Por sa pasuri ka vetë drejtori i AKK-së Hasan Preteni?
Hasan Preteni, nuk ka deklaruar para të gatshme në raportin e agjencisë që ai drejton. Ai në këtë raport ka sqaruar se ka detyrim ndaj bankave në Kosovë.
Ai ka sqaruar se të hyrat vjetore që merr nga AKK që kapin shifrën 24,895.78 euro si dhe nga mëditjet ka marrë 2,469.00 dhe nga pensioni TMK-së 4,560.00 euro. Del se në këtë vit Preteni ka marrë rreth 31.924 mijë euro.
Preteni ka deklaruar si pasuri edhe 701.00 metra katror tokë , të cilën e ka vlerën 13,500.00. Ai ka deklaruar se ka një banesë 79.00 metra katror, që ka çmimin 55,000.00 euro. Preteni gjithashtu ka deklaruar që posedon edhe një shtëpizë që ka vlerën 3,500 euro.
Në raportin e AKK-së, Preteni ka deklaruar edhe pagën e gruas e cila është e punësuar në QKUK dhe merr pagë vjetore 4,320.00.
Drejtorit aktual i AKK-së, Hasan Preteni i përfundon mandati i dytë më 23 shtator dhe ai nuk ka më të drejtë të garojë për të njëjtën pozitë.

http://www.akk-ks.org/declaration/2016/Institucionet_e_Pavarura/Agjencia_kunder_Korrupsionit/Hasan_Preteni.pdf






















