Të njëjtat burime kanë pohuar se njësitet hetimore tashmë kanë nisur të bëjnë ekspertizën e kamerave, për të verifikuar nëse ka pasur ndonjë manipulim të tyre.
“Ka mbetur të bëhet ekspertiza e kamerave që të hiqen dyshimet për manipulimin e sistemit të kamerave të sigurisë”, është shprehur ky burim .
Po ashtu mësohet se përveç gërvishtjeve në qafë dhe duar, Dehari ka pasur edhe shqyerje të indeve të rrugëve të frymëmarrjes.
I ndjeri, Astrit Dehari ka ndërruar derisa po mbahej në paraburgim për hetimet lidhur me dyshimin se bashkë me pesë aktivistë të tjerë të LVV-së, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi kishin planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës me datën 4 gusht 2016.






















