• Latest
  • Trending
  • All

Çili: Vonesa shqiptare është thjesht mungesa në vendosjen e tregut

22/09/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çili: Vonesa shqiptare është thjesht mungesa në vendosjen e tregut

22/09/2017
in Aktualitet, Lajme

-U promovua sot në mjediset e UET, libri i Henri Cilit: Vonesa Shqiptare”; Si e bëri Edi Rama elektoral reformizmin në 25 Qershor

Mimoza Ahmeti: Ky libër, për mua personalisht tregon marrëdhënien e sistemit me kulturën, marrëdhënien e sistemit me njerëzit. Ky libër është një observim. Ne kemi shumë pak observime të tilla në kulturën shqipe, të marrëdhënies së sistemit me mjedisin e vet.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Vonesa shqiptare” nuk është as antropologjike, as hyjnore, as mistike, është thjesht mungesa në vendosjen e tregut.

Ky është shqetësimi aktual për botuesin, por në zanafillë gazetarin, Henri Çili pse në çdo element të shoqërisë sonë në politikë, ekonomi, arsim, shëndetësi etj mungon tregu.

Ky është shkaku që e nxiti në reflektimet e tij për të hedhur në qarkullim librin “Vonesa Shqiptare”, botim i Institutit Pashko të promovuar në mjediset e UET, me prezencë të mjaft intelektualëve, akademikë, gazetarë, publicistë, shkrimtarë, pedagogë….

Një ese e shkurtër plus 10 artikuj, polemika dhe ndërhyrje publike të cilat vërtiten përreth reformizmit, populizmit, liberalizmit që Çili ka mbajtur në mjedise të ndryshme mediatike.

Në këtë libër Henri Cili sjell një kërkim të ri social politik, kundrejt konteksteve, forcave, historisë së tyre dhe tendencave të riorganizimit, në përmbledhjen e shkrimeve me titull “Vonesa shqiptare”, në të cilin përpiqet ta kthejë të kuptuarit e tij në një perspektivë orientuese më të mirë për të gjithë.

“Titullin “Vonesa shqiptare” ma ka dhënë me intuitën e saj poetja, dhe akademike Mimoza Ahmeti, e cila tek recensa e librit të parë, kishte një kontekst që në fakt shkaku i vonesave shqiptare janë mosvendosja e tregut në çdo element të tij, mosvendosja e meritokracisë në çdo element të tij në garën politike, ekonomike, intelektuale, arsimore, në garën shëndetësore dhe të të gjitha llojeve të tregjeve…”, tha ndër të tjera Çili në fjalën e tij.

Për poeten Mimoza Ahmeti, e cila ka bërë dhe parathënien e këtij libri, ky është një libër provokues.

Ndërsa i është përmbajtur linjës së këtyre refleksioneve duke thënë në fjalën e saj, në promovimin e librit se: “ky libër, për mua personalisht tregon marrëdhënien e sistemit me kulturën, marrëdhënien e sistemit me njerëzit. Ky libër është një observim. Ne kemi shumë pak observime të tilla në kulturën shqipe, të marrëdhënies së sistemit me mjedisin e vet. Sepse ne jemi mësuar, gjithmonë që, të na shohin të tjerët, të na etiketojnë të tjerët dhe ata, të tjerët të vendosin për ne. Kështu që, ky libër në gjithë procedurën e vet, megjithëse tenton në analizën e tij, tregu nuk është gjë tjetër veçse një konsensus midis palëve për të zbatuar rregullat e lojës. Ky është tregu. Për këtë po luftojmë prej vitesh…”.

Në parathënie, Ahmeti veçon se perspektivat reciproke dhe strukturore, që orientohen nga marrëdhëniet me sjelljet, të grupimeve dhe individëve të tyre socialë, hulumtohen e përgjithësohen nga Henri, si reformator dhe autor, ngandonjëherë pa konsumuar plotësisht lëndën, por kjo prej shpejtësisë së vëzhgimeve dhe intensitetit të përvijimeve.

Gjithsesi duke na dhënë linja perspektive për veten dhe të tjerë, duke hedhur piketa të identifikimit, Henri Çili po jep një ndihmesë të madhe për strukturimin gjithashtu të identitetit tonë bashkëkohor.

Duke iu referuar në thelb mendimit të shprehur më parë, si e bëri Edi Rama elektoral reformizmin në 25 Qershor, Çili ndërhyn për të reflektuar çfarë ndodhi në jetën politike dhe kulturën shqiptare që e quan sui-generis.

“Një populist par-exellence dhe provokator si Edi Rama fitoi me një program shumë regresiv në vitin 2013, një program i cili premtonte anulime kontratash dhe shumë gjera të tjera, bashkë me elementë taktikë që lidheshin me koalicionin PD-LSI, u krijua një shumicë shumë regresive dhe e rrezikshme, për shoqërinë shqiptare dhe qeverisjen e vendit. Fatmirësisht realiteti, ose përballja me realitetin e vërtetë gjatë qeverisjes së vendit bëri që Edi Rama të përmbyste kursin, ose të ndërronte plotësisht kursin çka në mënyrë modeste ia kisha sugjeruar në librin e mëparshëm; sa shumë ta braktiste programin regresiv të 23 qershorit, aq më mirë do ishte”.

Tani kemi një situatë të re, thotë Çili, kemi kthimin e ideve liberale për shtetin e vogël për shkurtime të administratës, procedurave, ulje të taksve dhe shumë gjëra të kësaj natyre që janë shumë të dobishme për shoqërinë shqiptare.

“Përkundër kësaj, reaksioni ndaj një kulture të re politike është: ose i panatyrshëm ose i pakuptimtë. I panatyrshëm është praktikë e opozitës së djathtë e cila kanë marrë terma të majta, dhe i pakuptimtë është për segmente të caktuara të shoqërisë shqiptare të cilët e ruajnë inercinë ose duan ta ruajnë inercinë prej kundër-rrymës. Mendoj se këto dy arsye bënë, më së shumti, që Edi Rama të fitonte në fund të mandatit më shumë se ç’fitoi në fillim të tij. Ky është një rast shumë interesant nga pikëpamja e komunikimit në të cilin pse jo ka ndikuar dhe droga dhe kriminelët dhe shumë elementë të tjerë megjithëse ato i mbikëqyrnin ministrat teknikë…”.

Previous Post

Video/ Kandidatët për organet e Vettingut dhe gafat e tyre ‘tronditëse’

Next Post

Reagon Basha: PD ka kundërshtar vetëm aleancën e krimit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Reagon Basha: PD ka kundërshtar vetëm aleancën e krimit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.