• Latest
  • Trending
  • All

CIA zbardh detajet nga vizita e Hrushovit në Shqipëri, ja si amerikanët ndryshuan planin për rrëzimin e regjimit, synohej denigrimi i figurës së krerëve të PPSH

30/10/2017

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 5 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

CIA zbardh detajet nga vizita e Hrushovit në Shqipëri, ja si amerikanët ndryshuan planin për rrëzimin e regjimit, synohej denigrimi i figurës së krerëve të PPSH

30/10/2017
in Aktualitet, Histori

CIA i ka kushtuar një rëndësi të madhe vizitues së Nikita Hrushov në Tiranë më 1959. Përmes një artikulli tregohen planet e tij për të vizituar vendin tonë dhe intenerarin që do ndiqte. Në një tjetër dokument të po këtij viti, CIA tregon se si amerikanët ndryshuan planin për rrëzimin e regjimit. Plani i ri ishte që përmes transmetimeve radio të denigrohej figura e krerëve të partisë.

Maj 1959

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Vizita e Hrushovit

Radio Moska njoftoi më 20 maj se Hrushovi do të drejtojë një delegacion partiak që do të qëndrojë në Shqipëri nga 25 maji deri në 6 qershor. Vizita, sipas njoftimit, ishte programuar fillimisht për fundin e vitit të shkuar. Asnjë lideri i rangut të afërt me Hrushovin nuk kishte vizituar më parë Shqipërinë. Koha e zgjedhur për vizitën sugjeron se është një tentativë e Hrushovit për të mos i dhënë shumë rëndësi afatit të mëparshëm të 27 majit dhe për të siguruar Perëndimin se BRSS nuk do të marrë hapa unilaterale gjatë negociatave Lindje-Perëndim. Hrushovi mund të përdorë vizitën dhe për të përsëritur sulmet e tij ndaj NATO-s. Atij mund t’i bashkohet dhe kryeministri gjermano-lindor Otto Groteëohl, i cili arriti papritur në Tiranë më 15 maj, për një ndalesë të papërcaktuar. Greqia dhe Turqia, dy aleate të krahut jug-lindor të NATO-s, janë kritikuar kohët e fundit nga Shqipëria dhe Bullgaria për marrëveshjet biletarale ushtarake me SHBA. Hrushovi mund të bëjë të tjera përcaktime të politikave të bllokut sovjetik kundrejt Jugosllavisë, që është një objektiv i preferuar dhe për regjimin shqiptar. Në rrugën e kthimit Hrushovi mund të vizitojë Bullgarinë, teksa Moska ka njoftuar në mars se një delegacion partiak do të vizitojë Bullgarinë këtë vit. Hrushovi ka thënë gjithashtu se do të merrte pjesë në festimet e 40-vjetorit të themelimit të Partisë Punëtore polake në Varshavë, dhe në pjesën e dytë të qershorit ka në program një turne në Skandinavi që do të vazhdojë deri në fillim të gushtit.

Prill 1959

Përmbledhje operacioni OBTEST

Ky është një operacioni me program negativ revizionist në Shqipëri, që vepron prej dy vitesh. Përpjekjet e fundit për të vlerësuar efektivitetin e tij teknik, kanë qenë të pasuksesshme, por raportohet se komunistët shqiptarë “liberalë” janë në dijeni të tij. Kemi mësuar gjithashtu se sekretari i Partisë Komuniste Shqiptare Enver Hoxha iu referua programit në fjalimin e tij të 3 marsit 1959 në Asemblenë Popullore. Ne mendojmë se programi po vepron me efektivitet për aq sa e lejojnë rrethanat. Në terma afatgjatë, ne kemi dyshime për rekomandimet e transmetimit të përmbajtjes së njëjtë me atë jugosllave dhe besojmë se tekstet mund të përmirësohen duke zgjeruar linjën tonë të sulmit me përfshirjen e disa argumenteve anti-komunsite. Programi klandestin në radio ka nisur në maj 1957 dhe synon anëtarët e nivelit të mesëm të partisë komuniste. Aktualisht po transmetohet nj tekst i ri në çdo pesë ditë, teksa transmetimet zgjasin rreth 220 orë në muaj. Ne mendojmë se ky nivel produksioni është optimal, pasi kemi vetëm një shkrues tekstesh. Përveç folësit dhe shkruesit të tekstit, stafi i programit përfshin një oficer të CIA dhe një oficer rajonal që njeh mirë çështjet shqiptare. Grupi ynë monitoron nga afër transmetimet e Radio Tirana, Radio Beogradi dhe radio Roma, për lajme të përdorshme dhe programe të ardhshme. Zakonisht me marrim informacionet tona për programet nga kërkimet në shtypin shqiptar dhe jugosllav, nga monitorimet e radios dhe nga sugjerimet e selisë sonë kryesore në raportet e përmuajshme. Informacione të tjera të vlefshme vijnë nga marrjet në pyetje të shqiptarëve të emigracionit dhe nga refugjatët shqiptarë për të cilët besojmë se kanë informacione të vlefshme për transmetim.

Pengesat e operacionit

Një nga dy pengesat madhore të operacionit është shfrytëzimi i plotë i linjës revizioniste. Për arsye se shumica e informacioneve të njoftuara është pak e vjetër, ne nuk mund të ngremë argumente efektive mbi ngjarjet e reja në Shqipëri. Prandaj jemi mbështetur më shumë në përsëritje të zhvillimeve negative në Shqipëri duke u përqendruar në “Socializmin Humanist” dhe Socializmin shkencor”, dhe jo në argumente ideologjike. Në kemi krijuar gjithashtu fushata për promovimin e ndryshimeve nën pretekstin e revizionizmit, me argumentin se çdo përmirësim është për të mirën e socializmit në Shqipëri. Dy fushata të veçanta me anë të këtij parimi, po përdoren për rehabilitimin e poetit dhe aktivistit kristian Gjergj Fishta, qe ka kryer disa nga shkrimet më të bukura moderne shqiptare (i cili për koinçidencë ishte egërsisht anti-jugosllav), dhe fushata për ngritjen në OKB të problemit të persekutimit të Kosovarëve në Jugosllavi. Kur ka qenë e mundur operacioni ka tentuar të turpërojë anëtarë të lartë të regjimit, dhe gjatë vitit të fundit ka sulmuar personalisht Beqir Ballukun, Gogo Nushin e Adil Çarçanin. Duke shfrytëzuar linjën revizioniste, operacioni OBTEST ka kaluar në linjën e rrezikshme mes qasjes së thjeshtë anti-regjim dhe quajtjen e tij një ogur për revizionizmin jugosllav. Për këtë të fundit, një nga problemet ka qenë rreziku që ne të konsiderohemi pro-jugosllav nga regjim komunist, si një tentativë për të na diskredituar duke shfrytëzuar frikën e vjetër shqiptare të pushtimit jugosllav.

Një tjetër problem madhor ka qenë vlerësimi i teknikës dhe përmbajtjes së transmetimeve. Kemi kryer disa operacione brenda dhe në zonat kufitare të Shqipërisë për të përcaktuar dëgjueshmërinë e programit. Monitorimet nga kufiri greko-shqiptar kanë qenë pozitive. Kemi bërë gjithashtu kërkesa periodike për monitorim në Tiranë dhe dy raportime kanë qenë negative. Nga Beogradi monitorimi tregon se sinjali është i fortë e i qartë.

Zhurmuesit dhe numri i pakët i radiove

Megjithë faktin se operacionet e monitorimit kanë qenë të paplota dhe megjithë faktin se në Shqipëri nuk ka më shumë se 25 000 aparate radio që kapin transmetimet në valë të shkurtra, kanë prova se programet dëgjohen dhe ato kanë efektin e tyre. Në një raportim nga selia jonë kryesore thuhej se një komunist shqiptar “liberal” kishte dëgjuar transmetimet por mendonte se programi drejtohej nga një fuqi e huaj. Është për t’u theksuar se që kur Enver Hoxha përmendi transmetimet tona në Asemblenë Popullore, kemi vërejtur një rritje të vogël të zhurmuesve gjatë transmetimeve lokale. Megjithse çdo hipotezë mbi dy referencat mund të jetë e parakohshme, vërejmë dy aspekte me rëndësi:

1. Dy referencat shqiptare ndaj transmetimit duken kontradiktore, sepse komunisti më i lartë i vendit e sulmon propagandën e programit, kurse një komunist i nivelit të mesëm e refuzon atë si propagandë e vendeve të huaja.

2. Megjithse Hoxha tha se programi i bën propagandë revizionizmit jugosllav, ai në fakt sulmonte transmetimin që bënte thirrje për më shumë të drejta të shqiptarëve kundrejt Jugosllavisë.

Operacioni

Në këtë moment nuk kemi në plan ndryshime madhore në operacion, pas komenteve të mësipërme. Kemi ripërshtatur paksa formatin e tij në mënyrë për ta bërë më të qartë për dëgjuesit platformën tonë, dhe jemi duke hetuar mënyra më agresive për të futur programin në brendësi të Shqipërisë. Një nga këto mënyra është transmetimi në valë të afërta dhe ndërhyrja te Radio Shkodra, që kemi nisur prej 3 shkurtit 1959. Në terma afatgjatë, kemi pasur disa rezervime në lidhje me linjën thjesht revizioniste të programit dhe efektivitetin e saj. Qeveria komuniste shqiptare është e varur nga Bashkimi Sovietik për gjithçka, edhe për menaxhimin e qeverisë, prandaj nuk mund të presim që qeveria të ndryshojë mënyrën e saj të qeverisjes. Secili prej komunistëve ka dyshimet e tij për të ardhmen, ashtu si dhe kolegët e tyre kapitalistë, prandaj mendojmë se operacioni ynë mund t’i shfrytëzojë këto dyshime si për shembull; Çfarë ndodh nëse Hoxha humbet pushtetin? Kush ka të drejtë në debatin me Shehut e Klosit? A do të lejonit dikë si Balluku apo Nushi të jetë eprori juaj? Në të njëjtën mënyrë me mund të sulmojmë paaftësinë e shqiptarëve për problemin e Kosovës, apo ndoshta të vazhdojmë fushatën e rehabilitimit të Gjergj Fishtës.

Përplasja me jugosllavët

Megjithëse ky është në fakt anti-komunizëm me emër revizionist, ne mendojmë se operacioni mund të jet efektiv nëse kemi informacionin e duhur në dispozicion. Gjithashtu ne jemi në favor të përmbajtjes anti-komuniste sepse nuk preferojnë të mbajmë në Shqipëri të njëjtën linjë transmetimesh si ato jugosllave. Jugosllavët kanë interesat e tyre në Shqipëri dhe ndoshta kanë burime më të mira inforamcioni që mund të shfrytëzojnë në tekstat e tyre të propagandës, prandaj ne nuk duhet të jemi një plotësues i propagandës së tyre, sepse revizionizmi ynë është i njëjtë me revizionizmin e tyre, edhe pse ne i sulmojmë here pas here. Opinionet tona në lidhje me operacionet janë thjesht vlerësuese për të ardhmen e programit. Aktualisht mendojmë se operacioni po vepron në maksimumin e tij sipas kushteve të personelit, atyre teknike deh të tjerave në përgjithsi. Pas trajnimit të stafit shtesë besojmë se drejtuesit e rinj do të marrin përgjegjësi për projektin dhe besojmë se do të vazhdojmë t ë punojmë me të njëjtin intensitet. Brenda disa javëve do të dërgojmë kërkesën tonë për rinovimin e projektit edhe për vitin fiskal 1960, me argumentimet kryesore të ruajtjes së programeve në nivelin aktual të transmetimit. Nëse selia kryesore ka komente paraprake në lidhje me planin e rinovimit, do t’i pranojmë me kënaqësi.

Mars 1952

Anija Dimitrov e flotës rumune të ngarkesave Sovrontransport, ndaloi në Vlorë, ku shkarkoi 84 arka me mallra farmaceutike dhe 10 persona të kombësisë së panjohur, anija nis lundrimin nga Konstantia në Rumani dhe kaloi në Bosfor më 30 dhjetor 1951. Anija Petrovski e regjistruar me BRSS, gjatë lundrimit nga Murmansk drejt Poti, ndaloi në Durrës mes datave 10 dhe 15 janar 1952 ku shkarkoi sa më poshtë: Dymbëdhjetë tanke të një tipi të ri, që ngjanin me modelin T-34. Tanket nuk kishin shenja dallimi ndërsa topat e tyre ishin ambalazhuar në arka të drunjta. Katër topa të mëdhenj artilerie së bashku me bazat e tyre, që besohet se do të përdoren në instilacionet mbrojtëse bregdetare. Një barkë luftarake me silura që besohet se do të përdoren në patrullimin e ujërave shqiptare. Mes personave që zbritën nga Petrovski ishin të paktën katër sovietikë. Tanket e sipërpërmendura u lanë në kalatën e portit për një natë deri në mbrëmjen e nesërme, kur u pajisën me personel shqiptar nën drejtimin e specialistëve sovietikë. Petrovski qëdnroi në portin e Durrësit për tetë orë deri në mbarimin e shkarkimit, pas së cilin raportohet se u largua.

Këmbim të mundshme mallrash mes Çekosllovakissë dhe Shqipërisë

Janar 1950

Raporti i mëposhtëm ka lidhje me këmbimet e mundshme të mallrave mes Shqipërisë deh Çekosllovakisë dhe është marrë në gjuhën angleze. Megjithëse dërguesit nuk njohin origjinën e saktë të dokumentit besohet se është përgatitur në zyrën çekosllovake të ministrisë së tregtisë së jashtme, dhe një sinjal për këtë është emri i përkthyesit O. Cardeë, që shënohet në fund të raportit.

Raport mbi negociatat e ekspertëve tanë në Shqipëri

Observime tregtare-politike

Mes importeve kryesore të mundshme të Çekosllovakisë nga Shqipëria është minerari i kromit, i përcaktuar sipas marrëveshjes në 10 000 ton. Delegacioni ynë tregtar zbuloi se kjo kuotë mund të rritet në 15 000 ton. Ne na nevojitet krom për industrinë e qeramikës me përmbajtje minimale të mineralit të pastër, dhe përqindja e krimit shqiptar prej 40 për qind pastërti është e pranueshme.

Ne do të blejmë një total prej 200 tonë dru arre, sipas kushteve të marrëdhënies paraprake. Megjithse druri shqiptar nuk është i prerë si duhet ai është i kontrolluar, dhe marrëveshja jonë mund të rritet në 500 ton në vit. Gjysma e masës mund të përdoret për industrinë, 30 për qind për qëllime teknike dhe pjesa tjetër për dërrasa.

Dru shqope: Megjithëse kuotat e marrëveshjes ishin për 50 ton, ne dyshojmë se mund të arrijmë këtë sasi pasi prodhimi vjetor i Shqipërisë në dru shqope është rreth 200 ton. Tipe të tjera druri në Shqipëri nuk plotësojnë kriteret tona industriale ndërsa lisi shqiptar gjithashtu nuk plotëson kriteret për ndërtimin e fuçive. Ai mund të përdoret vetëm në vagonët e hekurudhave. Sipas marrëveshjes rreth 30 00 ngarkesa me të brendshme kafshësh do të dërgohen nga Shqipëria, të cilat delegacioni ynë llogariti se mund të blihen për rreth 5 milionë korona ceke, për të plotësuar nevojat tona. Prodhimi vjetor i Shqipërisë në të brendshme kafshësh është rreth 140 000 të brendshme delesh dhe 250 000 të brendshme nga gjedhë të tjera. Shqipëria prodhon dhe tipe të veçanta të thata të brendshme.

Barëra medicinale: Në marrëveshje nuk është specifikuar sasia e barërave medicinave, por Shqipëria ka shumë rezerva barërash të tilla disa prej të cilave janë tharë sipas kritereve, por sasi të mëdha janë neglizhuar dhe dalë jashtë funksioni. Deri tani nuk kemi organizuar blerje barërash dhe duhet dërguar një grup ekspertësh për të klasifikuar dhe zgjedhur barërat që Çekosllovakia kërkon të blejë. Ne nuk jemi të interesuar të blejnë kërp nga Shqipëria pasi mostrat e sjella nga ekspertët tanë rezultonin të një cilësie inferiore, prandaj këto importe pritet të ndalohen nga Çekosllovakia.

Brirë e thundra: Shqipëria ka ofruar të sjellë 10.000 kg brirë e thundra të përziera dhe 1000 kg brirë, të cilat ende nuk kanë testuar apo verifikuar.

Asfalt natyral: Asfalti shqiptar është i cilësisë së lartë, pothuajse si asfalti i Trinidadit, por masa e prodhimit në Shqipëri është disi e kufizuar. Shqipëria prodhon rreth 30 000 ton në vit, nga të cilat llogaritet se rreth 6000 t mund të blihen për 8 milionë korona çeke. Ato mund të dërgohen në Çekosllovaki këtë vit. Prodhim ditor është diku te 80 ton. Për sa kohë të mos ketë furnizim me tabakë metalikë, Shqipëria nuk mund të shtojë prodhimin e saj të asfaltit dhe importet për ne.

Lëkura e pllushe: Shqipëria ka përmirësuar cilësinë e lëkurave dhe mbledhja e tyre është organizuar. Lëkura e tyre e dhive e deleve është e përshtatshme për prodhimin e këpucëve tona të eksportit. Edhe lëkurat e tyre të buta mund të përdoren në industri. Sikur Shqipëria të organizonte gjuetinë me çarqe ajo do të fitonte sasi të mëdha pellushesh. Çekosllovakia është e interesuar të blejë pellushe kunadhesh dhe lundërzash, të cilat janë të cilësisë së lartë. Por nuk jemi të interesuar për lëkurë dhelprash, prej mungesës së kërkesës. Shqipëria ka pak mace të egra dhe arinj. Lisi i Vlorës është i bollshëm në Shqipëri dhe është material i mirë për ngjyrosjen e lëkurave dhe përpunimin e tyre. Ne do të ishim të interesuar të blinim lis Vlore nga Shqipëria, nëse zotëron 33 deri në 36 për qind përmbajtje ngjyrosjeje për lëkurat.

Vajra farërash: Prodhimi vjetor i Shqipërisë i lulediellit është 6500 deri në 7000 ton, i llogaritur me vlerë rreth 35 milionë korona ceke, ndërsa 100 ton kikirikë vlerësohen në 3 milionë korona. 1000 ton vaj kastori vlerësohen në 18 milionë korona ceke dhe rreth 500 ton fara susami vlerësohen në 5 milionë korona. Ne jemi gjithashtu të interesuar në farat e duhanit të Shqipërisë, në farat e rrushit dhe në rreth 100 ton vaj ulliri.

Pambuku i prodhuar në Shqipëri arrin në 3500 deri në 4000 ton në vit. Ne mund të përdorim çdo sasi pambuku nga Shqipëria dhe duhet të blejmë të paktën 1000 ton me vlerë rreth 35 milionë krona.

Leshi: Prodhimi shqiptar i leshit arrin në 1200 deri në 1500 ton. Çekosllovakisë i intereson të blejë 300 deri në 500 ton me vlerë respektivisht 15 milionë ose 25 milionë krona, dhe gjithashtu na intereson blerja e leshit të kafshëve.

Dafina: Nuk jemi të interesuar të blejmë dafinë nga Shqipëria pasi kemi blerë tashmë 50 000 kg nga Italia, Fanca e Jugosllavia.

Dëllinja: Këtë vit Shqipëria nisi të organizojë mbledhjen e dëllinjës dhe dëshiron të dijë nëse jemi të interesuar të blejmë. Kërkesa jonë mesatare është rreth 200 000 kg në vit.

Rrëshirë : Ka shumë mundësi prodhimi të rrëshirës në Shqipëri, por mungon sistemi i organizuar i mbledhjes së saj.

Minerale sulfurore (pirite): Çekosllovakia është e interesuar të blejë 10 000 ton. Prodhimi i vjetor i Shqipërisë është rreth 20 000 ton. Në Shqipëri piritet nuk janë kërkuar nga industria e minierave pasi përdorimi i tyre në prodhimin e bakrit është shumë i kushtueshëm. Meqenëse ne jemi të interesuar për piritet për industrinë tonë të bakrit, do të duhej të furnizonim Shqipërinë me makineritë e përshtatshme për nxjerrjen. Alabastra mund të përdoren në industrinë tonë ndërsa gipsi i bardhë për qëllime mjekësore. Kompanitë tona Keramiky dhe Metrans do të duhej të jenin transportin në rast eksporti, por për nxitjen e Shqipërisë të eksportojë, duhet ushtruar presion politik.

Bakri: Jemi të interesuar për bakrin e Shqipërisë, prodhimi vjetor i së cilës arrin deri në 2000 ton.

Shqipëria kërkon në këmbim të eksporteve të saj materiale për zhvillimin e saj industrial si pjesë këmbimi për motorët e makinat e prodhuara në Çekosllovaki, pjesë për makineritë e tekstilit, injektorë motorësh, pjesë lokomotivash, makineri për prodhimin e cigareve, ka kërkesë të madhe për mjete matëse industriale, turbina, motorë nafte, tabakë metali dhe materiale për rafinerinë e sheqerit në Korçë. Ne mund t’i japim Shqipërisë një masë të konsiderueshme ndihme në ndërtimin e rrugëve industriale të pyjeve dhe në trajnimin e punonjësve shqiptarë të pyjeve në përdorimin e saktë të drurit. Popullsia duhet të mësohet me metodat moderne të punës së pyjeve, pas Shqipëria nuk i ka përdorur sistematikisht këto rezerva. Ekspertët çekë mund të përgatisin një program afatgjatë për punën e pyjeve në Shqipëri. Shqipëria mund të dërgojë për trajnim një grup ekspertësh të pyjeve, të cilët të kualifikohen në përdorimin e sharrave moderne apo në prodhimin e fuçive.

Post Views: 54
Previous Post

“Agimi i Artë” prish paradën se flamurin e mbante nxënësja shqiptare

Next Post

BE reagon ndaj emërimit të të dënuarit për krime lufte në Akademinë Ushtarake të Serbisë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

BE reagon ndaj emërimit të të dënuarit për krime lufte në Akademinë Ushtarake të Serbisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.