Një ministër i qeverisë së Edi Ramës është përgjuar dhe regjistruar duke folur për emërime dhe shkarkime të punonjësve të tij, bazuar në bindjet politike. Video-regjistrimi do të bëhet publik mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop”, por burime të SYRI.net kanë ngushtuar rrethin e ministrit të përgjuar në korrupsion.
Burime të SYRI.net thanë se ministri i përgjuar është njëri prej emrave të mëposhtëm: Damian Gjiknuri, Milva Ekonomi, Ilir Beqja. Këto janë edhe ministritë që kanë më shumë njerëz të punësuar.
Ndërkaq, Milva Ekonomik dhe Ilir Beqaj mësohet se janë duke u hetuar për korrupsion mbi dhënien e koncesioneve për Vilma Nushin dhe Klod Allajbeun e Spitalit Amerikan.
















