Në nëntor të vitit 2012, një muaj pasi takoi Barak Obamën në pritjen e San Fransiskos, Edi Rama komentoi takimin me të në një intervistë në Top Story. Ish sekretarja e shtetit, Hillari Klinton sapo kishte përfunduar vizitën e saj në Shqipëri. Rama bën një paralele në takimin që pati me Klinton dhe me atë që pati me Obamën. Bëhet fjalë për takimin në të cilin u realizua fotografia, që dyshohet se kushtoi 80 mijë dollarë. Edi Rama nuk e humb shansin për të folur për takimin me Obamën dhe thotë se ishte “një eveniment për mua si politikan dhe qytetar, e admirues i tij”. Por detajet e kryesocialistit për shtrëngimin e duarve me Obamën janë të pakta. Nuk ka pasur shumë për të thënë përderisa nuk u pranua në eventin, ku kishte shkuar në vend të bashkëshortes së Bilal Shehut.

PJESË NGA INTERVISTA NË TOP STORY, NË NËNTOR TË 2012
Edi Rama – Mendoj se ndalimi i Clinton në Tiranë, ishte pasqyrë e një kthjelltësie të plotë lidhur me vetëdijen e aleatit tonë të madh strategjik për domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ajo iu drejtua parlamentit me shprehjen ju lutem bëni zgjedhje serioze, dmth se ka një shqetësim shumë serioz dhe adreson edhe një apel për këtë.
Sokol Balla – Pas ikjes së saj, më shumë dukej sikur ishit entuziast për takimin, se sa vizitën. Çfarë ju tha duke iu bërë kaq entuziast?
Edi Rama – Nuk e fsheh që ishte takimi më i bukur i jetës sime politike. Takimi më i bukur, sigurisht ishte po aq i bukur takimi me Presidentin Obama, por ky ishte një takim i gjatë, në të cilin pata kënaqësinë e jashtëzakonshme të diskutoja me Sekretaren për ato cështje që kam shprehur edhe publikisht disa herë më parë.
Sokol Balla – Pra takimi me Clinton ishte edhe më i bukur se ai me Presidentin Obama?
Edi Rama – Nuk thashë ekzaktësisht këtë, por ndryshimi është që ishte një takim i gjatë, ndërsa me zonjën Clinton shtjellova në mënyrë shpjeguese problematikën me të cilën përballemi sot. Takimi me Obamën ishte një eveniment, për mua si politikan dhe qytetar, e admirues i tij, nga pozitat e një njeriu që beson shumë në atë që ai përfaqëson dhe përpiqet të bëjë
Sokol Balla – Ju nuk

Sokol Balla – Ju nuk keni folur shumë për këtë takim me Presidentin e SHBA-ve.
Edi Rama – Nuk ka qenë një takim zyrtar dhe duke qenë kështu, as nuk kam pasur dhe as nuk kam dëshirë që të bëj gjëra publike, duke respektuar faktin që takimi nuk ka qenë zyrtar.
keni folur shumë për këtë takim me Presidentin e SHBA-ve.