit.

Të njëjtën gjë mund të bëjë edhe për aeroportet e Maqedonisë apo veriut të Greqisë.

Pyetja se “Kur do të hapet Aeroporti i Kukësit”, do të ishte më normalja e mundshme për miliona shqiptarë jashtë kufijve shtetërorë, bazuar edhe në deklarimet e ministrave (ish-aleatëtë Majkos) , më tepër se të anojë nga “pse”-ja e pakuptueshme, për të gjithë ata mërgimtarë që jetojnë në perëndim dhe që nuk janë të prirur të besojnë në teoritë konspirative, por që e shikojnë si gjënë më normale të mundshme. (Për kijamet kryeministri as nuk e përmend Aeroportin e Kukësit)

Vetëm për një moment të imagjinojmë nëse bileta për në Rinas apo Kukës të ishte njësoj si biletat në aeroportet e Malit të Zi apo Maqedonisë,  (sa një dreke jo fort luksoze në Londër) me mijëra mërgimtarë do të zgjidhnin të kalonin fundjavën në mëmëdhe. Mbase është e tepërt të komentohet për të ardhurat që do t’i sillnin ekonomisë shqiptare, të andej e këndej bjeshkëve, sidomos nëse hapet Kukësi, e pse jo edhe premtimi i Kryeministrit për hapjen e Aeroportit të Vlorës  do të ishte plotësimi i dëshirës-ëndërr të miliona mërgimtarëve shqiptarë.

E ku do të kishte më mirë që Pandeli Majko si më i veçanti, të niste detyrën si Ministër Diaspore me çlirimin e Rinasit.

A do të mundet  Majko të bëhet “Gjergj Elez Ali”, duke përmbushur kështu mision e tij padyshim historik?

Nëse vota e mërgimtarëve do të lejohet (më në fund) duhet të jetë qartësisht e kuptueshme, se çdo retorikë politike do të thyente hundë e buzë në shtegun e vetëm të mërgimtarëve drejt mëmëdheut; në Rinas.

Nuk dihet nëse do e ndihmojë pozicioni Ministër Shteti (sipas Ramës është rol zv-kryeministri), në përballjen me ata që ushqejnë apo përkëdhelin kuçedrën, por një gjë është e sigurtë; miliona shqiptarë anë e kënd botës do të jenë përkrah tij.

 

 

Previous Post

Kombi shqiptar në zi për gjigandin e Albanologjisë: In memoriam për Dr Robert Elsie

Next Post

FMN: Shqipëria dhe Kosova me numrin më të ulët të “borxhlinjve”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

FMN: Shqipëria dhe Kosova me numrin më të ulët të “borxhlinjve”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.