• Latest
  • Trending
  • All

Cilat janë institucionet më të korruptuara në Shqipëri, sipas perceptimit qytetar?

14/07/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 30 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Cilat janë institucionet më të korruptuara në Shqipëri, sipas perceptimit qytetar?

14/07/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme, SHQIPERIA

Në dekadat e para të tranzicionit kryesonin doganat, tatimet, institucionet e pronësisë, policia, etj, por dekadën e fundit kurba e institucioneve më të korruptuara ka ndryshuar rrënjësisht. Fillimisht ishte sistemi gjyqësor institucioni më i korruptuar dhe për këtë shkak nisi reforma në drejtësi (ndryshimi i Kushtetutës 2016, vettingu, institucionet reja të drejtësisë, etj), reformë e cila ka arritur në 30%-40% të rrugës dhe me gjithë ndryshimet radikale ende nuk ka prodhuar drejtësi.

Por është në rrugën e jetësimit dhe duhet pritur deri të funksionimin e plotë të saj më 2021-2023. Prej 2-3 vitesh institucioni më shumë i korruptuar shfaqen partitë politike. Barometër 2020 për Ballkanin dhe veças ai për Shqipërinë, e konfirmoi këtë fakt.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Sipas perceptimit, partitë politike në Shqipëri 90-91% janë institucione të korruptuara dhe vetëm 9-10% mendojnë se ato nuk janë të prekura nga korrupsioni. E dhëna rezulton edhe më alarmante në krahasim rajonal, ku përqindja 90-91% për Shqipërinë është shumë më e lartë sesa perceptimi i korrupsionit për partitë në Kosovë, Bosnje, Serbi, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Pavarësisht nga kjo e dhënë alarmante, ndryshe nga reforma në drejtësi, për partitë politike nuk as reformë dhe as ndonjë strategji ndryshimi. Korrupsionin në drejtësi mund ta kufizojë ndjeshëm vettingu, kurse për partitë nuk ka as vetting dhe as mekanizma institucionalë kontrolli.

Cilat janë institucionet më të korruptuara në Shqipëri,

Ligji i partive politike (2000) është de facto jo funksional dhe partitë kanë humbur funksionin përfaqësues dhe ndërmjetësues të vendimmarrjes politike, duke u bërë gjithnjë e më shumë kompani biznesi me ndikime abuzive në emërime në administratë, në vendimmarrje klienteliste, në ndikim monopol në treg, media, shoqëri, e kudo tjetër, pa një sistem të brendshëm transparente dhe llogaridhënës, me impakt absolut në destabilitetin e vendit dhe dobësimin e institucioneve kushtetuese, me personalizim e familjarizim të tyre dhe të institucioneve të dala prej tyre, si dhe me një aleancë të dukshme me oligarkinë politike-ekonomike-mediatike në Shqipëri.

Partitë kërkojnë llogari për të gjithë e për gjithçka, por ju japin llogari për asgjë. Në emër të Kushtetutës ato ndikojnë tek të gjithë të tjerët, por vetë ato, asnjëherë nuk kanë përmbushur detyrimin e nenit 9 të Kushtetutës (transparenca financiare, organizimi demokratik, roli konstruktiv në sistemin politik).

Lidhur me partitë, të dhënat e Barometër 2020 për Shqipërinë, tregojnë se edhe institucioni i parlamentit ka perceptim negativ për nivelin e korrupsionit, duke qenë në të njëjtin nivel me doganat dhe me kuota më të larta negative sesa shëndetësia, policia apo zyrtarët publikë. Perceptimi se deputeti e doganieri kanë të njëjtin raport ndaj korrupsionit është gërryes për demokracinë dhe institucionin që me Kushtetutë përfaqëson sovranitetin e qytetarëve.

Të dhëna të tilla janë vetëm indice për nevojën e madhe për reformimin e partive politike, të sistemit përfaqësues (prej nga del parlamenti) dhe të standardeve të transparencës dhe llogaridhënies për secilin institucion politik.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka adresuar në Kuvend prej vitesh dhe në mënyrë periodike rekomandime konkrete për reformimin e legjislacionit mbi partitë politike dhe për zbatimin integral e të plotë të nenit 9 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe për rritjen e standardeve të transparencës dhe llogaridhënies nga Kuvendi i Shqipërisë. Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe Këshilli Politik kanë harxhuar muaj e vite energji për të gjetur formula kompromisi për detaje krejt pa rëndësi, si p.sh, si të caktohen dy anëtarë në KQZ, por ende nuk i janë kushtuar 5 minuta nevojës jetike për reformimin e legjislacionit mbi partive politike, mbi financimin elektoral, mbi raporteve midis partisë dhe shtetit në një vend demokratik.

Cilat janë institucionet më të korruptuara në Shqipëri,

Kuvendi, sipas monitorimit periodik 2017-2020 nuk ka bërë progres thelbësor në nevojën dhe kërkesat për të jetësuar legjislacionin dhe Kodin e Etikës për konfliktin e interesit, për hetimin e abuzimeve financiare e institucioneve të deputetëve dhe as për një sistem auditimi dhe llogaridhënës publik.

Përkundrazi, partitë dhe Kuvendi e kanë marrë të mirëqenë parimin e njësimit të partisë në pushtet me shtetin dhe të drejtën e partive për të imponuar në rrugë informale vendimmarrjet shtetërore, duke dobësuar ndjeshëm institucionet dhe duke krijuar idenë se politika është profesioni financiarisht më fitimprurës në vend.

Të dhëna të tilla kanë bërë lajm në media, por asnjë parti politike, në parlament apo jashtë tij, as vetë parlamenti dhe as institucionet e tjera kryesore, nuk kanë pasur as reagim, as deklarim mbi problematikën dhe as angazhim për reflektim e përmirësime ligjore e strukturore. Ky është “lajm” më i keq sesa vetë e dhëna kritike e Barometër 2020, pasi konsensusi i heshtjes dhe pranimit të korrupsionit si normalitet është mesazhi më i gabuar që i jepet shqetësimit qytetar dhe nevojës jetike të Shqipërisë për të bërë progres domethënës në drejtim të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale. 

Post Views: 80
Previous Post

BE na mbylli dyert, ja vendet ku mund të udhëtojnë shqiptarët pa paraqitur tamponin

Next Post

Zgjedhjet, ndryshimet Kushtetuese në Shqipëri marrin miratimin e parë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Zgjedhjet, ndryshimet Kushtetuese në Shqipëri marrin miratimin e parë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.