Sipas tij, gruaja kishte kërcënuar disa herë se do të vriste djalin dhe veten. “Më thoshte nuk të shqetësojmë më do të vras veten e djalin”, ka treguar Dante Scrivano. Çifti ka qenë në proces divorci, madhe Elida kishte udhëtuar drejt Francës muajt e fundit për të kërkuar azil. Por para disa javësh ish-bashkëshorti i kishte kthyer sërish në Itali.
Ndërkohë, djali, vetëm 7 vjeç po lufton me vdekjen në spital. Ai i është nënshtruar disa operacioneve pasi nëna e tij e ka goditur 6 herë me thikë në bark e krahë. Thika i ka kapur mushkëritë, mëlçinë, shpretkën dhe gjymtyrët, shkruajnë mediat italiane.
Njerëzit që e njohin kanë thënë se Elida kishte kaluar në depresion pikërisht për shkak të martesës së dështuar. Kjo marrëdhënie e vështirë e ka çuar nënën 35 vjeçare drejt aktit fatal. Ajo pasi goditi të birin me thikë në tentativë për ta vrarë u hodh vetë nga kati i 8-të i pallatit ku banonte në rrugën “Bolonja” në Torino të Italisë. Ngjarja ndodhi ditën e diel, rreth orës 11:00.






















