Mbretëria e Bashkuar nuk po gjen qetësi përsa i përket shifrave të koronavirusit. Teksa mendohej se kurba ishte në rënie, Britania sot raportoi sërish shifra të larta.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 280 viktima, duke e çuar në 42.927 numrin total të jetëve të humbura. Me 921 rastet e reja numri i përgjithshëm it ë infektuarve ka shkuar në 306.210.
Sakaq SHBA-ja dhe Meksika mbajnë rekord përsa i përket shifrave. Në SHBA ende nuk ka mbaruar azhornimi i tyre për 24 orët e fundit, por deri më tani janë 613, ndërsa Meksika numëroi 759 viktima.
Edhe India me 468 të vdekur në 24 orë, bën pjesë në vendet më të prekura nga pandemia.




















