• Latest
  • Trending
  • All

Çka shkruan miku i Ali Ahmetit për manipulimin e fondeve të UÇK-së?

29/10/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Çka shkruan miku i Ali Ahmetit për manipulimin e fondeve të UÇK-së?

29/10/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

SELAM BAJRAMI

Mbas të gjitha përpjekjeve duke filluar që nga bisedat sy në sy, në vazhdim me letra të mbyllura dhe të hapura, me satirë e tregime të ndryshme prej vitit 2005 e deri më sot, u mundova që Intrigantit, Tinëzarit, Dilitantit dhe Udbashve me „ordinë“ e tyre psikopate t`ua bëjë me dije se unë jam i patjetërsueshëm dhe nuk përkulem. Por, përkundrazi, propaganda e tyre denigruese ndaj meje dhe familjes s`ime nuk pushoi deri në ditët e sodit. Prandaj, ndjehem i detyruar t`a hapë të ashtuquajturën „Kutija e Pandorës“ dhe me fakte e argumente të ndajë të vërtetën nga intriga.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sot, kur çoroditja dhe keqpërdorimi është bërë A-ja dhe Zh-ja, krimi dhe kriminelët të veshur me „pushtet“ kan kapë shoqërinë dhe nga pozita vazalo-kriminele ulen nëpër „tavolina paqësore“, bëjnë „kompromise“ në emër të mundit, djersës, sakrificës dhe gjakut të derdhur për LIRI, përpilojnë skenare dhe derdhin gjak të pafajshëm, Heshtja dhe Durimi e kanë humb KUPTIMIN!

Skenarët e njëpasnjëshëm, përfoljet denigruse dhe përpjekjet e eliminimit fizik i mbijetova me ndihmën e Shqipes, Vlorës, Valonit dhe Flamurit duke u mburr me sukseset që ashtu si i rritëm dhe i edukuam bashkë me Fekrijen, ishin shembull në mesin e nxënësve, studentve, shokëve dhe shoqeve edhe sot në vendet e punës. Prandaj, sot me krenari e mbaj kokën lart dhe „ordisë“ psikopate i them, larg duarët nga Familja ime! MOS LUANI ME ZJARIN! Unë gjithmon kam qenë një hap para Psikopatëve, prandaj skenaret u dështuan, kërcnimet me kungja të odave të Isniqit dhe porositë për elimimin tim fizik u shkuan huq, sepse i demaskojsha para kohe, duke i lënë gojë hapur e të çmendur.

Do të përpiqem të jem i përmbajtur dhe nuk do të publikoj emra, por vetëkuptohet që për shumkënd kjo letër nuk do të jetë e këndëshme. Heshtja dhe përmbajtja ime deri më sot është bërë duke shkelë mbi vetëveten dhe duke duruar të pamundëshmen me arsyen e shëndosh njerzore mos bie në grackën e Intrigës Udbeske e të bëhem shkaktar i ndonjë gjakderdhje pa kuptim, e cila do të degradonte veprimtarinë e përbashkët kombëtare.

Unë nuk jam shkrimtarë e as gazetar, aq më pak ndonjë Personalitet, por thjeshtë një njeri i rëndomtë që me vetëdije të plotë jam rreshtuar në rradhët e Rezistencës Aktive për LIRI dhe BARAZI. Dhe për këtë falenderoj Zotin që më dhuroi kohë, aftësinë dhe mundësinë të jem bashkëkohës i Gjeneratave të Arta Kombëtare. Mungesën e këtyre Drejtësive elementare njerëzore e kam ndjerë që nga mosha shum e re si nxënës. Prandaj, me kënaqësi entuziaste dhe pa ambicie jam munduar të jap kontributin tim modest pranë rradhëve të organizuara, sepse e ndjeva në shpirt si Obligim. Për veprimet dhe përgjegjësit që kam bartë, jam në gjendje të përgjigjem në çdo kohë para shokëve bashkëveprimtarë, komisioneve kompetente dhe para gjyqeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Për ndryshe, unë që nga shkurti i vitit 1973 pa i mbush të tetëmëdhjetat isha ballafaquar me një Botë tjetër që ndryshonte për 180 shkallë nga ajo e Bllokut „socialist“ dhe Ballkanit. Një Botë që çmonte devotëshmërinë, mundin e djersën. Ku jetoheshte mbi vlerën dhe jo duke u nënshtruar skajshmërisht shefave „Partiak“, intrigave dhe antivlerës.

Publikimin e disa Fotografive të periudhës 1980-1984 që bëra para disa ditësh në Facebook nuk e bëra për të treguar mirëqenien e as pamjen, por thjeshtë për ti thënë STOP propagandës denigruese që lansojnë të apostrofuarit. Unë gjithë jetën kam punuar. Këtë e dëshmoj me Dokumenta, kam bërë pushime verore nga mundi dhe djersa ime, por nuk ka munguar as ndihma ndaj kërkesave dhe nevojave të veprimtarisë dhe ndihmës individuale. Dhe këtë ma ka mundësuar orari i punës 12 orëshe. Prandaj, propaganda denigruese e gojëkëqijve, kinse ata më kanë ndihmuar, udhëzuar dhe formuar është vetëm një BLLA-BLLA-BLLA pa shije, Hahahaaaa…..! Si mundet duarëthati të ndihmoj të pasurin, kryethati të diturin dhe sakati të aftin?!?! Hallo…! Si janë me shëndet „Dylberat“?! Detajet e veprimtarisë do t’i përshkruaj në Memoaret e mia për këtë periudhë, ndërsa fotografitë le të shërbejnë sipas thënies – Një foto sa 1000 fjalë. Mohimi, përvetësimi i veprave dhe ideve dhe denigrimi i bashkëveprimtarëve me forma perfide intrigante ka qenë mjeshtria e Tridemit të apostrofuar. Këtë sot e dëshmon situata aktuale dhe zhytja e tyre deri në fyt në krim e korupcion.

Letra e dytë dhe e tretë janë të publikuara në Facebook nën Tregimet e Xha Brahos, ndërsa nga letra e parë disa pasues do t`i përfshi në këtë Letër.

Në gusht të vitit 2004 me anëtarët e Kryesisë së Këshillit për Përkujdesjen e Familjeve të Dëshmorve dhe Invalidve të luftës nga Zvicra shkuam në FYROM dhe në Reçicë të Vogël tek Qendra e BDI-së dorëzuam Dokumentat e punës të deri atëhershme. Detajet për këtë punë janë përshkruar me Proçesverbal dhe në këtë letër janë të panevojshme.

Periudha denigruese 2005-2015 është „BAGATELLE MUHABET“ dhe mund të përshkruhet vetëm sipas Stilit të Përrallës së Nastradinit me Vezën që kur mbërriti te Kadiu kishte „vojë“ 100 Vezë!

Propagandën denigruese gojë më vesh në stilin e shtrigave të ulura në gypa hastre, ndaj meje, Intriganti kah moti e ka filluar! Prej 2001-shit ia shtoi dozën dhe nga 2005-sa ia kishte shtuar dosën deri në atë masë saqë ia kishte kaluar çmenduria çmendurisë dhe absurdi absurdit. Pra, unë për këtë periudhë 10 vjeçare kisha « Vojë 3653 vezë » (një e shtova) Hahahaaa…. ! O HALLALL MË KOFT !!!!! Pra, kisha lumturuar 3653 veta që i kishën mbajt në dorë, 3653 veta që kishën lëpi gëzhojat dhe 3653 veta që i kishën ngrënë !!! Hahahahaaa… !

O U PATSHIN BË MIRË BRE…IN SHALLA JENI KËNAQ !

Ndërsa, shoqja ime kishte pjellë « 3653 SHQERRA » që tash më janë rritë e janë bë «DELE » dhe kullosin në bjeshkën DARDHA, kurse « Bylmetin » e shpërndan nëpër Shkup „Date Malja“ « vllau » shpirtëror i Dilitantit ! O HALLALL TË KOFT BRE GRUA ! “Hallall” edhe date Males me kanta Djathi !

Kësaj propagande absurde të „Tridemit Shkizofren“, përveç shërbimit “intelegjent” të FYROM-it, i ishte bashkangjit edhe çeta Psikopate BI-SEXSUALE & NYMPFO, bashkë me ish KOS-in dhe ish Udbashët.

« HALLALL » i qoftë edhe Tridemit & Coo…me qent endacakë për “TRIMËRINË”……..…, PËSHTYMA, PËRVEҪ FYTYRËS DHE KUFOMAVE, UA STOLISTË EDHE PLLAKAT E VARREVE !

Me kaq mendoj se mjafton sa për fillim me Stilin HAHAAAA….t`i hapet kapaku « Kutisë së Pandorërs », ndërsa në vazhdim do ta përshkruaj më të detajuar me fakte dhe argumente.

Për të qenë sa ma konkret, për arsye objektive, do të përqëndrohem në fakte dhe argumente që të shpalos Dyfytyrsinë e Tridemit Psikopat dhe Aktrimin e tyre Pseudo Patriotik. Ndërsa lexuesi për t`i kompletuar mund të lexojë: Letrën e Dytë, Të tretë, Satiret dhe Tregimet në FB nën titullin: “Tregimet e Xha Brahos”.

Pas të gjitha peripetive, intrigave dhe skenarëve në vitin 2009 do të marrë një qëndrim të flas Sy më Sy me Dilitantin dhe të bisedojmë për një zgjidhje të cilën e rrefuzoi kategorikisht duke luajtur rolin e të ndershmit. Në vazhdim përsëri biseduam dhe duke u sjellë si i shqetsuar dhe i befasuar më këshilloi të jem i përmbajtur dhe të shohim kush qëndron në prapavij. Në bisedën e tretë ndryshoi qëndrimin duke mu lavdruar se fjala (ndihma ) e tij është e madhe dhe se nuk mundet të ma japë. Në këtë bisedë ka qenë present edhe një shok bashkëveprimtarë H. Z. që jemi shokë që nga fëmiria . Diletanti në vazhdimsi silleshte si i befasuar dhe shprehte keqardhjen e tij para shokëve dhe familjarve ditën, ndërsa natën me tinzarin dhe intrigantin planifikonin komplote dhe përpiqeshin t’i bindin familjarët dhe shokët e mi se unë jam çmend. Në vjeshtë të vitit 2010, pas dy takimeve që patëm në prezencë të familjarve të mi, u binda se Dilitanti është bashkëpërpilues i skenarëve. I lodhur dhe i dëshpruar nga të gjitha bisedova me një shok të ngushtë, të cilit i shkruajta një letër në dy kopje, një për Atë dhe një për Dilitantin. Vendosa të shkoj në një spital Rehabiltues për të këthyer shëndetin, sepse u dobësova tej mase. Gjatë qëndrimit tim tetëmujor në spital, “shokët lotëderdhës” (intriganti, tinëzari dhe dilitanti) lëre që nuk më thirrën as në telefon, por e dhanë Alarmin anë e mbanë se unë jam çmend. Pasi dola nga spitali dhe fillova me punën, në Maj të vitit 2012, erdha në pushim në vendlindje dhe përsëri u takova me Dilitantin. Biseduam që me hapa të ngadalshëm ta zgjedhim problemin. Dilitanti duke më premtuar se një fund jave do të dalim me shetit bjeshkës dhe do ta bisedojmë zgjidhjen në detaje i besova. Por, pushimi mbaroi Dilitanti nuk u dukë edhe unë nuk e shqetësova dhe u ktheva në Zvicër. Në shtator po të njejtit vit erdha përsëri në pushim dhe pas të gjitha përpjekjeve për të biseduar pasi më mashtroi përsëri i shkruajta Letrën e Dytë të cilën edhe e publikova dhe mund të lexohet në FB. Në këtë periudhë trevjeçare i përpina të gjitha të këqijat dhe shkela mbi vetëveten që mos e degradoj veprimtarinë e përbashkët kombëtare që më ra në hise të jemë bashkë me Tridemin Psikopat.

Pas letrës së dytë Dilitanti me Tinëzarin bënë një shetitje në Zvicër dhe shtete tjera për sensibilizimin e kurbetçarve për zgjedhjet lokale, kryesisht për Kërçovën, por pa Kërçovarë dhe në fjalimet e tij boshe do më përcjellë kërcnime, nga të cilat mu zbardhën nja dy qime flokësh dhe me rastin e Vezës së Capës shkruajta një Satirë edhe i tregova Dilitantit për Thinjën e Qimeve (shih. Lajmi Bombastik i 100 vjetorit Jubilar). Në Dhjetor të njejtit vit erdhën në Zvicër Bajrami me të shoqen dhe gjatë një bisede shoqja e Bajramit mu ankua se e kishin kërcnuar dhe si reagim i shkruajta Dilitantit Letrën e Tretë për ta pyetë si është me shëndet. Tridemi Psikopat e studion letrën dhe përpilon Intrigën e rradhës të cilën do ta përshkruaj në pika të shkurtra: Ka mesi i janarit 2013 më thirrë në tel. Latifja (shoq. e vllaut) dhe më tregon se “rastësisht” i ka ra shorti të jetë Kryetare e Këshillit Zhgjedhor për Komunën e Kërçovës! Ia urova detyrën dhe e sqarova se Rasti është Mbreti i Botës së çuditshme dhe se duhet të jetë vigjilente sepse ka të bëjë me njerzë shumëfytyrsha. Më tregoi edhe për Sekretarin dhe e këshillova që asnjë vendim të mos marrë pa shqyrtuar Ligjin bashkë me Sekretarin. Në vazhdim filluan kompromiset e subjekteve politike Maqedonase për të dalë me listë të përbashkët për të cilën kishte ra dakord edhe BDI-ja, për Komunën e Strugës dhe Kërçovës. Më tregoi për rastin dhe më tha që ndjehet në pozitë të keqe sepse Listat e dorzuara janë jashtë Regullave dhe se duhet t`i rrefuzoi por ka presion edhe nga subjetki “shqiptarë” që t’i pranojë. I thashë shkurt: Kunsultohu me sekretarin dhe nëse është shkelje ligjore assesi mos i pranojë, e fundit le të japë Dorëheqje nga detyra. Ajo i rrefuzoi, edhe në Strugë i refuzuan. Ndërkohë ditën e fundit të afatit të caktuar për dorëzimin e Listave të Kandidatëve për Këshilltar më thirrë Bajrami në tel. dhe më tregon se e ka thirrë Kryetari i shtabit të BDI-së dhe i ka ofruar një vendë në Listën e Kandidatëve. E pyeta për numrin që ia kan ofruar dhe pse ditën e fundit që ishte e shtunë dhe nuk mundej t’i kompletojë dokumentat?! Më tregoi nr. 13 ose 14 dhe se për këtë është angazhuar personalisht Lideri alias Dilitanti dhe dokumentat mund të rregullohen, por pyetja është a dëshiron të kandidohesh?! Më tha që ndjehet ngushtë dhe më pyeti për mendimin. I them shkurt, Bali kjo punë ka një sherr përmbas, vendos ti vetë unë nuk të përzihem, por me kujdes! Zgjedhjet mbaruan me sukses në një atëmosferë të mrekullueshme që u krijua me ardhjen e Kurbetçarve Kërçovarë me manifestime marramendse. Unë i përjetova me një kënaqsi të pa përshkrueshme duke u takuar me shokë e dashamirë që nuk i kisha pa me vite. Ndërsa me “Elitën” nuk u takova sepse ishën të revolltuar për shkak të Letrave, prandaj edhe mua mu zbardhën nja dy qime floku! Ditën e dytë pas mesnate Sekretari e thirrë kunatën dhe i thotë që e ka urdhëruar “Bretkoca e Gostivarit” që të shkojnë te zyra dhe të hapin disa kutia votimi për t’i rregulluar. Kunata nuk pranon dhe i thotë që mos më thirrë më se nuk zbatoj urdhëra kundërligjore. Sekretari ia përcjellë qëndrimin “Bretkocës G.”, dhe ai i revoltuar e merrë në telefon Kunatën dhe fillon të bëjë “Guak-Guak-Guak” ajo e dëgjon në qetësi dhe i thotë se ajo punë mund të bëhet vetëm mbi kufomën time, se ashtu e ka traditë kjo familje! Kush është trim le të urdhëroj dhe ja mbyllë telefonin. Me kaq në pika të shkurtra shpëtuan votat e Kërçovarëve që kishin ardhë nga skai i botës për t’i dalë Zot Kërçovës. Ndërsa, “Bretkocës G.” dhe shefave të tij u dështuan planet për të më njollos me gjithë familje për Tradhëti! Flitet për do farë pazaresh që paskan bërë BDI-a me VMRO-në, por ajo punë mua nuk më intereson i Hangëshin me shëndet bashkë me DY FTYRËSINË e tyre të ndytë! Për mua është më e rëndishme që Kërçova u fitua dhe atyre u RA MASKA përfundimisht edhe para Kërçovarëve! Për më hollësisht rreth proçesit të zgjedhjeve Kryetari i Komunës ka një Raport Pune të K.Z. të Kërçovës.

Tridemi Psikopat i irrituar nga dështimi, por edhe nga disa thumba ngucakeq që u lëshojsha herë pas here në FB, e merrë Bishtin e Ujkut në gojë dhe provon të më kërcnojë, nga i cili kërcnim përsëri mu zbardhën nja 3 a 4 qime dhe në FB nën titullin – Tregimet e Xha Brahos, u shkruajta disa tregime të moçme që t’i bienë mendjes përmbas! Por, ata në vend asaj filluan me Stlilin e Shtrigave dhe skenarëve edhe sot e kësaj dite duke keqpërdor respektin dhe nderin e disa shokëve bashkëveprimtarë.

Ndëkaq, nga ky këndvështrim atyre definitivisht u bjen Maska. Sjelljet e tyre, duke Aktruar ndershëmëri, moral, fisnikëri dhe patriotizëm me bateria ditën, ndërsa natën duke thurrë Intriga, skenare dhe komplote ndaj shokëve bashkëveprimtarë, ua nxjerrë në sipërfaqe Paftyrësinë dhe Shpirtligësinë e Tyre Shkizofrene që ia kalon edhe çmendurisë! Me kaq, në pika të shkurtëra shpresoj se ata të cilët edhe sot e kësaj dite kërkojnë nga unë që të flas me Tridemin Psikopat të binden se unë e kam krye Obligimin moral ndaj Dyfytyrsave, prandaj çdo përpjekje në këtë drejtim është e kotë. Vet fakti që në “bakatelle muhabetet” dhe reketimet të periudhës 2006-2009 që ishën krye në koordinim me shërbimit sekret Maqedon, ish Udbashve dhe ish KOS-it është tregues i fuqishëm i tendencës për zhdukjen e TOP SEKRETEVE (të palarave) të Tridemit Sharlatan që e ka humb rrugën në Oborr.

Periudha 2005-2009 siç shkrova në fillim është “Bagatelle Muhabet” me të cilin nuk do të merrem, sepse është nën nivelin Njerzor, por shkurtimisht do të përshkruaj arsyen pse morri përmasa Absurde. Mbasi përfunduam me Këshillin për përkujdesjen e familjeve të Dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës, bisedova me Tinëzarin dhe Dilitantin se në të ardhëmen dua të filloj një punë që më kishte mbet merak që nga Rinia e hershme dhe ua shpjegova. Ata më premtuan për mbështetje dhe fillova me një Projekt për një Gurëthyes mbi Shtëpiat dhe tokat tona Familjare. Që në fillim, edhe pse më dhanë fjalën, në prapavijë filluan vështirësitë nga familjarët e Dilitantit, ndërsa Intriganti filloi me njollosjet që i kishte gati dhe ju shtoi edhe një për hajdutëri. Unë projektin e fillova me të holla të huazuara që mi dha me dorën e vet Dilitanti dhe më premtoi që do të mbështesë projektin deri në realizim. Ndërkohë u përhap propaganda me stilin e Intrigantit dhe Dilitantit në vend të mbështetjes, pas shpine filluan me obstrukcione. Filluan skenarët dhe përpjekje deri për eliminim tim fizik, ndërsa pas shpine edhe reketimi i familjes dhe në fund më shpallën të çmendur për shkak të dështimit të projektit. Shkurt dhe shqip: Projekti nuk është i dështuar, por pengesat ishin marramendëse, të koordinuara me shërbimin sekret të shtetit. Unë, për të mos ndërpre punën, hyra në BORXHE që ende si kam këthyer. Po të kisha qenë hajdut nuk kisha pas nevojë për Borxhe, sepse nëpër duart e mia kanë kaluar shumë Miliona, për të cilat jamë në gjendje në çdo kohë të japë llogari me dokumenta. Ata kanë qenë miliona të kryengritjes së 2001-it dhe në strukturat ku kam vepruar nuk kam qenë unë vetë, por një Institucion në plotkuptimin e fjalës që me rregullësinë tonë i kemi habit edhe ndërkombëtarët dhe për këtë ekzistojnë Dokumenta. Për Projektim UNË JAM BORXHLI DERI NË FYT DHE JO HAJDUT! Prandaj , Tridemi Psikopat heziton të ulet me mua dhe t’i sqarojmë problemet deri në fund. Kërcënimet dhe pallavrat nuk u shkojnë tek unë dhe kam vendos që me “Bagatelle Muhabetin” le të merren gjyqet dhe PIKË! Po të isha hajdut edhe unë do të jetojsha me asistencë sociale nuk do të zgjohesha në Ora tre të mëngjesit për të shkuar në punë! Prandaj, për herë të fundit ju them: Mbyllni Gojën sa s`është vonë!

Ndërkaq, e përfundoj periudhën e “Bagatelle Muhabetit” dhe në vazhdim në pika të shkurtëra do të përpiqem të shpalosë aktivitetet e përbashkëta dhe aktivitetin e Errët të Tridemit që i afrohet TOP SEKRETIT!

Për hirë të së vërtetës do të përpiqem të jap një sqarim për vendimin e publikimit të këtyre informatave që ndoshta dikujt i duken tendencioze ose të hershme. Këtë vendim nuk e kam marrë për asnjë lloj përfitimi Personal apo Denigrim të dikujt. Po të kisha një qëllim të till i kam pas mundësit shum më heret t’i publikoj dhe materializoj për interesa individuale. Por e shohë si të nevojëshme për kohën që të ndihmohen Gjeneratat e reja që kanë Guxim dhe Kurajo të çojnë përpara Proçeset e Zhvillimit dhe Demokratizimit të shoqërisë që t`i kenë si shembull të hidhur, për të tejkalluar vështirësitë. Edhe mua për t’i mbijetuar këto peripeti mu deshtën shum këshilla nga njerzë që kishin mbijetuar situata marramendëse. Mu desht të shfletoj dhe lexoj lloj lloj literature, mu desht të jem i rrethuar nga njerëz, shokë e shoqe të mrekullueshëm pa të cilit nuk do të kisha qenë këtu ku jam dhe kështu si jam dhe mu deshtë edhe Tridemi Shkizofren & coo. Prandaj, edhe përvoja e hidhur është një Begati e vlefshme që nuk mësohet në shkollë. Në mungesë të mbështetjes Institucionale Shtetërore dhe Kombëtare jam i detyruar të përdor këtë formë, sepse vendlindja ime është ende e Robëruar dhe Qeveriset nga Kriminelët dhe Vazalët e kriminalizuar “Demo-Krat”.

Ndërkaq, shpresoj në mirëkuptim dhe do të vazhdoj me rrëfimin nën Moton e thënies së Albert Einstein-it: Problemet që ka Bota nuk mund të zgjidhen me mënyrën e mendimit që i shkaktoi.

Periudha 1999-2005 është periudhë shumë e ngjeshur për shkak të dinamikës së ngjarjeve dhe për arsye që të mos e lodh lexuesin me detaje do të përpiqem që ta përfëshi me kapituj të shkurtër.

Në gusht të vitit 1999 me Dilitantin u takuam në Prizren në mbëledhjen e themelimit të PDK-së, mbasi mbaroi mbledhja biseduam dhe ramë dakord se kjo ishte fundi i dredhive të disa “shokëve” bashkëveprimtarë dhe se duhet t’i marrim punët në dorë vetë për të vazhduar më tutje. Në këtë bisedë ishte prezent edhe një bashkëveprimtarë i devotëshm shok i ABES H.B. Pasi u këtheva në Zvicër përpilova një Pilot Projekt për themelimin e një shoqate atëdhetare për të mobilizuar bashkëvendasit Kërçovarë. Iniciativa gjeti mbështetje të fuqishme dhe në Nëntor të të njejtit vit në Deredingen të Solloturnit mbahet kuvendi themelues i Shoqatës Atëdhetare “Uskana”, zgjidhet Kryesia dhe për kryetar më zhgjedhin mua. Në mbledhjet e Këshillit Inicius dhe në mbëledhjen themeluese Intriganti dhe Dilitanti nuk merrnin pjesë, përmes Tinzarit e vëzhgonin nga anësh, me arsyetime “qesharake” sepse në ato mbedhje ishte edhe G. A. me të cilin nuk bisedojshin për çështje “parimore”! Tinëzari u zgjodhë anëtarë Kryesie dhe mbasi filluam me aktivitete që kishin mbështetje tek bashkatëdhetarët, Tridemi, filloi me sabotimin dhe dezinformatat si gjithëmon mbas shpine, të cilat u ranë në vesh edhe anëtarëve të Kryesisë dhe në një mbëledhje të sajë morëm vendim njëher për njëherë ta pezullojmë aktivitetin, ndërsa Zhiro konton ta lëmë të hapur.

Në shtator të vitit 2000 një mbrëmje më thirrë “Krymadhi”! U befasova se kishin kaluar nja dy- tre vjet pa u pa dhe më thotë të dalë deri në Lörach, mundësisht me dy vetura, që të pimë një “kafe”. E mora mesazhin dhe një nipit tim që rastisi atë natë të jetë mik te unë, i them Xh. merre veturën dhe hajde pas meje të shetisim pak, pa i treguar ku shkojmë! U takuam në vendin e caktuar me “Krymadhin”, i cili ishte i shoqëruar me të vllaun dhe S. “Rakinë” u shakuam pak edhe me S. “Rakinë” se kishte kohë që nuk ishim pa dhe pasi ma treguan arsyen e takimit rash dakord që t’i ndihmoj. Gjatë rrugës hasëm në disa “Vështirësi” të cilat i tejkaluam dhe në fund u krye puna. Pimë një kafe te unë në banesë dhe ata vazhduan rrugën, ndërsa “Krymadhi” më tha për këtë punë do ta hamë një darkë bashkë në Zh. Pas dy ditësh isha i lirë dhe shkova te “krymadhi”. Pasi u përshëndetëm dhe biseduam pak i them se nuk kam ardhë për darkë, se darka e dreka ka qe 45 vjet që ha, por të bisedojmë pse na latë në “lloç”. Ai u zu ngushtë dhe më thotë S. filloni ju punën se unë e di që ua kam borxh, ndërsa unë do të vi tu ndihmoj dhe do të lidhem me zinxhirë për një Dullenje (dëllinje) për të mos ikë deri në vdekje! Me shaka i them: nuk kemi nevojë për Dullenja, por ti duhet të pajtohesh me Tridemin dhe të ndihmosh aty ku e ke zanat! Ai mu përgjigj shkurtë: me “shurdhin” nuk vjen në pyetje, ndërsa ata dy merri dhe eja të bisedojmë! Jo i thash, kur jeni hidhëruar unë nuk kam qenë prezent, atë punë ju do ta bëni vet. Krymadhi veproi ashtu si u morrën vesh dhe e dha kontributin e tij gjatë Kryengritjes së 2001-it. Për “Vështirësinë” do të shkruaj më hollësisht në një letër tjetër dhe me kaq e përfundoj me “krymadhin”! Në vazhdim do të rrëfej për disa takime që pata me Dilitantin dhe Tinëzarin.

Në gusht të vitit 2000 pata një rast vdekje në familje dhe qëndrova në vendlindje dy javë. Me rastin dhe me shumë takime tjera që pata edhe me shumë bashkëveprimtarë u binda se ka disponim dhe mbështetje të gjërë në rast të një kryengritje. Këta biseda në takimet që patëm me Dilitantin dhe Tinëzarin ua tregova dhe u them nëse mundemi të organizohemi mirë mbështetjen e popullatës e kemi sepse dominonte bindja se pa një konflikt gjërat nuk ndryshojnë. Nga fillimi i dhjetorit erdhën biseduam për disa akcione që ishin bërë në Tetovë dhe më pyetën në rast nevoje a mundet të përdoret Zhiro konto e Shoqatës. U them po dhe se pas pushimeve të Vitit të Ri të ulemi të bisedojmë për të thirrë një mbledhje të anëtarve. Pas atij takimimi nuk u takuam më. Ata kishin bërë disa plane, ndërsa mua më vëzhgonin përmes G.Z. Këtë e kisha vrejtë edhe më herët. Në fillim të shkurtit G.Z. më njoftoi se do të largohet për një kohë dhe me shaka më tha nëse i ndodhë diçka të kujdesem për Vajzën dhe shoqen e tij. E kuptova mesazhin dhe heshta. Mbas një kohe të shkurtër filloi konflikti me armë në Tanushë dhe në Malsinë e Tetovës. Pas dështimit në Malsinë e Tetovës më thirri Tinëzari të takohemi në Lucern për të biseduar diçka të rëndësishme. Kur arrita në vendin e caktuar Tinëzari ishte duke biseduar me një djalë nga Tetova, i cili ishte shumë i shqetsuar dhe kërkonte nga Tinëzari të dijë se pse dhe kush e bëri Tradhëtinë. Biseduan edhe pak dhe ai djali shkoi. Mbetëm ne të dy dhe e pyes: si u bë kjo punë, për çfarë tradhëtie bëhet fjalë, ku është Dilitanti? Ai, i shqetësuar, më thotë, se kjo punë ka dalë si ajo puna e Gurit që e Rrokullis në Lum një budall dhe Njëqind veta duhet të mundohen ta nxjerrin. Më tregoi që Dilitanti është në vend të sigurt, por nuk është mirë me shëndet për shkak të dështimit dhe më tha: të bënë të fala t`i përvishemi punës për t’i dalë në ska,j sepse është bërë hata e madhe. I thash unë jam gati, por me një kusht “Xhenazet e gjalla nuk i mëkëmbim”! Për aktivitetin e kësaj periudhe janar-shkurt 2001 nuk kam qenë fare i njoftuar! Pas takimit filluam punën dhe në vazhdim e radhës do ta përshkruaj në kapituj të shkurtër.

Ndërsa, për “Hatanë” gurin e rrokullisur në lum i mbetet Obligim moral Dilitantit të japë sqarimin e nevojshë sepse arsyetimi që jepte në at kohë “M`u thye shishja në dorë” nuk mjafton! Si dhe nga kush iu thye “shishja në dorë”?!

PS.Ali Ahmeti (ish “shok” bashkëveprimtar) alias Dilitant “RUSKI RULETI” filloi, unë ia hoqa këmbëzën “Revolverit”! Radhën e ke TI !

Basel, 27.10.2015

Selam Bajrami

Previous Post

Lufta e Kosovës: Si u regjistruan në Rusi 70 mijë vullnetarë për të luftuar përkrah serbëve kundër shqiptarve

Next Post

Kotësia historike e shqiptarëve

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kotësia historike e shqiptarëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.